AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

Me një shumicë të madhe të shteteve anëtare të OKB-së që e njohin Palestinën mbi bazën e kufijve të vitit 1967, ekziston tashmë një kornizë e qartë ndërkombëtare për krijimin e një shteti palestinez të pavarur krahas Izraelit. Ajo që ka munguar është një lidership palestinez i besueshwm, i llojit që mund të ofrohej nga politikani i burgosur Marwan Barghouti.

Daoud KuttabngaDaoud Kuttab
16 minutes më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
1280px kufr ad deek.protest.4
Një flamur në mbështetje të Marwan Barghouti gjatë një demonstratë në Kafr ad-Dik. Foto: Wikipedia.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili i ka qejf gjestet dramatike dhe është i etur për një fitore në Lindjen e Mesme, duhet ta kthejë vëmendjen sërish te konflikti palestinezo-izraelit, çështja që ka formësuar prej kohësh politikën rajonale. Për të bërë përparim atje ku të gjithë paraardhësit e tij kanë dështuar, ai duhet të angazhohet me të vetmin udhëheqës palestinez që ka legjitimitetin për ta ndihmuar: Marwan Barghouti, i cili tashmë është në vitin e 24-t të burgimit tw tij në Izrael.

Për vite me radhë, lëvizja kombëtare palestineze ka vuajtur nga një krizë besueshmërie. Shumë nga udhëheqësit e saj perceptohen nga vetë populli i tyre si të dobët, të komprometuar, të vetë-interesuar ose të shkëputur nga realiteti i përditshëm i okupimit. Nismat e paqes të hartuara nga figura të tilla mund të duken të rregullta në letër, por rrallë fitojnë besimin e publikut.

Barghouti është ndryshe. Palestinezët në përgjithësi e konsiderojnë atë si figurën e vetme që mund të ribashkojë një lëvizje kombëtare të përçarë dhe t’i japë diplomacisë peshën politike që i nevojitet. Edhe nga burgu, ndikimi i tij nuk është zbehur. Ai u zgjodh së fundmi në Komitetin Qendror prej 18 anëtarësh të Fatahut, duke marrë më shumë vota se kushdo tjetër; dhe bashkëshortja e tij, avokatja Fadwa Barghouti, u zgjodh në Këshillin Revolucionar të Fatahut me numrin e dytë më të lartë të votave. Këto nuk janë rezultate simbolike. Ato konfirmojnë se Barghouti mbetet figura më me ndikim në politikën palestineze.

Liderwt politikë në Uashington dhe Tel Aviv nuk duhet ta injorojnë këtë fakt. Barghouti u burgos në vitin 2002, gjatë Intifadës së Dytë, pas refuzimit për t’u mbrojtur në një gjykatë izraelite, legjitimitetin e së cilës ai nuk e njihte. Për shumë izraelitë, ai mbetet i lidhur me atë periudhë. Por për shumë palestinezë, ai është një bir i Palestinës së pushtuar që pagoi një çmim personal për rezistencën ndaj sundimit ushtarak të huaj. Burgosja e tij është një metaforë për gjithë gjendjen palestineze.

Nuk mund të bëhet paqe me figura politike që nuk arrijnë të sigurojnë mbështetjen e popullit të tyre. Nevojiten udhëheqës që mund t’i bindin qytetarët se kompromisi është më i mirë se status quo-ja dhe nuk është njësoj me dorëzimin. Marwan Barghouti mund ta bëjë këtë. Premtimi i tij nuk qëndron vetëm te popullariteti, por edhe te mënyra se si ai e ka përdorur atë. Gjatë 24 viteve në burg, ai ka mbështetur vazhdimisht zgjidhjen me dy shtete: një marrëveshje politike të negociuar, në të cilën Shteti i Palestinës dhe Shteti i Izraelit do të bashkëjetonin në paqe, krah për krah.

Ishte Marwan Barghouti ai që luajti një rol vendimtar në bindjen e udhëheqësve të burgosur nga Hamasi dhe Palestinian Islamic Jihad që të mbështesnin “Dokumentin e të Burgosurve” të majit 2006, i cili pranonte krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të qershorit 1967. Edhe nga burgu, ai ka pasur aftësinë ta afrojë politikën palestineze drejt një konsensusi kombëtar më realist dhe më të përshtatshëm për diplomacinë.

