AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria i jep OSHEE 200 milionë euro borxh

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke dhënë deklaratë për shtyp. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij do të akordojë 200 milionë euro “garanci sovrane” për të siguruar pagesat e importeve të energjisë elektrike në një fjalim të gjatë në të cilin u përpoq të mbrojë punën e qeverisë së tij duke mos i kursyer lavdet për veten.

Edi Rama duke folur për mediat. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të akordojë një garanci borxhi për sektorin e energjisë elektrike prej 200 milionë eurosh, supozohet për të financuar importet e shtrenjta të energjisë, në mënyrë që çmimi i energjisë për konsumatorin final të mos ndryshojë, në një fjalim në të cilin la të kuptohet se sistemi energjetik menaxhohet politikisht dhe se i ashtuquajturi Ent Rregullator i Energjisë nuk është tamam një institucion politikisht i pavarur.

Gjendja financiare e OSHEE-së është e panjohur. Kompania nuk zbaton standardet më minimale të transparencës dhe ka shkelur detyrimin ligjor që të publikojë bilancet dhe raportet e tjera financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Rama, i cili u përball me sharje dhe tallje nga popullsia e gjerë pas shpalljes prej tij të një krize të re pak ditë më parë, si dhe me kritika nga opozita dhe të tjerë për situatën elektroenergjetike të vendit, u përpoq të mbrojë reputacionin e tij duke paraqitur një numër tabelash krahasuese jo vetëm për problemin e energjisë elektrike, por edhe për pagat e çmimin e naftës, taksat mbi karburantet e gjëra të tjera.

Ai mbrojti të ashtuquajturën reformë në sektorin e energjisë të vitit 2015 duke pretenduar se e ka shpëtuar vendin nga një katastrofë si ajo e vitit 1997 ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes se pse humbjet në sektorin e energjisë janë sot 21% ose 1 miliardë kËh më shumë në vit se sa duhej të ishin në rast se reforma do të realizonte objektivat që vetë qeveria e tij i kishte vënë vetes.

Duke iu referuar çmimit aktual që paguajnë familjet shqiptare, i cili është 9.5 lekë pa TVSH, Rama deklaroi pa u mbështetur në fakte se ky është “çmim nën kosto”.

“Ky është një çmim nën koston e prodhimit që është mbajtur i pandryshuar pikërisht për të mbrojtur njerëzit në nevojë,” deklaroi Rama, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë se kuadri ligjor aktual, i cili ka një ent të pavarur si qeverisës të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit dhe që imponon menaxhimin e sistemit sipas parimeve ekonomike dhe jo sipas prioriteteve politike të tij, në fakt nuk ekziston si i tillë.

Shqipëria ka krijuar një ent rregullator për energjinë elektrike dy dekada më parë, roli i të cilit është që të përcaktojë çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, çmime që duhet të mbulojnë kostot e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, në mënyrë që kompanitë e sistemit të mos falimentojnë, por as të mos fitojnë me tepri në kurriz të konsumatorit. Përkundër këtij organizimi ligjor, kryeministri la të kuptohet se çmimi i paguar nga shqiptarët “është nën koston e prodhimit” dhe se ai është mbajtur i pandryshuar për shkaqe joekonomike. Rama premtoi gjithashtu të shtunën se ai nuk do t’i rrisë çmimet e energjisë elektrike, një vendim që në vendet normale të shtetit të sundimit të ligjit nuk merret nga kryeministri por nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, bazuar në logjikë ekonomike.

Rama deklaroi se vendi gjendet në krizë energjetike të dielën e kaluar në një fjalim të transmetuar nga skuadra e tij e kameramanëve. Gjashtë ditë më vonë, nën ortekun e kritikave popullore, ai mbajti një fjalim tjetër pa praninë e kameramanëve të medias apo gazetarëve, në të cilin renditi një numër përgjigjesh ndaj kritikave.

Ai deklaroi mes të tjerash se është njeri shumë i përgjegjshëm dhe se kjo është arsyeja se pse nuk i rrit pagat dhe pensionet. Ai deklaroi mes të tjerash se i ka dhënë shqiptarëve në tetë vitet e fundit 1.2 miliardë dollarë ulje taksash, në një fjalim që foli me lekë të reja, lekë të vjetra dhe me dollarë.

“Nëse ne e rrisim pensionin jo 300 euro, por 300 mijë lekë në fund të vitit të ardhshëm ne duhet të mos bëjmë më investime dhe brenda dy viteve do pranonim falimentimin e shtetit dhe që nga koha e Skënderbeut do shikonim çdo të thoshte vërtet të vdesësh për bukë,” deklaroi Rama, pa shpjeguar se kush ia ka kërkuar të ndërmarrë politika të tilla të palogjikshme.

“Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij. por nuk ka prind të përgjegjshëm në botë që i jep fëmijës sot atë që duhet për nesër dhe nesër e lë të vdesë për bukë,” shtoi ai.

Etiketa: 1997BIRNBorxhiEdi RamaEuroFinalgazetarImportetinvestimeKarburantetkostokrizeKryeministri Edi RamaOpozitaOSHEEPagatpensionetPunëQendrën Kombëtare të BiznesitQeveriaRamaReformaSHshqipShqipëriashqiptareSistemi energjetikTaksatTVSHuljevdesVendim
Tjetri
Moratoriumi nuk e ndal masakrën e motorsharrave në pyjet shqiptare

Moratoriumi nuk e ndal masakrën e motorsharrave në pyjet shqiptare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.