AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria përfshin veç Tahirit edhe një ish-oficer policie në dosjen Habilaj

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aksioni i policisë për shkatërrimin e kanabisit në vitin 2015. Foto: LSA

Prokuroria, e cila akuzon ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si bashkëpuntor në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, ka bërë bashkë në të njëjtin hetim edhe një grup tjetër prej 7 të dyshuarish tashmë në gjykim, ku përfshihet edhe ish-oficeri i policisë i shpallur në kërkim Renaldo Avdylaj.

Aksioni i policisë për shkatërrimin e kanabisit në vitin 2015. Foto: LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjeruar rrethin e të akuzuarve si pjesëtarë të atij që e cilëson “grupi i strukturuar kriminal Habilaj” me 7 persona të tjerë tashmë në gjykim për trafik narkotikësh, ndërsa në të njëjtin hetim është përfshirë edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, citohet në vendimin e gjykatës për masë sigurie ndaj Armand Koçerit dhe Nezar Seitit më 21 tetor, se edhe grupi në gjykim prej fillimit të Tetorit i Taulant Haxhiraj dhe ish-oficerit të policisë të shpallur në kërkim Renaldo Avdyli, bashkëpunonte me Habilajt. Në të njëjtin vendim thuhet se Moisi Habilaj dhe të tjerë “kishin bashkëpunuar me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”.

Përfshirja në këtë hetim edhe të një ish-oficeri policie që sipas përgjimeve të prokurorisë ka dekonspiruar operacionet e kolegëve ndaj kanabisit, bën më të qartë pretendimin e akuzës në Shqipëri se Habilajt, ashtu siç mburren në përgjimet e bëra nga antimafia italiane,  kishin bashkëpunëtorë në rangjet e policisë. Prokuroria megjithatë në këtë kërkesë për masë sigurie nuk bën me dije lidhjet konkrete mes dy grupeve apo atë me ish-ministrin e Brendshëm.

E ndërsa avokati i Koçerit, të cilit iu sekuestruan sipas kësaj kërkese gati 4 ton kanabis, i tha BIRN se nuk do apelonte vendimin, pasi priste përfundimet e akuzës, mbrojtësi i Saimir Tahirit, tha se “Nuk e kishte lexuar vendimin e gjykatës”, por shtoi se “pretendimi i prokurorisë ishte i njëjtë me atë që ishte paraqitur në kuvend për kërkesën e arrestimit të ish-ministrit”.

Hetimin për Habilajt në Shqipëri prokuoria thotë se e ka filluar në prill të këtij viti, ndërsa ai për përfshirjen e deputetit Tahiri filloi pas lëshimit të 11 fletë arresteve më 12 tetor 2017, nga  gjykata e Katanias në Itali dhe daljes së përgjimeve ku ata përmendin ish-ministrin, me të cilin kanë një lidhje farefisnore dhe i kanë blerë një makinë. Në Itali mes të akuzuarve ishin dy prej vëllezërve Habilaj, Moisiu dhe Floriani, 39 dhe 37 vjeç, dy vëllezërit Sulaj, Maridian dhe Armando, 29 dhe 33 vjeç si dhe Sabaudin Çelaj, 49 vjeç e Fatmir Minaj, 55 vjeç.

Kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për autorizim për arrestimin e Tahirit e rrëzoi shumica parlamentare duke e cilësuar akuzën të motivuar politikisht dhe pa prova.

Në Shqipëri po ashtu pas publikimit të dosjes së gjykatës italiane, prokuroria dhe policia ndërhynë dhe arrestuan më 18 tetor dhe më pas Nazer Seitin dhe Armand Koçerin në Babicë të Vlorës. Seiti për të cilin ka edhe një kërkesë për ekstradim nga Italia si pjesë e të njëjtit grup, pretendon pafajësi dhe kërkoi të ekstradohej për tu gjykuar në Itali. Ndërsa Koçerit iu gjetën gati 4 ton drogë në shtëpi. Po ashtu u shpallën në kërkim edhe vëllezërit Artan e Florian Habilaj, i pari i hetuar nga autoritetet shqiptare dhe i dyti i kërkuar nga Italia ku ndodhet i arrestuar vëllai tjetër Moisi Habilaj.

