AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rimëkëmbja ekonomike shtyhet për vitin 2019

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gent Sejko. Foto Kortezi: Banka e Shqiperise

Duke shprehur çudi për ecurinë e dy treguesve kryesorë ekonomikë gjatë muajve të fundit, BSH njoftoi se “ka shtyrë në kohë” prognozën për rikthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe paralajmëron ulje të mëtejshme të interesit bazë në ekonominë shqiptare.

Gent Sejko. Foto Kortezi: Banka e Shqiperise

Që prej dekadash, një ligjësi qeveris botën ekonomike. Kjo ligjësi thotë se kur ekonomia rritet, interesat që banka qendrore zbaton në marrëdhëniet e veta me bankat e nivelit të dytë rriten gjithashtu. Anasjelltas, kur ekonomia është në ngadalësim apo në rënie, banka qendrore i ul interesat. Kjo ndodh për shkak se rritja ekonomike, kur është e shëndoshë, automatikisht shkakton rritje të inflacionit dhe anasjelltas.

Ekonomia shqiptare zyrtarisht është rritur me 4.06 për qind, shifër që në mënyrë të debatuar u publikua nga kryeministri Edi Rama para se ta publikonte INSTAT. Por ndërsa ekonomia duket në rritje, treguesi tjetër, indeksi i çmimeve të konsumit, është në ngadalësim. Inflacioni mesatar vjetor gjatë tremujorit të tretë ishte 1.7 për qind, më i ulët se sa objektivi i BSH për 3 për qind. Dhe më e rëndësishmja, ky tregues ka shënuar rënie nga vlerat e dy tremujorëve paraardhës.

Kjo është një kontradiktë me ligjësinë e ekonomiksit që u shpjegua më sipër. Në rast se ekonomia me të vërtetë po rritet, siç tregojnë shifrat e lexuara nga kryeministri dhe të certifikuara nga INSTAT, atëherë inflacioni duhej të rritej gjithashtu. Në pamundësi për t’i dhënë një shpjegim bindës këtij fenomeni, Banka e Shqipërisë në deklaratën e fundit për shtyp të publikuar të mërkurën thotë: “Kjo tendencë divergjuese, e raportuar edhe në dy komunikimet e mëparshme të politikës monetare, tregon se ekonomia shqiptare vazhdon të operojë nën potencial dhe se inflacioni vazhdon të mbetet objekt i goditjeve të vazhdueshme të ofertës”.

Deklarata shton se BSH nuk mendon se ekonomia po përkeqësohet, ose së paku shifrat mbi PBB-në e tregojnë këtë, por inflacioni më i dobët nga sa pritej ka “shtyrë në kohë vlerësimin tonë për kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv”. Parashikimi i mëparshëm “për rikthimin e ekonomisë në ekuilibër” jep parashikimin se kjo gjë do të ndodhte “në fund të vitit 2018“. Parashikimi i ri i BSH është rikthimi në ekuilibër “brenda gjashtëmujorit të parë 2019”. Ekuilibri, i cili është objektivi ekzistencial i BSH, është rritje ekonomike reale 4 për qind në vit me normë inflacioni rreth 3 për qind.

“Përmirësimi i aktivitetit ekonomik në vend e ka sjellë ekonominë shqiptare më pranë ekuilibrit, e ilustruar kjo nga rënia e normës së papunësisë dhe nga tendenca rritëse e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve nga biznesi. Megjithatë, ekonomia shqiptare vazhdon të operojë ende poshtë potencialit, çka vijon të frenojë presionet për rritje të pagave dhe të kostove të prodhimit,” deklaroi guvernatori Gent Sejko në konferencën për shtyp të së mërkurës.

Fundi i një krize në kushte teorike është dita kur banka qendrore vendos të ndryshojë krahun e politikës monetare nga lehtësuese, në shtrënguese. Por dukshëm, rritja ekonomike e deklaruar aktualisht nuk e ka bindur Këshillin Mbikëqyrës të BSH se kriza ka kaluar. Përkundrazi, në një ndërhyrje të pazakontë, në fund të deklaratës së tij, Sejko paralajmëroi dy gjëra të tjera: e para, rreziqet për rënie ekonomike po shtohen dhe e dyta; BSH është e gatshme që të lehtësojë edhe më tej politikën e vet monetare.

