AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama sfidon Brukselin dhe zgjedh bashkëpunëtoren e ngushtë në krye të AMA

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Armela Krasniqi. Foto: LSA

Bashkimi Evropian, OSBE, Britania e Madhe dhe një sërë organizatash dhe ekspertësh vendës dhe ndërkombëtarë i kërkuan parlamentit të kontrolluar nga kryeministri Edi Rama të mos zgjedhin një person me anësi të dukshme politike në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive. Përkundër kësaj, parlamenti zgjodhi Armela Krasniqin, një bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës në krye të një institucioni që duhet të jetë i pavarur.

Armela Krasniqi

Maxhoranca socialiste e kryeministrit Edi Rama sfidoi hapur këshillat e Bashkimit Evropian, të OSBE-së dhe të Britanisë së Madhe duke votuar të mërkurën më 7 gusht Armela Krasniqin, një ish-zëdhënëse e Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës në atë që kritikët e kanë quajtur një kapje të një institucioni të pavarur nga partia në pushtet.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha vuri në dukje kërkesat e përsëritura të partnerëve evropianë të vendit për ta shpallur zgjedhjen e Krasniqit “një harbutëri”.

Mëngjesin e së mërkurës, zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë i bëri thirrje parlamentit të mos e votojë sot zgjedhjen e kreut të AMA duke theksuar nevojën për institucione të pavarura. Pak më vonë ishte zyra e OSBE-së ajo e cila bëri thirrje për AMA të pavarur ndërsa Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar iu bashkua duke kërkuar AMA të pavarur dhe profesionale.

“Ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me emërimin gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar,” thuhet në njoftimin e BE-së, publikuar në rrjetin social Tëitter.

“kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm,” deklaroi zyra e OSBE-së.

“Autoritetet rregullatorë të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave. Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike,” deklaroi ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Kuvendi i Shqipërisë hapi thirrje për kandidatë për kryetarë të AMA majin e kaluar duke krijuar një situatë të cilën ekspertët e medias e konsideruan si të papërshtatshme për të garantuar procedura të rregullta. Kjo për shkak se disa deputetë që dikur i përkisnin opozitës parlamentare kanë kaluar tashmë në rradhët e maxhorancës ndërsa ligji për Median Audiovizive mbart formula të tilla që kërkojnë opozitë parlamentare për të pasur një proces të rregullt. Në një rast flagrant, në shkurt, parlamenti zgjodhi anëtarë të rinj në bordin e Radio Televizionit Publik. Dokumentet parlamentare tregojnë se deputeti Klajdi Qama “kreu rolin e pakicës parlamentare” dhe skualifikoi dy nga katër kandidatët garues. Formula me skualifikim nga opozita është parashikuar në ligjin e Medias Audiovizive në mënyrë që opozita të mund të përjashtojë personat që ajo i sheh si më pranë qeverisë në garë. Por fakti është që deputeti Qama, vetëm pak javë pasi ushtroi funksionin e opozitës, garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Duket se kjo është arsyeja se pse Bashkimi Evropian bëri thirrje që diskutimi mbi kreun e ri të AMA të mund të shtyhet për në shtator.

Socialistët nuk komentuan mbi kërkesën e BE-së për shtyrje por kjo është hera e dytë në më pak se dy vjet që ata votojnë në mënyrë eksplicite kundër Brukselit. Herën e kaluar, në vitin 2018, ata votuan një ligj kontrovers që synonte të rregullonte median online kundër kërkesës eksplicite nga Brukseli për të mos e bërë.

Ligji në fjalë synonte mes të tjerash që institucioni i Autoritetit të Medias Audiovizive të mbikëqyrte median online me fuqi për të urdhëruar heqje shkrimesh nga publikimi dhe për të vendosur gjoba. I prezantuar nga kryeministri Edi Rama si një “ligj anti-shpifje” ai u konsiderua si një ligj që synon t’i mbyllë gojën kritikëve të qeverisë dhe të ndalojë denoncimin e akteve të mundshme korruptive. Ligji në fjalë u bllokua nga presidenti Ilir Meta dhe u rikthye në parlament. Socialistët nuk e votuan rrëzimin e dekretit të Metës pasi një opinion shumë kritik i Komisionit të Venecias vuri në dukje se si një ligj i tillë mund të përdoret nga politikanët dhe oligarkët për t’i mbyllur gojën kritikëve. Kryeministri Edi Rama deklaroi në një rast se është tërhequr nga ligji në fjalë por formalisht ligji vijon të jetë në axhendën e punimeve parlamentare dhe nuk është tërhequr ende zyrtarisht.

AMA është konsideruar gjerësisht si një institucion i varur politikisht, ku partitë e ndryshme politike delegojnë mbështetës të vetët në bordin e saj. Megjithatë, emërimi i një bashkëpunëtoreje të ngushtë të një kryeministri përbën një tejkalim të ri në partitizimin e një institucioni i cili ligjërisht duhet të jetë i pavarur nga palët politike.

Etiketa: AMAArmela KrasniqiBashaBashkimi EvropianBEBritania e MadheBrukselideputetEdi RamEdi RamaIlir MetakandidatëtKryeministri Edi RamakryetarKuvendiLigjLulzim BashaMaxhorancaMetaOligarkëOpozitaOSBEparlamentPartiaPartisë SocialistePunëRamaSHShpifjeshqipshtatorShtyrjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Skeda e pasurisë – Arben Smaçi – prokuror i Prokurorisë Shkodër

Skeda e pasurisë – Arben Smaçi – prokuror i Prokurorisë Shkodër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.