AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Anton Martini –kandidat për SPAK

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të martën më 10 dhjetor. Procesi i vetingut për Martinin po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë emërimin në SPAK, atij i duhet të kalojë si barrierë të fundit procesin e vetingut në të dy shkallët.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Anton Martini nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Anton Martini zotëronte 250 mijë lekë kursime në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14.1 milionë lekëve me rritje mesatare vjetore prej rreth 993 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria e Martinit përbëhet nga një apartament me vlerë 12.3 milionë lekë, likuiditete bankare prej 906 mijë lekësh, kursime në cash prej 700 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27 milionë lekë. Rreth 76% e të ardhurave kanë si burim pagën e Z.Martini si prokuror, ndërsa paga e bashkëshortes zë 21% në buxhetin e familjes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përdorimin e një kredie të butë për strehim si dhe transaksionet e kryera për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2007, Martini ka përfituar një kredi prej 5 milionë lekësh për strehim, por e ka investuar atë në blerjen e bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë deri në vitin 2015.

Në vitin 2015, Martini ka nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje për blerjen e një apartamenti me vlerë 90 mijë euro dhe deklaron se ka shlyer këstin e parë prej 50 mijë eurosh me paratë e kredisë së marrë në vitin 2007 si dhe kursimet familjare, ndërsa detyrimi ndaj kompanisë ishte 40 mijë euro.

Në vitin 2016, subjekti deklaron marrjen e një kredie të dytë prej 5 milionë lekë me shënim “për blerje apartamenti”, ndërkohë që në të njëjtën deklaratë periodike nuk specifikohet pagesa e detyrimit prej 40 mijë eurosh mbetur ndaj kompanisë së ndërtimit.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëAnton MartiniBIRNblerjeEtleda ÇiftjaEuroGenta Tafa BungoGjyqgjyqtarILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikrediPamela QirkopasuriaProcesi i vetingutprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Krimeve të Rëndaraportreporterreporter.alSHShkodërshqipSkedaSPAKVendim
Tjetri
Organizatat ndërkombëtare përsërisin thirrjen për ndalimin e “paketës antishpifje”

Organizatat ndërkombëtare përsërisin thirrjen për ndalimin e "paketës antishpifje"

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.