Edhe pjesa tjetër e botës është zhvendosur në të njëjtin drejtim. Me një shumicë të madhe të shteteve anëtare të OKB-së – 157 nga 193 – që e njohin Palestinën mbi bazën e linjave të vitit 1967, ekziston një kornizë e qartë ndërkombëtare për krijimin e një shteti palestinez të pavarur përkrah Izraelit. Ajo që ka munguar është një lidership palestinez me mjaftueshëm kredibilitet për t’ua shitur palestinezëve një plan paqeje dhe me peshë politike për t’i bindur izraelitët se marrëveshja do të qëndrojë. Marwan Barghouti, i cili gjatë burgimit është bërë i rrjedhshëm edhe në hebraisht, është një nga figurat e pakta që mund t’i bëjë të dyja në mënyrë të besueshme.

Sigurisht, çështja e Barghouti-t nxjerr në pah kontradiktën e thellë në zemër të konfliktit. Për shumë izraelitë, lirimi i tij do të dukej si shpërblim për dhunën e kaluar. Për shumë palestinezë, mbajtja në burg e një udhëheqësi kaq popullor dhe pragmatik përforcon bindjen se Izraeli nuk është i interesuar për një paqe të negociuar.

Asnjëra nga këto frikë nuk është e paarsyeshme, por të dyja duhet të tejkalohen nëse do të bëhet ndonjë përparim. Udhëheqës të burgosur dhe ish-luftëtarë kanë marrë shpesh pjesë në negociata që kanë përfunduar luftëra dhe konflikte; rasti i Nelson Mandelës është shembulli më domethënës. Kjo është natyra e ndërtimit të paqes, e cila shpesh nis kur shtetet pranojnë se burgosja dhe represioni nuk mund të shtypin aspiratat kombëtare.

Donald Trump mund të bëjë një ndryshim të madh këtu, duke pasur parasysh gatishmërinë e tij për të injoruar tabutë politike. Një nismë e re paqeje e përqendruar te Marwan Barghouti nuk ka nevojë të justifikojë gjithçka që lidhet me të kaluarën e tij. E vetmja gjë që kërkohet është njohja e realitetit politik: se nuk mund të ketë një zgjidhje të qëndrueshme pa një udhëheqës palestinez që gëzon respekt të gjerë popullor.

Një qasje e kujdesshme amerikane mund të testojë nëse legjitimiteti i Barghouti-t mund të shndërrohet në “kapital diplomatik”. Administrata Trump mund të fillojë duke pranuar publikisht se Barghouti është një aktor qendror politik, jo thjesht një i burgosur i ngrirë në kohë. Më pas mund të kërkojë një proces politik në të cilin lirimi i tij, ose të paktën pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë, lidhet me angazhime të qarta: pranimin e një zgjidhjeje me dy shtete, angazhim për pjesëmarrje politike jo të dhunshme dhe rifillim të negociatave nën garanci ndërkombëtare që mbrojnë si sigurinë izraelite, ashtu edhe sovranitetin palestinez.

Një veprim i tillë do të përballej pa dyshim me rezistencë. Por alternativa është status quo-ja: pushtim i përhershëm, luftëra periodike, dëshpërim në rritje dhe varrosja përfundimtare e zgjidhjes me dy shtete. Nëse Donald Trump dëshiron një trashëgimi përtej menaxhimit të krizave, ai duhet të fokusohet te konflikti që helmon çdo çështje tjetër rajonale. Trajtimi i çështjes së shpronësimit palestinez do të kishte më shumë ndikim në qetësimin e Lindjes së Mesme sesa një tjetër cikël përshkallëzimi ushtarak diku tjetër.

Marwan Barghouti është i rëndësishëm jo vetëm sepse gëzon respekt të gjerë mes palestinezëve dhe nuk shihet si i korruptuar, por sepse ka peshë reale politike. Burgimi nuk ia ka fshirë ndikimin apo rëndësinë. Nëse Donald Trump dëshiron të tronditë një konflikt të ngrirë, ai nuk duhet ta trajtojw mw politikën palestineze si një çështje dytësore dhe të nisë nga i vetmi udhëheqës që mund ta çojë popullin e tij drejt një kompromisi historik.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  The One Man Who Could Give Trump Middle East Peace

Etiketa: Donald TrumpKonflikti Izrael- PalestrineMarwan Barghoutip
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.