AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Partitë e mëdha lënë në hije kërkesat për një sistem të ri zgjedhor në Shqipëri

Ben AndoningaBen Andoni
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Ish deputeti, Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, deputetët, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, ne tryezen e thirrur per reformen zgjedhore. Foto: LSA

Deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile besojnë se ndryshimi i sistemit zgjedhor do të hapte garën brenda partive politike si dhe do të defaktorizonte personazhet kontroverse me ndikim lokal- por tre partitë kryesore nuk ndajnë të njëjtin qëndrim.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Ish deputeti, Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, deputetët, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, në tryezën e thirrur për reformën zgjedhore.

Pas një konflikti të gjatë që kulmoi me bojkot dhe protesta, përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës u ulën në tryezë më 14 janar me synimin për të kryer reformën zgjedhore –e cila konsiderohet si çelësi i zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri.

Katërshja e përbërë nga deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e opozitës në Parlament, Rudina Hajdari e quajti veten Këshilli Politik dhe u zotua që brenda 15 marsit të përfundojë ndryshimet ligjore në kuadër të reformës.

Axhenda e publikuar reflekton si busull të ndryshimeve të pritshme rekomandimet e OSBE/ODIHR-it si dhe disa prej arsyeve të bojkotit të opozitës, të tilla si ndarja e politikës nga krimi, financimi i partive politike, pastrimi i listave të zgjedhësve apo roli i medias në fushatën zgjedhore.

Një çështje mbetet veçanërisht në hije –ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Që prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, Shqipëria aplikon sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura. Por ky sistem fajësohet së fundmi për fuqizimin e kryetarëve të partive politike, zhdukjen e garës benda tyre si dhe faktorizimin e personazheve kontroverse me ndikim lokal.

Partitë kryesore janë sfiduar tashmë nga shoqëria civile, një numër qytetarësh dhe deputetë të opozitës në Parlament për të kaluar në sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura.

Më 7 janar, Nisma Thurje dorëzoi në Kuvend kërkesën për ndryshimin e sistemit, bashkë me firmat mbështetëse të 50 mijë qytetarëve.  Një kërkesë e dytë është depozituar tashmë në formë amendamenti në Kuvend nga deputeti i opozitës, Myslim Murrizi dhe firmëtarë të tjerë.

Megjithatë, propozimet kanë rënë në veshin e shurdhër të tre partive kryesore, të cilat duket se nuk e mbështesin një ndryshim të sistemit zgjedhor në vend.

Avantazhet e listave të hapura

Mbështetësit e ndryshimit të sistemit zgjedhor në Shqipëri besojnë se hapja e listave të deputetëve dhe kalimi në sistemin porpocional kombëtar do ta bëjë politikën më të përgjegjshme përballë elektoratit si dhe do t’u heqë kryetarëve primatin; duke hapur garën brenda partive politike.

Ata besojnë gjithashtu se ky sistem do të korrigjojë raportin e prishur të përfaqësimit politik në vend apo do të nxjerrë jashtë loje personazhe me të kaluar të errët, por me ndikim në rajone të caktuara.

Rudina Hajdari, deputete e opozitës në Parlament dhe anëtare e Këshillit Politik i tha BIRN se listat e hapura do të mundësonin rritjen e cilësisë së përfaqësuesve në Kuvend.

“Hapja e listave e bën më të përgjegjshëm sistemin përballë elektoratit, sepse vendosja e kandidatëve në listë duhet të jetë e përgjegjshme, pra nuk mund të vendosen kandidatë thjesht për të mbushur listat apo për të bërë qoka, por duhet të vendosen kandidatë që vërtetë kanë peshë,” tha Hajdari.

Deputetja mendon gjithashtu se hapja e listave të deputetëve është e domosdoshme edhe për demokratizimin e partive politike.

“…Kjo është e domosdoshme nëse flasim për një riciklim të figurave brenda partisë, sepse dihet që zgjedhjet brenda partisë nuk funksionojë në mënyrë demokratike, pra janë shumë të manipuluara,” thotë Hajdari, duke shtuar se kryetarët do të detyrohen të sigurojnë një mbështetje më të gjerë nga publiku.

Myslim Murrizi, një tjetër deputet i Partisë Demokratike që vendosi të qëndrontre në Kuvend ka depozituar tashmë një amendament për ndryshimin e sistemit në porpocional kombëtar me lista të hapura. Megjithatë, Murrizi pohon se ndryshimi i sistemit pengohet nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

“Prej tre palë zgjedhjesh, qytetarët nuk kanë më asnjë shans për të zgjedhur me votë përfaqësuesin e tyre sepse ata janë pothuajse të gjithë të emëruar nga Rama dhe Basha,” tha Murrizi.

Deputeti demokrat mendon se listat mund të hapen edhe pa ndryshuar sistemin politik, megjithëse ai është në favor të sistemit proporcional kombëtar për të zvogëluar influencën e individëve me probleme të figurës apo lidhjeve me botën e krimit.

“Për këtë duhet ndryshuar Kushtetuta, por unë nuk shoh asnjë problem, pasi votat janë por mungon vullneti i dy padrinove,” tha Murrizi, duke iu referuar sërish Ramës dhe Bashës.

Mungesa e entuziazmit PS-PD 

Ndryshe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile apo deputetët opozitarë në Parlament, përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike nuk ndajnë të njëjtin mendim  për ndryshimin e sistemit.

