AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

Qark i shkurtër: Si përfunduan paratë e buxhetit në xhepat e Lefter Kokës

Hetimi i SPAK për inceneratorin e Elbasanit zbulon se si një numër kompanish u hapën nga ‘punëtorë të thjeshtë’ për transferuar miliona euro të taksapaguesve te kompanitë e familjes Koka, në një skemë aspak të komplikuar pastrimi parash, që shtetit shqiptar iu deshën katër vjet për ta hetuar.

Gjergj ErebaraElton QynongaGjergj ErebaradheElton Qyno
15:42 | 23/12/2021
në Artikull kryesor, Investigime, Nyje Debati
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
lefter koka
Ish-ministri Lefter Koka gjatë procesit gjyqesor.

Më 26 shtator 2016, Arbër Denizi – magazinier i kompanisë shtetërore “Hekurudha Shqiptare” u bë strumbullar i krijimit të një kompanie të re me fushë të gjerë veprimi; nga import-eksporti i ushqimeve tek inertet dhe transporti.

Kompania u quajt Pivot-04 dhe ndonëse qe jetëshkurtër, rezultoi shumë e suksesshme.

Mes 28 shtatorit 2016 dhe 31 janarit 2017, Pivot-04 i faturoi dy kompanive ‘Albtek Energy’ dhe ‘Integrated Technology Services’ 160 milionë lekë punime, ndërsa këto dy kompani i transferuan asaj në llogarinë bankare 214 milionë lekë [gati 2 milionë euro].

Mbi 171 milionë lekë nga këto të ardhura u transferuan më pas në kompaninë Sucralba që administrohej nga vëllai i ish-ministrit Koka, përmes faturave që shënonin: “oriz” ose “sheqer”. Me të mbaruar transfertat, në vitin 2018, të dyja kompanitë, Pivot-04 dhe Sucralba deklaruan pezullim të aktivitetit.

Pivot-04 ishte një nga shtatë kompanitë e vogla, ekzistuese apo të sapokrijuara, të cilat Prokuroria e Posaçme, SPAK i ka identifikuar si instrumente të transferimit të parave nga kompanitë e inceneratorëve te xhepat e familjarëve të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Sipas vendimit gjyqësor mbi masën e sigurisë, të shtatë kompanitë e lidhura me Kokën i faturuan kompanive të inceneratorëve në Elbasan dhe Fier si dhe kompanisë mëmë Integrated Technology Services, ITS, mbi 460 milionë lekë ose 3.7 milionë euro në total.

SPAK pretendon se këto para përfunduan në xhepat e familjes Koka në një skemë aspak të komplikuar korrupsioni, që ndonëse u zhvillua tërësisht brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, u hëngri gjithsesi institucioneve shtetërore katër vjet për ta zbardhur.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me akuzat e ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘korrupsionit pasiv’ si dhe ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ gjatë procedurave për dhënien e koncesionit në favor të kompanisë “Albtek Energy” në Elbasan dhe përfitimeve të padrejta financiare.

Dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu për ‘korrupsion aktiv’ dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, por ata gjenden në arrati.

Në vendimin gjyqësor për masën e sigurisë së Kokës, SPAK thotë se është në gjendje të provojë se të shtata kompanitë u regjistruan në emër të personave me lidhje miqësore apo punësimi me familjen Koka dhe pavarësisht faturave marramendëse ndaj kompanive të inceneratorëve, nuk kishin aktivitet real biznesi.

Sipas SPAK, operacionet financiare për transferimin e 3.7 milionë eurove u kryen nga ‘e njëjta dorë’.

Ish-ministri Lefter Koka u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat në gjykatë, ndërsa avokati i tij, Fatmir Braka deklaroi për mediat se nisja e procesit hetimor ka qenë politik.

‘E njëjta dorë’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i nisi hetimet për tre koncesionet e inceneratorëve në vitin 2020, pas dy kallëzimeve penale të dorëzuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Megjithatë, hetimet avancuan vetëm për koncesionin e Elbasanit.

