AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shkencëtarët peticion kundër digës së Kalivaçit

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lumi i Vjosës. Foto: Nensi Bogdani

776 shkencëtarë nga 46 vende kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë qeverisë të ndalojë ndërtimin e digave në lumin Vjosë.

Lumi i Vjosës. Foto: Nensi Bogdani

Në një prej peticioneve më të mëdha shkencore për ujërat e ëmbla të të gjitha kohërave, 776 shkencëtarë dhe ekspertë nga e  gjithë bota i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e digave mbi lumin Vjosë.

“Vjosa, i vetmi lum i egër që na u la ashtu si u krijua nga natyra, është një lum që ja kemi borxh brezave tanë të ardhshëm,” tha profesor Ferdinand Bego nga Universiteti i Tiranës.

“Është shpëtimi i vetëm për ne dhe gjeneratat e ardhshme, të cilët do të jetojnë në këtë vend për të korrigjuar gabimet tona dhe për të rikuperuar jetën e egër të lumenjve edhe për lumenjtë e tjerë në vend,” shtoi ai.

Planet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Vjosës kundërshtohen prej vitesh nga banorët e zonës, aktivistët mjedisorë vendas dhe të huaj si dhe grupe të shkencëtarëve, të cilët e konsiderojnë Vjosën si lumin e fundit të egër në Europë që nuk duhet të cenohet nga digat.

Në vitin 2017, aktivistët mjedisorë triumfuan në gjykatë duke e nxjerrë të pavlefshme kontratën koncesionare të qeverisë për hidrocentralin e Poçemit. Megjithatë, qeveria miratoi në vitin 2017 një koncesion të ri për ndërtimin e HEC-it në Kalivaç në favor të kompanisë turke Ayen-Alb dhe kompanisë Fusha sh.p.k.

Në fund të janarit kompania Abkons – e kontratktuar nga Ayen-Alb dhe Fusha Sh.p.k,  prezantoi në Memaliaj   raportin të ndikimit në mjedis pwr hidrocentralin me fuqi të instaluar 111 MW.

“Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis i prezantuar ishte më shumë një karikaturë e një VNM-je sesa një VNM e vërtetë dhe serioze,” tha prof.Fritz Schiemer nga Universiteti i Vienës gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Tiranë.

“Monitorimet tona personale tregojnë një vlerë të madhe të ekosistemit të Vjosës. Duhen studime të mëtejshme 2-3 vjeçare si bazë për një VNM eficente,” shtoi ai.

Kundër ndërtimit të nëj dige në Vjosë është dhe prof. Klodian Skrame nga Universiteti Politeknik i Tiranës, i cili nënvizon se një risk tjetër potencial është dhe ai sizmik.

“Duke qenë se ai vend është një zonë me aktivitet  të lartë sizmik, ngritja e një dige në Vjosë do ishte një vendim tepër i gabuar”, shprehet ai.

Peticioni i drejtohet qeverisë shqiptare, përkatësisht kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Firmëtarët paralajmërojnë për rreziqet dhe pasojat e projekteve të digave të hidrocentraleve në Vjosë, si humbja e vlerave unike ekologjike, përkeqësimi i cilësisë së ujit, përkeqësimi i ujërave nëntokësorë, rreziqet e aktiviteteve sizmike, erozioni bregdetar, etj.

Megjithatë, as Kryeministri dhe as Ministria e Turizmi dhe Mjedisi ishin të gatshëm të pranonin peticionin. Në vend të kësaj, dhe në emër të popullit shqiptar, Presidenti Ilir Meta pranoi peticionin dhe përshëndeti një delegacion shkencor të premten, me 14 shkurt.

Gjatë konferencës për shtyp, të gjithë ekspertët u shprehën të gatshëm që ta mbështesin qeverinë shqiptare në lidhje me parametrat e një studimi të standardizuar dhe serioz në lidhje me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, duke theksuar se autoritetet shqiptare duhet të fillojnë një procedurë të denjë dhe të vërtetë në lidhje me projektin e Kalivaçit.

Etiketa: 111aktivistAktivistëBanorëBelinda BallukuBlendi KlosiEdi RamaerozioniFritz SchiemerFushaFusha sh.p.kHECIlir MetaKoncesionLumiLumi i VjosësMetaMjedisMjedisiMjedisitNensi BogdanipeticionPeticioniQeveriaRamaRaportiSHshqiptareTiranëTurizmiUniversiteti i TiranësUniversiteti Politeknik i TiranësVendimVjosa
Tjetri
‘Me dyer të hapura’: Durrsakët rikthehen në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti

‘Me dyer të hapura’: Durrsakët rikthehen në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.