AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia e Dibrës shoqëron dy të dyshuar për blerje vote

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kontrolli i makinës së dyshuar nga prokuroria | Printescreen nga transmetimi live në Facebook i kandidatit të PD-së, Luan Haka

Prokuroria e Dibrës thotë se gjeti 500 mijë lekë, fletëpalosje fushate për kandidatin Melaim Damzi dhe një listë me emra votuesish, në një makinë të bllokuar nga simpatizantët e Partisë Demokratike në Maqellarë.

Kontrolli i makinës së dyshuar nga prokuroria | Printescreen nga transmetimi live në Facebook i kandidatit të PD-së, Luan Haka

Prokuroria e Dibrës ka nisur të mërkurën procedim penal ndaj dy personave që u shoqëruan nga policia pasi në makinën me të cilën udhëtonin u gjetën 500 mijë lekë, fletëpalosje dhe lista me emra votuesish. Makina u bllokua nga mbështetës të Partisë Demokratike me dyshimin se ishin duke shpërndarë para për vota dhe më pas u ekzaminua nga prokuroria dhe policia në vendngjarje, ndërsa dhjetëra mbështetës të PD qëndronin rreth saj.

Prokurorja Xhoana Mehmetaj i tha BIRN se ende ishin duke kryer procedurat hetimore dhe se po verifikoheshin materialet e gjetura në makinë, por konfirmoi sekuestrimin e 500 mijë lekëve, listave me emra dhe fletëpalosjeve.  Ajo tha se personat nuk ishin marrë ende në pyetje.

Makina, në të cilën sipas Partisë Demokratike udhëtonte drejtori Juridik i Bashkisë Bulqizë, Denis Xholi dhe një i afërm i tij i identifikuar si Adnan Xholi, u bllokua nga simpatizantë të PD-së në afërsi të Maqellarës.

Kandidati për deputet i PS-së, Melaim Damzi nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin  e këtij shkrimi.

Dy makina besohet se i kanë zënë rrugën mjetit dhe në pak minuta në zonë u mblodhën dhjetëra mbështetës të PD, përfshirë dy kandidatët e PD-së për deputetë në Dibër Xhelal Mziu dhe Luan Haka. Mbështetësit e PD-së rrethuan mjetin në të cilin dyshonin se kishte para me të cilat do bliheshin votat, ndërsa pamjet u transmetuan live në faqen në Facebook të Hakës.

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur policia, por përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë besuar se hetimet do të ishin transparente.  Në këtë kohë policia ka kërkuar praninë e prokurorit të gatshëm. Mehmetaj tha se ajo shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e para hetimore në prani të kandidatëve të PD-së që ndiqnin nga afër për të garantuar transparencë.

“Gjatë kontrollit u gjetën 500 mijë lekë, broshura të kandidatit për deputet Melaim Damzi dhe një listë me emra, të cilat do të verifikohen”, tha ajo.

Makina ka qëndruar e bllokuar për afro një orë, deri në mbërritjen e policisë dhe prokurorit, që më pas ka bërë shoqërimin e personave që ndodheshin brenda saj. Kandidati i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu tha pas bllokimit se në makinë kishte “kartëmonedha të papërdorura deri në këto momente”.

Ai pretendoi se në makinë ishin një numër të konsiderueshëm fletësh, afro 12 të mbushura me emrat e kryefamiljarëve të familjeve mbështetëse të PD-së, të cilëve sipas tij “do t’u jepeshin lekët për blerjen e votës”.

Pas gjetjes së parave, mbështetësit e PD shpërthyen në brohorima festive, siç duket edhe në videot e transmetuara live në Facebook. Prokurorja tha se dy prej mbështetëve të PD-së do të procedoheshin penalisht për bllokimin e rrugës.

Ky është incidenti i katërt i ngjashëm në vend që prej fillimit të fushatës zgjedhore. Më herët PD në Berat bllokoi një fugon me ushqime. Në Vaqarr në Tiranë u tha po ashtu se u bllokuan ushqime, edhe pse personat e bllokuar pretenduan se ishin për një iftar të organizuar në fshat. Ngjarja më e rëndë ishte ajo e të martës në Elbasan, ku bllokimi i një makine nga mbështetës të PD – të prezantuar si Struktura e Mbrojtjes së Votës, përfundoi me shkëmbim zjarri.

Një  person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën në këtë përplasje. Në këtë rast policia njoftoi se nuk gjeti materiale qe kishin lidhje me zgjedhjet, por Partia Demokratike pretendoi se kishte video që dëshmon të kundërtën.

Etiketa: Adnan XholiBeratBIRNblerjeblerje voteDenis XholideputetelbasanFacebookHetimetkandidatëtKontrolliMakinaMelaim DamziParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPoliciaprocedimProkuroriaPSSHvideoVotaXhelal MziuZgjedhjet
Tjetri
‘Është sjellë si biznesmen’: Seancë me probleme për prokurorin Artan Hazbi

‘Është sjellë si biznesmen’: Seancë me probleme për prokurorin Artan Hazbi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.