AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rrjeti i Jurgen Mollës dërgohet në gjyq për 4 episode të trafikut të heroinës

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të pandehurit Jurgen Molla dhe Anesti Koromani. Foto:Policia e Shtetit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për 10 të pandehurit e trafikut ndërkombëtar të drogës, mes të cilëve shqiptarë, kosovarë dhe turq, të cilët akuzohen për “trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Të pandehurit Jurgen Molla dhe Anesti Koromani. Foto:Policia e Shtetit

Një vit e gjysmë pas operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit të trafikut të drogës të drejtuar nga Jurgen Molla, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjykatë 10 të pandehur, të cilët i akuzon për katër episode të trafikimit të heroinës dhe llojeve të tjera të narkotikëve.

Sipas kërkesës për gjykim, një kopje e së cilës disponohet nga BIRN, të pandehurit nga Shqipëria-Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri, Anest Koromani, Klaudio Veizaj dhe Orges Myftaraj, ata nga Kosova; Arif Çiço, Blerim Ukimeraj dhe Elmi Thaqi si dhe të pandehurit turq, Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir akuzohen për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Kodi Penal parashikon dënime nga 7 deri në 20 vjet burg për veprat e mësipërme penale.

Të pandehurit e këtij procedimi penal janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të arrestuarish, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në linjën Turqi-Kosovë/Greqi-Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015-2016.

Në korrik 2016, Policia shqiptare deklaroi se në kuadër të operacionit “Ballkan” ishin arrestuar 30 persona dhe 23 të tjerë ishin shpallur në kërkim në Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. Megjithatë, një pjesë e të pandehurve po ndiqen penalisht në vendet ku janë arrestuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në Gjykatë një sërë provash materiale kundër të pandehurve, së bashku me 189 CD me përgjime telefonike.

Sipas kërkesës për gjykim, provat e mësipërme vërtetojnë se Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani kanë luajtur rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut të drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.

Para se të arrestohej, Molla njihej si biznesmen në Lezhë me një aktivitet të zgjeruar në fushën e ndërtimit. Në njërin prej përgjimeve të dhjetorit 2015, Molla mburrej se kishte paguar 150 mijë euro për transferimin e një prokurori nga Krimet e Rënda në drejtim të Shkodrës, sipas një shkrimi të mëparshëm të publikuar nga BIRN.

Prokuroria rendit 4 episode të trafikut në kërkesën për gjykim, ngjarje këto të ndodhura nga qershori 2015 deri në mars të vitit 2016. Sipas saj, Arif Çiço nga Kosova, së bashku me të pandehurit turq Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir kanë luajtur rolin e ndërmjetësit në sigurimin e heroinës, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë pasur role ndihmëse.

“Gjatë muajit qershor 2015, shtetasit Jurgen Molla, Arif Çiço dhe Abubekir Tuncdemir kanë realizuar një sërë takimesh në Kosovë dhe në Shqipëri, në funksion të arritjes së një marrëveshjeje për trafikimin e një sasie heroine…,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Sipas hetimit, bëhej fjalë për një sasi prej 15 kilogramë e 224 gramë heroinë dhe pas arritjes së marrëveshjes, Molla dyshohet se ka dërguar në Prizren të besuarin e tij, Orges Myftaraj së bashku me 230 mijë euro si garanci për pagesën.

Prokuroria shton më pas se Molla ka udhëtuar drejt Patokut në Laç, ku është takuar me Arben Prendin-shofer kamioni dhe e ka paguar 8 mijë euro për transportin. Telefonatat e përgjuara mes të dyshuarve tregojnë se heroina ndodhej e magazinuar në afërsi të Prishtinës.

Më 29 qershor 2015, Policia arrestoi në pikën kufitare të Morinit Prendin dhe në kamionin e tij u gjendën 15 kilogramë e 224 gramë heroinë. Një vit më pas, Prendi u dënoi me 14 vjet burg në një proces të mëvetshëm.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Molla i është rikthyer komunikimeve me ndërmjetësit Arif Çiço dhe Abubekir Tuncdemir në fund të tetorit 2015 për trafikimin e një sasie tjetër heroine.

Shtetasi turk arriti të trafikonte 15 kilogramë heroinë nga Turqia në Selanik, ndërsa Jurgen Molla ra dakord të merrte një sasi prej 5 kilogramësh, për të cilën kërkoi ndihmën e Shyqyr Kotorrit dhe rrjetit të tij në Greqi.

“Si rrjedhojë e bashkëpunimit të Policisë Shqiptare me zyrën e DEA-s në Greqi dhe policinë greke, u arrestuan dy korrierët turq, shtetasit Erol Belir dhe Songul Erek, të cilëve iu sekuestrua një sasi prej 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë,” thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Dy episodet e tjera të trafikut kanë ndodhur në dhjetor 2015 dhe mars 2016, ku policia ka arritur të sekuestrojë sasi më të vogla droge në Greqi, bashkë me arrestimin e 8 personave si dhe në Shqipëri.

Etiketa: BallkanBashkimit EuropianBIRNBiznesmenBullgariBurgDEADrogeEurogjykimGjyqGreqiheroineHetimetKodi PenalKosovaMaqedoniMollaNarkotiknarkotikëParaPoliciaPolicia e ShtetitProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSHShofershqipShqipëriShqipëriashqiptareTrafikTurqiTurqia
Tjetri
‘Vespistët’ në Shqipëri i qëndrojnë besnikë ikonës italiane të motorëve

'Vespistët' në Shqipëri i qëndrojnë besnikë ikonës italiane të motorëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.