AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

Kur ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli u pyet si dëshmitar në procesin penal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me privatizimin e sportklubit “Partizani”, deklaroi se procesi ishte i vonuar dhe se duhej të ishte kryer kohë më parë për të gjithë ish-pronarët.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
28 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK. Foto: LSA.

Genc Ruli, ish-ministri i Ekonomisë i qeverisë “Berisha” gjatë periudhës 2005-2009, u pyet të hënën, më 8 qershor, në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit penal ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe disa të pandehurve të tjerë, lidhur me privatizimin e ambienteve të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Hetimi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë u përmbyll në tetor të vitit 2024, kur SPAK e dërgoi në gjykatë për shqyrtim gjyqësor, me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas prokurorisë, Malltezi përfitoi të ardhura nga një biznes ndërtimi falë vendimeve të qeverisë së kryesuar nga vjehrri i tij. Berisha dhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat, duke e cilësuar çështjen politike dhe të orkestruar nga kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu është në listën e dëshmitarëve.

Në përgjigje të pyetjeve të prokurores Enkeleda Millonai, Ruli shpjegoi se ka qenë ministër i Ekonomisë gjatë periudhës 2005-2009. Sipas Rulit, Ministria e Ekonomisë (ME) është përfaqësuese e shtetit në cilësinë e pronarit civil. Ai vërejti se asnjë kontratë që ka të bëjë me pronat shtetërore nuk mund të nënshkruhet përveçse nga ME, që ka kompetencë për mbikëqyrjen e procedurave të privatizimit.

Lidhur me privatizimin e objekteve shtetërore, Ruli solli në vëmendje se kishte qenë në programin e PD-së gjatë fushatës së vitit 2005 që të mundësohej që pronarët e vjetër të fitonin të drejtat mbi pronat e tyre. Ai tha se, me ardhjen në pushtet, e kishin edhe pjesë të programit të qeverisë përfundimin e kthimit të pronave ish-pronarëve, proces që nuk ishte realizuar dot prej vitit 1991 e në vijim.

Ruli deklaroi se privatizimi për ambientet e sportklubit “Partizani” kishte filluar para ardhjes në pushtet të PD-së, por pa u konsideruar interesat e pronarëve të tokës.

Sipas Rulit, që në fillim të qeverisjes në vitin 2005, u kishte kërkuar gjithë ministrive dhe institucioneve që të dorëzonin inventarin e pronave shtetërore që administronin, si dhe dokumentet dhe pretendimet e privatëve mbi to, që të nisnin procesin e kthimit të pronave. Ai tha se i pari i kishte kthyer përgjigje ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në vijim, Ruli shpjegoi se kur ishte bërë ministër kishte pasur interes nga ana e pronarëve të tokës, përfaqësues të fisit Begeja dhe Bektashi, si dhe nga pronarët e tjerë të asaj toke, për të cilët tha se nuk u kujtonte emrat.

“Ju kam thënë pronarëve se nuk do mund të ecim shpejt për shkak të komplikimeve procedurale”, tha ai.

Lidhur me vonesën prej dy vitesh të miratimit të procedurës së privatizimit të objekteve të sportklubit “Partizani”, Ruli tha se kjo situatë ndodhte për shkak të procedurave të asaj kohe, që kërkonin vjet për t’u realizuar.

Ruli deklaroi se i merrnin të mirëqena verifikimet e kryera nga ministritë apo institucionet që zotëronin objektet që do të privatizoheshin nga pronarët e tokave. Kur u pyet nëse pronat kishin qenë të regjistruara në emër të shtetit, Ruli vërejti se edhe sot fare pak janë të regjistruara. “Mund të ketë qenë një pjesë e vogël me hipotekë”, tha ai.

Millonai e pyeti nëse kishte bërë verifikime nëse pronat kishin qenë të regjistruara, por Ruli tha se ai kishte qenë ministri dhe se verifikimet i kryenin nëpunësit, për të cilët shprehu besimin se kishin qenë të mirë e profesionistë.

“Në çdo rast duhej të vinte propozimi nga ministria që e kishte pronën e që gjykonte se duhej privatizuar. Ajo pronë ishte denigruar e shkatërruar dhe donim ta përshpejtonim që të ruhej dhe ajo pak vlerë që kishte”, tha Ruli.

Ai theksoi se ishin të vonuara ndryshimet në legjislacion që u dhanë mundësinë pronarëve të kryenin privatizimet. “Duhej të ishte ndryshuar më parë. Them që është bërë me vonesë”, pohoi ai.

