AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqiptarët përballen me frikë dhe pasiguri pas mbërritjes së koronavirusit në Itali

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punonjëse duke kontrolluar temperaturën e një udhëtari në aeroportin e Rinasit të Hënën më 24 Shkurt 2020. Foto: LSA

Qeveria shqiptare këmbëngul se shqiptarët nuk kanë arsye të kenë frikë për sa kohë vendi ynë mbetet zyrtarisht i paprekur nga virusi i frikshëm nga Kina. Ndërkohë, prokuroria e Tiranës njoftoi hapje hetimesh për “përhapje paniku” ndërsa opozita sulmoi qeverinë si të papërgatitur për një situatë pandemie.

Një punonjëse duke kontrolluar temperaturën e një udhëtari në aeroportin e Rinasit të Hënën më 24 Shkurt 2020. Foto: LSA

Një pjesë e shqiptarëve duket se u mbërthyen nga paniku i përhapjes së mundshme të koronavirusit në vendin tonë, duke sulmuar farmacitë për maska dhe supermarketet për dizinfektues duarsh ndërsa virusi i frikshëm me origjinë nga krahina Vuhan e Kinës mbërriti në Itali.

Njohur zyrtarisht me emrin COVID-19, virusi ka prekur deri më 23 Shkurt 78,811 persona në të gjithë botën duke shkaktuar 2,462 të vdekur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i prekjes nga virusi vlerësohet “Shumë i Lartë” për Kinën dhe “I Lartë” për pjesën tjetër të botës.

Deri tani, dhjetë vende europiane kanë raportuar së bashku 121 raste të këtij virusi por 76 nga këto janë në Itali, vendi me të cilin Shqipëria ka lidhje të shumëfishta.

Në Tiranë, si pasojë e frikës ndaj virusit, shkolla private Udha e Shkronjave njoftoi ndërprerjen e procesit mësimor për dy javë mëngjesin e së hënës. Por vetëm një orë më pas, Ministrja e Arsimit Besa Shahini kërcënoi shkollën me heqje të licencës dhe rekomandoi që drejtuesit e saj të hetoheshin nga sistemi i drejtësisë për përhapje paniku.

Për kërë shkak, shkolla tërhoqi vendimin e saj duke shkruar në faqen e vet në Facebook: “Për shkak të dhunimit tepër të rëndë të Ministrisë së Arsimit që, në debat për masat e arsyeshme në dobi të shëndetit të nxënësve, të marrë nga ana jonë në konsultim me prindërit, me 100% të prindërve, në përputhje me çfarë udhëzon OBSH-ja, përdor si mjet kërcënimin mbylljen e shkollës, jemi të detyruar të ANULLOJMË VENDIMIN TONË dhe nesër TË FILLOJMË PËRSËRI mësimin në shkollë. Zoti na ruajtë.”

“Midis SHËNDETIT dhe ANTIPANIKUT ministria zgjodhi fushatën antipanik,” shtuan drejtuesit e shkollës në deklaratë.

Prokuroria e Tiranës duket se nuk priti gjatë për të reflektuar mbi këtë situatë. Ajo njoftoi menjëherë hapjen e hetimeve për “përhapje paniku”.

“Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme”, deklaroi ajo pa iu referuar ndonjë rasti konkret të dyshuar.

Opozita ndërkohë kritikoi qeverinë për mungesë përgatitjeje ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shfaq në Aeroportin e Rinasit duke parë kontrollet e temperaturës që po u bëhen një pjesë të udhëtarëve që vijnë nga Italia. Edhe ajo argumenton se aktualisht në vend po qarkullojnë informacione të rreme, por pa thënë se cilit informacion i referohet konkretisht.

“Ftoj qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që qarkullojnë duke marrë në konsideratë vetëm informacionet zyrtare,” deklaroi ajo.

Ndërkohë në Itali koronavirusi ka shkaktuar bllokim të jetës normale në shumë qytete të vendit. Pasditen e së Hënës në këtë vend u shënua viktima e pestë. Një i moshuar 88 vjeç humbi jetën nga virusi në qytezën Caselle Landi, 70 kilometra larg Milanos. Qeveria e Italisë miratoi një dekret-ligj, ekuivalenti në shqip i Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, me anë të së cilit urdhërohet ndalimi i manifestimeve, protestave apo aktiviteteve kulturore masive në qytezat e prekura nga virusi. [Link] Autoritetet thonë se kanë përgatitur 3 mijë shtretër në baza ushtarake në rast se do të nevojiten për të mjekuar të prekurit.

Bursat në të gjithë botën kanë pësuar rënie të ndjeshme si pasojë e  bindjes mes investitorëve se koronavirusi do të shkaktojë probleme të konsiderueshme ekonnomike nga ngadalësimi apo mbyllja e aktivitetit ekonomik në shumë qytete.

Etiketa: Besa ShahinibllokimCOVIDCOVID-19FacebookItaliItaliaKinaLigjMaskaOBSHOgerta ManastirliuOpozitapanikupasiguriProkuroriaProkuroria e TiranësQeveriaQeveria shqiptareSHshkollashqipShqipëriashqiptareTiranëviktima
Tjetri
Gjyqtarja Irena Gjoka përballet në KPK me pyetje mbi mosdeklarimet

Gjyqtarja Irena Gjoka përballet në KPK me pyetje mbi mosdeklarimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.