“Balanca e rreziqeve mbi parashikimet tona po vijon të zhvendoset në kahun e poshtëm, si në afatin e shkurtër dhe në atë të mesëm. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë se, në rast të materializimit të goditjeve të mëtejshme apo të ndikimit të mundshëm negativ të tyre mbi pritjet për inflacionin, përmbushja e objektivit të inflacionit mund të kërkonte një qëndrim edhe më akomodues të politikës monetare”, thotë BSH.

Norma e interesit të zbatuar nga Banka e Shqipërisë për kreditë që i jep apo depozitat që i pranon bankave të nivelit të dytë është barometri orientues për të gjitha llojet e interesave, nga interesat e depozitave te ato të kredive apo të borxhit publik. Aktualisht norma bazë e interesit të BSH është 1.25 për qind interesi i depozitës njëditore është 0.25 për qind dhe i kredisë njëditore është 2.25 për qind. Bankat e nivelit të dytë dhe operatorët e tjerë ekonomikë shohin nga këto tregues për të marrë pozicionin e vet në treg. Aktualisht interesat e depozitave që bankat ofrojnë për kursimtarët janë në minimum histori dhe interesat e kredive janë gjithashtu nga më të ulëtat. Megjithatë, kredia nuk është rritur siç supozohej se duhej të rritej nëse shohim interesat e ulëta.

Banka qendrore zakonisht duhet të zgjedhë nëse do t’i ndryshojë interesat në mënyrë të papritur apo do të menaxhojë pritshmëritë. Dukshëm, Këshilli Mbikëqyrës i BSH u përpoq në deklaratën e fundit të bëjë këtë të dytën. BSH premtoi se nuk do t’i rrisë interesat së paku deri në fund të vitit 2018, ndërsa në rast se konsumi dhe inflacioni nuk do të rriten, atëherë ajo mund t’i ulë interesat edhe më tej nga sa i ka. Në kushte teorike, kjo do të thotë se bankat do të duhet të nxiten të japin kredi ndërsa bizneset e konsumatorët mund ta gjejnë me leverdi të marrin kredi. Në kushtet praktike të Shqipërisë nuk jemi shumë të sigurt për këtë. Bankat duket se kanë frikë të japin kredi te bizneset e mëdha, të cilat zakonisht nuk i kthejnë ndërsa për biznesin e vogël e të mesëm, për sa kohë nuk ka konsum nga popullsia është e palogjikshme të marrësh kredi për zhvillimin e biznesit. Nga ana tjetër, megjithëse interesat e kredisë janë të ulëta, bankat duket se kanë shtrënguar kritere të tjera për të dhënë kredi nga pasiguria e moskthimit dhe mosekzekutimit të kolateraleve. Duke kuptuar këtë realitet që nuk menaxhohet dot nga politika monetare, BSH duket se i bën thirrje bankave të rrisin kreditimin.

“Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e kërkesës për kredi duhet të ndiqet nga politika më të favorshme dhe largpamëse kreditimi nga sektori bankar”, thuhet në deklaratë. “Në të kundërt, zhbalancimi i mëtejshëm i kërkesës dhe ofertës për kredi do të frenonte ritmin e rritjes ekonomike dhe do të ishte një mundësi e humbur për sektorin bankar”, argumenton B SH. Por se sa do ta ndjekin bankat këtë këshillë, kjo mbetet për t’u parë.

Etiketa: BankatEdi RamaEkonomiaEkonomia shqiptareGent SejkoIndeksiInflacioniINSTATKonsumikredikrediaKrizakrizeKryeministri Edi RamaLigjNorma e interesitParaPBBRamaRritja ekonomikeSejkoSHshqipshqiptareTregulje
Tjetri
Mësymja e Lazaratit nuk e ndal kultivimin e kanabisit në Shqipëri

Prokuroria përfshin veç Tahirit edhe një ish-oficer policie në dosjen Habilaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.