Grupi tjetër që sipas pretendimeve të prokurorisë në kërkesën për masë sigurie bashkëpunonte me të parin, është ai i Taulant Haxhirajt, një 36 vjeçar nga Vlora, i cili u arrestua një vit më parë, ndërsa u kapën edhe 7 mijë rrënjë kanabis.

Sipas Prokurorisë, Haxhiraj  bashkëpunonte me në atë kohë punonjësin e policisë, Renaldo Avdyli, të afërmin e tij, Xhovalin Baço dhe shtetasit Shkëlqim Koçiaj, Marjus Bajrami dhe Reshat Radhima.  Në kërkesën për gjykim që dorëzoi në fillim të tetorit në gjykatë, prokuroria thotë se mes Haxhirajt dhe Renaldo Avdylit, i cili mbante detyrën e ndihmës-specialistit në sektorin e antikrimit ekonomik në drejtorinë e Policisë së Vlorës kishte komunikim të vazhdueshëm lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetit të paligjshëm.

Avdyli sipas përgjimeve të paraqitura në atë kërkesë për gjykim dyshohet se jo vetëm zotëronte edhe vetë një parcelë me kanabis, por të paktën në një rast ka dekonspiruar përpjekjet e kolegëve të tij policë për të gjetur prova për grupin e mësipërm.

Në kërkesën për masë sigurie të 21 tetorit, prokuroria nuk jep të dhëna se si dy grupet lidheshin, por thotë se katër prej të dyshuarve si pjesë e bandës së Habilajve, përfshi vëllezërit Moisi dhe Artan kishin bashkëpunuar në trafikim me Haxhirajn dhe Avdylin dhe pjesëtarë të grupit të tyre.

Ndërkohë në të njëjtën dosje po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri konsiderohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda si bashkëpuntor i grupit që drejtohej nga vllezërit Habilaj.

Në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë prokuroria citohet të theksojë se kishte rregjistruar një procedim penal “mbi bazën e të dhënave të përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit, nga autoritetet italiane të drejtësisë të shtetastit Moisi Habilaj” dhe se “ Në kuadër të hetimeve të kryera (gjithmonë sipas informacionit referues) u arrit të zbulohej se personi nën hetim Moisi Habilaj, sëbashku me persona të tjerë, kishin bashkëpunuar me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”. Tahiri sipas kësaj kërkese është nën hetim për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” dhe “ trafikim narkotikësh në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Vetë Tahiri, në të gjitha daljet  publike pas fillimit të hetimit ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë grup kriminal. Ndërkohë që avokati i tij Artan Hajdari i kontaktuar nga BIRN, pasi pohoi se akuzat e prokurorisë ishin ato të bëra në Komisionin Parlamentar të Mandateve, tha: “Akuzohet për dy vepra penale që nuk konkurojnë me njëra tjetrën. Ose ka bërë trafik droge, ose ka bërë korrupsion, se të dyja s’mund t’i ketë bërë”.

Detar Hysi, avokati i të arrestuarit Armand Koçerit në banesën e të cilit u gjet sasia prej mbi 3900 kg drogë, i tha BIRN se nuk ka plan të apelojë vendimin e gjykatës e cila i caktoi klientit të tij masë sigurie “arrest me burg” , pasi do presë konkluzjonet e prokurorisë dhe më pas do veprojë.

Ndërkohë klienti tjetër i Hysit, pretendon pafajësi, dhe në vendimin e gjykatës që BIRN e disponon ai thotë se megjithëse i njihte Habilajt dhe i kishte takuar edhe në Itali, nuk ishte i përfshirë në trafikun e narkotikëve. Seitaj kërkoi në një seancë tjetër gjyqësore, që të ekstradohej në Itali, ku po ashtu akuzohet për të njëjtat vepra penale.

Etiketa: antimafiaArrestavdyliBIRNBurgdosjeDrogeekstradimFlorianFlorian HabilajGjykataGjykatësgjykimGjyqHabilajHetimItaliItaliakanabisKorrupsionMASMediaMoisi HabilajPoliciaprocedimProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëPunëtorSaimir TahiriSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTrafikTrafik DrogeVendimVloraVlorë
Tjetri
Kosova dhe Katalunja kanë shumë pak të përbashkëta

Kosova dhe Katalunja kanë shumë pak të përbashkëta

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.