Ndonëse publikisht shprehen të hapur për diskutime, partitë e mëdha e kanë shfaqur tashmë mungesën e tyre të interesit për të prekur sistemin edhe përmes axhendës së reformës zgjedhore; çështje e përcaktuar për t’u diskutuar më 10 mars ose vetëm 5 ditë para përfundimit të ndryshimeve ligjore.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i cili udhëheq reformën zgjedhore i tha BIRN se Partia Socialiste nuk e lidh rezultatin e vet elektoral me sistemin që aplikohet. Sa për kritikat, Gjiknuri mendon se kundërshtime të ngjashme i janë adresuar edhe sistemeve të mëparshme.

“Ne kemi bindjen se problematikat e zgjedhjeve nuk kanë të bëjnë me sistemet zgjedhore në vetvete, por me vullnetin e politikës për të respektuar dhe zbatuar përcaktimet e legjislacionit zgjedhor,” tha Gjiknuri.

Qëndrimi i Partisë Socialiste përforcohet edhe nga deputeti Ervin Bushati, i cili thotë se partia e tij nuk i sheh të arsyeshme listat e hapura.

“…çdo sistem ka të mirat e të këqijat e veta. E rëndësishme është që palët të dakortësohen e të luajnë ndershëm. Politika nuk duhet t`i bëjë bisht punës së vet e të fshihet pas sistemit. Nëse ky sistem dështon faji mbetet i politikës,” tha Bushati duke theksuar se nuk ka një sistem perfekt.

“Problemi i zgjedhjeve sot është që të mos shtrembërohet vota. Nëse flasim për sistemit zgjedhor, lipset ta shohim në këtë sfond. Fatkeqësisht shoh që kjo temë po përdoret për të lënë jashtë vëmendjes problemin e madh real…,” shtoi Bushati për BIRN.

Ivi Kaso, ekspert i Partisë Demokratike në tryezën e reformës zgjedhore ndan dyshime të ngjashme lidhur me sistemin zgjedhor. Duke insistuar se ky është qëndrimi i tij dhe jo i Partisë, Kaso i tha BIRN se opozita është e hapur për një diskutim të gjerë dhe të sinqertë mbi sistemin zgjedhor –ndonëse nuk ndan të njëjtin entuziazëm për ndryshimin e sistemit.

“…mund të thuhet se partitë kryesore opozitare nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm për sistemin Proporcional Rajonal me Lista të Hapura, të artikuluar nga forca politike emergjente ashtu dhe individë me ambicie politike që shohin te ndryshimi i Sistemit shpresën për futjen ose mbijetesën e tyre në politikë,” tha Kaso për BIRN.

“Unë, personalisht besoj se diskutimi për sistemin duhet të udhëhiqet nga parime dhe jo nga interesa të momentit,” shtoi ai.

Demokracia jo-përfaqësuese

Sistemi zgjedhor proporcional në përputhje me ndarjen administrative është i sanksionuar në nenin 64 të Kushtetutës dhe përveç vullnetit politik, ndryshimi i tij do të kërkonte edhe ndryshime kushtetuese.

Megjithatë, mbështetësit e listave të hapura mendojnë se ky objektiv është i arritshëm edhe pa ndryshime kushtetuese. Deputetja Rudina Hajdari i tha BIRN se ekziston hapësira për të hapur listat pa ndërhyrë në Kushtetutë, ndonëse ajo vetë është në favor të ndryshimeve kushtetuese.

“Hapja e listave është një proces që mund të evitojë ndërhyrjen në Kushtetutë, por kjo do të hapte një tjetër debat, pasi nëse sistemi vazhdon të jetë një sistem propocional rajonal, nuk shmang atë fenomenin e bajraktarëve apo të “fortëve” lokalë që shpeshherë ushtrojnë presion ndaj votuesve,” tha Hajdari për BIRN.

Ndryshe nga Hajdari, eksperti demokrat Ivi Kaso mendon se çdo ndryshim në sistem do të kërkonte amendamente kushtetuese dhe për rrjedhojë, edhe dakordësi të klasës politike. Kaso shpjegon se nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës përcaktojnë praktikisht sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura dhe ndryshimin ai nuk e konsideron një ushtrim të lehtë.

“Çdo ndryshim i mëvonshëm do të kërkonte një dakordësi të klasës politike e cila do të mundësonte një amendim të parashikimit kushtetues, ushtrim jo fort i lehtë ky, veçanërisht në një klimë ndasie të thellë politike,” thotë Kaso.

Kristaq Kume, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mendon se hapja e listave të deputetëve mund të realizohet edhe përmes ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, pa prekur Kushtetutën. Megjithatë, Kume nuk beson se sistemi zgjedhor është shkaktari i problemeve politike të Shqipërisë.

“Demokracia përfaqësuese tek ne s’është plotësisht funksionale. Ajo nuk arrin të realizojë parimet themelore kushtetuese sipas të cilave populli është sovran dhe sovranitetin e tij e shpreh nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur prej tij, në zgjedhje të lira dhe demokratike,” tha Kume, duke fajësuar për këtë mënyrën se si partitë politike e kuptojnë dhe e zbatojnë demokracinë përfaqësuese.

“Një ndër keqpërdorimet e kësaj demokracie në vendin tonë është mënyra se si zbatohet tek ne Sistemi Proporcional Rajonal,” përfundoi Kume për BIRN.

Etiketa: AdministrativeBashaBIRNDamian GjiknuridemokraciadeputetdeputeteEdi RamaIvi KasokrimiKristaq KumeKryeministri Edi RamakryetarkushtetueseliraListat e hapuraLSILulzim BashandikimnismaOerd BylykbashiOpozitaOSBEParaparlamentPartiaPartia SocialistePDPetrit VasiliProtestaPSRamariciklimSHshqipShqipëriShqipëriaVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Gjytarja Miliana Muça përballet me vetingun

KPK konfirmon gjyqtaren Miliana Muça

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.