AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

Shqipëria u bë këto ditë qendër e pagjasë e një proteste që në thelb shpreh pakënaqësitë ndaj atij lloji kapitalizmi që përgjatë dekadave të fundit ka krijuar pabarazi të paimagjinueshme, për shkak të mosfunksionimit të sistemit ekonomik të “pikave që rrjedhin poshtë”. Ka shumë gjasa që në të ardhmen do të shohim pas nga Lëvizja e Flamingove dhe do të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 minutes më parë
në Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
rama protesta
Nga protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Foto: LSA.

Nëse është e mundur që të përshkruhet me pak fjali sistemi monetarist i Milton Friedman dhe pasojave që ky sistem krijoi në mbarë planetin përgjatë dekadave, është ky: Sistemi monetar i arritjes dhe ruajtjes së “stabilitetit të çmimeve”, si i ndryshëm me sistemin e mëparshëm kejnesianist të “punësimit të plotë”.

Stabiliteti i çmimeve realizohet përmes kontrollit të normës së interesit të parasë. Norma e interesit të parasë kontrollohet duke transferuar para, nga banka qendrore, për te bankat e tjera, nga bankat e tjera te korporatat dhe kjo e gjitha, me supozimin se paratë do të rrjedhin poshtë te njerëzit që punojnë (trickle doën).

Sistemi, ndërsa arriti në njëfarë mase të konsiderueshme stabilitetin e çmimeve, shkaktoi si efekt anësor zhvendosjen e një pjese të konsiderueshme të vlerës së punës, nga punëtori që punon te paraja që prodhon banka qendrore, e cila nga ana e saj, ia kalon korporatave. Korporatat u bënë për rrjedhojë të pasura përtej çdo imagjinate, duke siguruar kredi me interesa fare të ulëta.

Korporatat akumuluan përmes këtyre kredive asete fizike. Nëse doni të vëreni përmasat drithëruese të këtij fenomeni, shembulli i duhur është qyteti i Berlinit, ku disa korporata kanë krijuar efektivisht oligopol në tregun e banesave dhe kanë shtrënguar popullsinë e një prej kryeqyteteve të botës të jetë qiramarrës i zhvatur nga operatorë me fuqi të ndjeshme në treg.

Por shembull tjetër shumë i vlefshëm është edhe fuqia dominuese globale e një numri të vogël markash të veshjeve, të cilat, falë burimeve të pafundme financiare janë rrugës drejt asgjësimit të çdo lloj kulture tjetër veshjesh në planet. Ky numër i vogël markash është në gjendje të prodhojë idenë imagjinare të luksit dhe cilësisë së veshjeve, ndërsa për të punojnë mijëra fabrika me dhjetëramiliona punëtorë në të gjithë botën.

Nëse jeni habitur nga ndonjë lajm i llojit: Gratë e Malësisë së Madhe në Shqipëri prodhojnë veshje seksi për Dolce Gabbana, nuk bën mirë të çuditeni. Dolce Gabbana ka fuqi të ndjeshme në treg dhe me mijëra fabrika në të gjitha vendet e varfra konkurrojnë me njëra-tjetrën me çmime sa më të ulëta për punëtorët e vet për të marrë porositë e saj.

Termi Oligopson nuk është shpikur akoma në ekonomi, por kjo është ajo që duket se ka ndodhur me veshjet dhe me pothuajse çdo produkt tjetër. Me pak fjalë, ndryshe nga sa supozohej, që paraja do të rridhte poshtë nga banka qendrore te punëtori, pikat e saj ngecin rrugës. Ekonomiksi i pikave që bien poshtë u bë ekonomiksi i pikave që nuk ranë. Bota u kthye në një lloj sistemi feudal, ku feudet nuk janë më territoriale, por janë në formën e korporatave globale, madhësia e të cilave është fryrë dhe është fryrë nga financimet pa limit me kosto pothuajse zero, të cilat përdoren, jo për të investuar, por për të krijuar situata monopoliste, në të cilat, të gjithë të tjerët janë qiramarrës të detyruar të paguajnë aq sa mbajnë.

