Pasi ka kaluar gjysmën e jetës së tij në një kamp pune, 71-vjeçari Lavdrim Ndreu nuk dukej i shqetësuar nga historia e apartamentit të tij.
Atij nuk i interesonte që dhoma e tij e vogël e gjumit ka shërbyer si tualeti i ekipit të futbollit Partizani, ose që pjesa tjetër e ndërtesës ka qenë përdorur si kaldajë e klubit sportiv.
Ai ishte thjesht i lumtur që ishte një njeri i lirë dhe me një shtëpi të re. “Ishte sikur të lindja sërish,” thotë ai, teksa kujton ditën kur u shpërngul në atë ndërtesë.
Ndërsa dëgjoja Lavdrimin atë të shtunë pasdite me diell, fillova të mendoja mbi përkufizime të tjera të lumturisë të shprehura nga njerëz që kanë qenë të burgosur për një kohë të gjatë gjatë periudhës së Shqipërisë komuniste.
Pjetër Arbnori, një shkimtar që ka qenëi burgosur për 25 vjetë, më ka treguar për kënaqësinë e marrjes së një luge më shumë sheqer sesa racioni i parashikuar. Ndërkohë që, siç thoshte ai, as një mijë kile sheqer nuk do të kishin ngritur moralin e një personi të mërziturnë botën jashtë mureve.
Lavdrimi u rrit dhe u moshua në një kamp pune. Ai u martua dhe u bë baba në një kamp internimi ku dërgoheshin shqiptarët e dënuar si armiq të regjimit komunist.
Ai ka pasur një jetë të vështirë, ku kujtimet e bukura lidheshin me ato lugët shtesë me sheqer. Si njëi burgosur, kënaqësia e tij lidhej me sigurimin me raste të një litri qumësht për fëmijët e tij dhe me gjetjen e ilaçeve të duhura kur ata ishin sëmurë.
Si një njeri i lirë, në fillim të viteve 90, ai u përqendrua në ndërtimin e një anijeje me të cilën ai shpresonte se do të mund të ikte në Itali. Ai gjithashtu ndihej i kënaqur teksa kthente pjesë të godinës së vjetër të kaldajës në shtëpi për familjen e tij.
Jeta e tij nuk ka qenë pa hidhërime të thella. Vajza e tij vdiq nga një virus kur ishin në kamp. Dëshira e saj e fundit kishte qenë për një lugë kos, por ai nuk kishte mundur t’ia siguronte. “Trokita në të gjitha dyert e komshinjve,” thotë aii përlotur nga kujtimet. Babai i tij ka vdekur gjithashtu në kamp, pasi kaloi aty shtatë vjetë si i burgosur.
Lavdrimi është ende në pritje që qeveria t’i njohë të drejtën e tij mbi pronën për ndërtesën qëiështë bërë shtëpi gjatë 20 viteve të fundit. Ai e ndan ndërtesën me të tjerë ish të burgosur – “Kushërinjtë e mi të kampit”, siçi quan ai.
Pavarësisht se diktatura komuniste në Shqipëri ka rënë rreth 20 vjet më parë, Lavdrimi dhe komshinjtë e tij nuk kanë arritur t’i arratisen të kaluarës së tyre. “Ti e sheh, jetët tona nuk kanë ndryshuar shumë qysh atëherë,” thotë ai. Po edhe teksa ankohet, ai flet në mënyrë të përmbajtur, si një njeri i mësuar me shumë më keq.