Sipas hetimit të kryer nga SPAK, për transferimin e parave të taksapaguesve drejt ish-ministrit Lefter Koka u përdorën përveç Pivot -04 edhe kompanitë Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, J.P.Y dhe R.B –Ital Beton.

Tre prej tyre ndajnë të njëjtën adresë, ndërsa gjashtë prej kompanive kanë objekte veprimtarie pothuajse identike.

Krahasimi i akteve të regjistrimit të këtyre kompanive në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregon se kompanitë Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, Pivot-04 dhe Y.P.Y. kanë objekt veprimtarie: “Prodhim, perpunim, transport, magazinim, tregtim me shumice e pakicë, brenda dhe jashtë vendit për import dhe eksport të inerteve të ndryshme…,’; fjali e kopjuar identike për të gjashta.

Ndërkohë, kompanitë J.P.Y., SILI dhe Sh.Sh., kanë të treja adresën: “Lagjja nr. 18, Rruga Aleksander Goga, Godina nr. 8556”, në Durrës.

Përveç këtyre përkimeve, kërkesa e SPAK për masat e sigurisë në gjykatë nënvizon se në fakt, firmat e faturave të lëshuara nga shtatë prej kompanive janë shkruar nga ‘e njëjta dorë’ pasi shënimet me dorë të numrave të sasisë dhe përshkrimi i mallit kanë ngjashmëri më njëri-tjetrin. Sipas konkluzioneve të prokurorisë, disa fatura me palë blerëse shtetasen Stela Gugallja, aktualisht në arrati dhe kompanitë e tjera si shitëse duket se janë firmosur nga i njëjti person si për blerësin ashtu edhe për shitësin.

Prokuroria ka kryer gjithashtu ekspertim të shkrimeve për të vërtetuar këtë dyshim.

“Nga analiza e aktit të ekspertimit grafik provohet se shoqëritë “Pivot 04”, “Sili”. Bellar Inert” (Bio Blend Fruit), “J.P.Y”, “Deto”, “R.B. – Ital Beton” (R.B-General Servis) dhe “SH.SH”, kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe faturat janë shkruar dhe nënshkruar nga i njëjti person. Pra, duket se këto shoqëri i menaxhon dhe i shërbejnë të njëjtit person,” shkruhet në konkluzionet e prokurorisë.

Lidhje miqësore 

Skema e përvetësimit të parave publike nga ish-ministri Lefter Koka sipas SPAK, përfshiu  një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh, miq të tij, punëtorë të kompanive të tjera të familjes apo shokë të të birit.

Përgjatë kohës kur kompanitë nominalisht në emër të tyre lëshonin fatura me shifra marramendëse për kompanitë e inceneratorëve, personazhet e skemës ishin zyrtarisht të punësuar në punë të tjera.

Ndërkohë, disa persona të prezantuar nga kompanitë fantazmë si të punësuar prej tyre, kanë mohuar para prokurorëve të kenë qenë të punësuar apo të kenë pasur dijeni për punësimin në këto kompani.

Sipas hetimit të prokurorisë, Arbër Denizi, pronari i kompanisë Pivot-04, ka punuar si magazinier në hekurudhë me pagë 28 mijë lekë, ndërsa miqësia e tij me Arbi Kokën vërtetohet sipas hetimit me udhëtimet e tyre të përbashkëta jashtë vendit.

I pyetur nga prokurorët, Driza ka thënë se ka dërguar materiale inerte në Elbasan pavarësisht se nuk ka pasur mjete në pronësi. Ai u ka thënë prokurorëve se dërgimin e inerteve te incineratorët e ka kryer duke marrë mjete nga banorë të zonës, por se nuk ishte në gjendje të mbante mend ndonjë emër të tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk i njihte “dy punonjësit’ e kompanisë së tij.