Në fakt, në Shqipëri është jo e arsyeshme të interpretosh situatën me modelin monetarist. Sistemi monetarist shqiptar u themelua në praktikë në vitin 2002, kur Banka e Shqipërisë prezantoi për herë të parë mekanizmin e politikës monetare indirekte. Që nga ajo kohë, periudha ka qenë relativisht e shkurtër për të shkaktuar pabarazi. Pabarazitë në Shqipëri janë shkaktuar jo aq shumë nga neoliberalizmi si sistem ekonomik, por nga korrupsioni masiv dhe krimi i organizuar, të cilat mundet në praktikë të konsiderohen si manifestime kulturore, ose më saktë, pseudokulturore të neoliberalizmit.

Kombinimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar të brendshëm, pra manifestimet pseudokulturore të neoliberalizmit shqiptar, duket se derdhën kupën e durimit të shqiptarëve.

Kombinimi i elementëve të natyrës së bukur me naivitetin prej Maria Antonete të Ivanka Trump e bëri Tiranën qendrën e pagjasë të protestës globale kundër sistemit ekonomik të pikave që kanë harruar të rrjedhin poshtë prej shumë dhe shumë dekadash.

Në një botë globale si kjo e jona, me rrjete të medias sociale që kanë si model biznesi “paguaje” ose “përdore”, pra që shpërblejnë me vizibilitet nga njëra anë ata që paguajnë reklama dhe nga ana tjetër, ata që janë në gjendje të prodhojnë më shumë përmbajtje, Tirana u bë këto ditë edhe qendra e pagjasë e fushatave të dizinformimit, për të cilat, natyrisht që nuk është e mundur që të kemi prova të forta, por që një sy i stërvitur vështirë se do të dështojë t’i vërë re.

Fushata dizinformuese që ne mund të hamendësojmë se ka origjinë Iranin dhe që synon të paraqesë ngjarjen në Zvërnec si fushatë kolonizuese izraelite dhe semite është e dukshme. Çdo ditë, dy apo tre persona fare të rinj dalin në protestë me simbole të tilla. Ata mund të ngjajnë pak, por dukshëm janë stërvitur që të qëndrojnë në këndvështrimin e kamerave. Ata kanë gjetur një aleat kundërintuitiv te oligarkia shqiptare, e cila është në këto ditë duke luftuar në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës për mbijetesë dhe që i intereson që të portretizojë mijëra dhe mijëra protestues si viktima të dizinformimit antisemit iranian. Mediat oligarkike shqiptare përpiqen më kot që të interpretojnë të gjithë protestën të shkaktuar, jo nga humbja e durimit të shqiptarit të zakonshëm me padrejtësitë e saj, por me dizinformimin iranian.

Është ende herët për të parë se si do të vijojë kjo protestë kaq e bukur, nëse Lëvizja e Flamingos do të kthehet apo jo në Revolucionin e Flamingos. Por ajo që duhet të mendojmë të gjithë është që, pas një dekade, ne do të shohim pas nga kjo lëvizje dhe do të ndjehemi krenarë për të më shumë se për çdo gjë tjetër. Nga Shqipëria e vogël, një protestë që i thyen turinjtë, ose së paku i thotë Boll! sistemit të padrejtësive globale të akumuluara përgjatë dekadave.

Përkundrejt kësaj, fushatat dizinformuese të qeverisë dhe opozitës, me agjentura të huaja dhe luftëra hibride, me gej e Soros dhe Rusi e Greqi ngjajnë si shprehje të një provincializmi global për të cilat, nëse arrijnë të triumfojnë, në të ardhmen do të na bëjnë me turp.

Etiketa: Milton FriedmanneoliberalizmiProtesta ne TiraneRevolucioni i Flamingove
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.