Po ashtu, Ruli tha se me vonesë ishin kryer edhe rregullimet ligjore e nënligjore, që mundësonin privatizimin e objekteve shtetërore përmes bonove të privatizimit. Sipas tij, nga bonot e privatizimit përfituan përveç ish-pronarëve, edhe qytetarët e zakonshëm, pasi u konsideruan si kontribues në pronën publike.

“Ne kemi pasur premtim elektoral dhe qeveritar se do kthenim bonot e privatizimit e se prioritet do kishin ish-pronarët”, tha Ruli.

Prokurorja Millonai e pyeti Rulin edhe për një propozim të kryer prej tij, që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), të ishte në varësi të Kryeministrit. Millonai solli në vëmendje se ish-ministri i Brendshëm i ndjerë, Sokol Olldashi kishte propozuar të ishte në varësi të Ministrisë së Drejtësisë (MD). Kur u pyet se përse kishte propozuar të ishte nën varësinë e Kryeministrit, Ruli tha se kishte vlerësuar që të ishte strukturë më e centralizuar.

Avokatja Klodiana Gjyzari e pyeti Rulin nëse ishte takuar me të pandehurin Malltezi për këtë privatizim, ose nëse Berisha e kishte shtyrë për propozimin e VKM-së apo nëse ishte ushtruar presion ndaj nëpunësve në Ministrinë e Ekonomisë. “Në xhaminë ku jam unë Hoxhë, nuk urdhëron dikush tjetër”, tha Ruli.

Gjatë shpjegimeve të tij, Ruli konstatoi se për privatizimin e sportklubit “Partizani” kishte pasur iniciativa edhe nga ministrat e qeverisë “Nano”, Angjeli, Klosi e Majko, para vitit 2005. Sipas tij, procedura ka filluar që në vitin 2000 nga ministri i Mbrojtjes, Ismail Lleshi.

Prokurorja Millonai e pyeti sërish Rulin, se përse gjithë procesi i privatizimit zgjati katër vjet. Ai shpjegoi se procedura zgjaste, pasi përgatitej edhe legjislacioni. Ruli nënvizoi se ndryshimet ligjore janë bërë për proceset e privatizimit në përgjithësi dhe jo në veçanti për këtë objekt gjykimi. Sipas tij, falë këtyre ndryshimeve proceset e mëvonshme të privatizimit ecën më mirë.

Në përfundim, Ruli tha se para se të largohej nga pozicioni i ministrit të Ekonomisë, kishte lënë në tryezë për pasardhësin 59 dosje për privatizimin e pronave të administruara nga shteti, nga ish-pronarët.

Gjatë seancës të hënën u pyet si dëshmitare edhe juristja dhe drejtorja e sportit pranë Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Violeta Shqevi. Ajo shpjegoi se kishte qenë edhe sportiste dhe kur kishte mbajtur pozicionin e drejtores ishte angazhuar në hartimin e strategjisë për sportin, që të mundësonte zhvillimin e sportit elitar, masiv e gjithëpërfshirës. Ajo tha se ishin ngritur shqetësime nga drejtori i sportklubit “Partizani” për leje ndërtimi brenda kompleksit dhe uzurpim të godinave.

Ajo tha se këto shqetësime i kishte drejtuar tek eprorët përmes memove, ku ndër të tjera ishte kërkuar rritja e infrastrukturës për sportin, si dhe nëse do të kishte privatizime të objekteve të klubeve të ndryshme, atëherë të zbatohej praktika rumune, që të zëvendësoheshin ambientet me vende të tjera. Ajo deklaroi se kishte qenë gjithmonë e lirë për të përcjellë mendimin e saj, sipas kompetencave dhe detyrave që kishte.

Mbrojtësit e të pandehurve e pyetën dëshmitaren nëse kishte dijeni lidhur me vendimmarrje e procedura të kryera nga ministrat e qeverisë socialiste para vitit 2005 për privatizimin e sportklubit “Partizani”, si dhe një vendim i KRT-së së Bashkisë Tiranë i vitit 2004 të nënshkruar nga Edi Rama për ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në banimi, por Shqevi tha se nuk i ishin vendosur në dispozicion gjithë këto akte.

Në seancën e ardhshme që u caktua të zhvillohet më datë 22 qershor, në orën 10:00, do të thirren të dëshmojnë Ylli Pango, Tedis Lubonja, Altin Ceni dhe Paro Laçi.

Etiketa: AKKPEnkeleda MillonaiGenc RuliJamarbër Malltezikthimi i pronaveMDMEPDprivatizimiSali BerishaSPAKsportklubi Partizani
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.