“Në kohën që pretendohet se shoqëria “Pivot 04” ushtronte aktivitet tregtar dhe në kohën kur shoqëritë tregtare Albtek Energy dhe ITS transferonin shumat monetare të konsiderueshme në drejtim të shoqërisë Pivot 04, si dhe në kohën që Pivot 04  bënte “blerje” nga shoqëria Sucralba, Arbër Denizi vijonte të ushtronte detyrën e magazinierit,” vëren prokurori Klodian Braho.

Kompania tjetër, SILI, drejtohej nga shtetasi Silvester Driza. Verifikimet e prokurorisë kanë zbuluar se ai ka punuar si punëtor në hekurudhë dhe më pas në Autoritetin Portual të Durrësit edhe gjatë kohës kur kompania e tij faturonte qindramijëra euro punime në tre kompani të incineratorëve, Albtek, ITS dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier.

Sili, kompani e cila përshkruhet nga prokurorët si pikë shumice për shitje sheqeri, i ka transferuar paratë e marra nga inceneratorët te kompania Wind Co, e cila është nën pronësinë e bashkëshortes së ish-ministrit të Mjedisit, Brunilda Koka. Mënyra e transferimit është shitblerja e pronave të patundshme.

Një tjetër person, Ardian Bello, zyrtarisht pronar i Bellar Inert, kompanisë që i faturoi Albtek gjysmë miliardi lekë punime, rezulton që nga viti 1980, punëtor në Hekurudhë me pagë 30 mijë lekë në muaj.

Prokuroria thotë se këta dhe persona të tjerë, pronarë të kompanive fiktive kanë një gjë të përbashkët: njëri ka lidhje miqësore me Lefter Kokën dhe të tjerët me djalin e tij, Arbi Koka. Lidhja e tyre miqësore vërtetohet nga prokuroria për shkak të regjistrimeve të sistemit TIMS, ku rezulton se kanë udhëtuar shumë herë jashtë Shqipërisë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Prokuroria nuk ka marrë të pandehur deri më sot askënd tjetër përveç ish-ministrit Koka si dhe shtetases Stela Gugallja, pronare e kompanisë “Albtek Energy” të inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zotos, pronar i ITS – persona që u shfaqën nga asgjëja gjashtë vite më parë për të përfituar me propozim të pakërkuar tre koncesione të mëdha për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e kompanive Albtek Energy dhe ITS, por nuk ka bërë të ditur se çfarë ka ndër mend të bëjë me dy kompanitë e tjera të inceneratorëve, Integrated Techonology Waste Treatment Fier dhe Integrated Energy B.V SPV.

Etiketa: “Integrated Energy” B.V SPVAlbtek EnergyArbër DeniziArdian BelloBellar InertBio Blend FruitblerjeBrunilda KokaDetoDurrëselbasanEuroFacebookFierGjyqHekurudhaHekurudha ShqiptareHetimetILDimportInceneratorInceneratoretinceneratoriInceneratori i ElbasanitIncineratorIntegrated Technology ServicesIntegrated Technology Waste Treatment FierITSJ.P.YKlodian BrahoKlodian ZotoKoncesionetKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsioniLefter KokaLëvizja Socialiste për IntegrimMASMjedisMjedisitParaPartiaPartia DemokratikePivot 04PLprodhimprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëPunësimiPunëtorPunëtorëQendrën Kombëtare të BiznesitR.B-General ServisR.B. – Ital BetonRruga Aleksander GogaSHshqipshqiptareshtatorSili. Bellar InertSilvester DrizaSPAKStela GugalljaSucralbaWind Co
I mëparshmi

Rama aludon për komplot për rrjedhjen e databazës së pagave, refuzon përgjegjësinë

Tjetri

KPK vendos ndalim 15-vjeçar për ish-ndihmësin ligjor

Tjetri
Ish-ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Selami Zalli kërkon pushimin e vetingut ndaj tij

KPK vendos ndalim 15-vjeçar për ish-ndihmësin ligjor

protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.