AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria paguan këstin 2.5 miliardë lekë të rrugës së Arbrit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duke inspektuar punimet në rrugën e Arbrit. Foto: Facebook/Ministria e Infrastrukturës.

Gati shtatë muaj nga nisja e punimeve, koncesionari i rrugës ka deklaruar të kryera më shumë se një të katërtën e punës, ndërsa buxheti i shtetit i disbursoi në janar 2.5 miliardë lekë, kësti i parë nga 13 këste të planifikuara.

 

 

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duke inspektuar punimet në rrugën e Arbrit. Foto: Facebook/Ministria e Infrastrukturës.

Qeveria shqiptare disbursoi këstin e parë të kontratës koncesionare të Rrugës së Arbrit në masën 2.5 miliardë lekë më 21 janar 2019, pasi kompania Gjoka 87 deklaroi se kishte përfunduar 7 miliardë lekë punime ose mbi 25% të kontratës, bëhet e ditur nga të dhënat e degës së thesarit dhe dokumentet e marra nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi.

Pagesa u krye me firmë të ish-Ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili dorëzoi detyrën vetëm pak ditë pasi firmosi urdhrin për kryerjen e pagesës.

Punimet për rrugën e Arbrit, e cila duhet të lidhë Tiranën me Dibrën, nisën zyrtarisht në qershor 2018 pasi qeveria nënshkroi kontratën koncesionare përmes miratimit të një ligji special në Parlament për negocim të drejtpërdrejtë të kontratës me kompaninë Gjoka Konstruksion. Kontrata [link], parashikon punime me vlerë të përgjithshme prej 33.6 miliardë lekësh, ndërsa buxheti i shtetit pritet të paguajë në total 40.3 miliardë lekë sipas vlerësimit të Ministrisë së Financave në dokumentin e investimeve publike, të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. [Link]

Kontrata, e cila është pjesërisht publike dhe pjesërisht konfidenciale, parashikon që koncesionari të paguhet në fund të vitit të parë pasi kontrata është bërë efektive, në rast se ka kryer më shumë se 20% të volumit të punimeve.

Njësia e Zbatimit të Projektit njoftoi Ministrinë e Infrastrukturës më 11 janar 2019 se kompania ka lëshuar fatura tatimore çdo muaj dhe kompania mbikëqyrëse, e cila filloi punën zyrtarisht në nëntor 2019, ka kryer verifikimin e punimeve dhe ka firmosur vërtetësinë e situacioneve. [Link raporti].

Pesë ditë më vonë, më 16 janar 2019, Gjiknuri firmosi urdhrin për kryerjen e pagesës së këstit të parë. [Link shkresa]

Gjoka 87 është kompania e posaçme e krijuar në prill 2018 për zbatimin e kontratës së koncesionit. Ajo u krijua fillimisht me një kapital themeltar prej 80 milionë lekësh, ndërsa në korrik mori një kredi me vlerë 9.5 miliardë lekë nga banka BKT.

 

Etiketa: 21 janarBelinda BallukuBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitDamian GjiknuriFacebookGjokaGjoka 87Gjoka KonstruksionkrediMASparlamentPunëQeveriaQeveria shqiptareRaportiSHshqipshqiptareTiranë
Tjetri
Rrihet për shkak të detyrës një doktor në Lezhë

Rrihet për shkak të detyrës një doktor në Lezhë

photo 2026 06 29 20 51 28

‘Fletrrufe digjitale’: Shënjestrimi i protestuesve nga Edi Rama ngre shqetësime

09:27 | 02/07/2026
mbledhje e klgj

KLGJ e paqartë për kriteret e përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave

18:49 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 12 27 10

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

16:17 | 01/07/2026
lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

15:39 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 10 22 02

Aktvistët dorëzojnë në SPAK “The Albanian Files: Freedom and Architecture”

15:23 | 01/07/2026
copenhagen competitiveness summit

Evropa s’e ka luksin të humbasë edhe një vit tjetër

14:23 | 01/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.