AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Të gjitha kostot e tërmetit janë të përballueshme me përjashtim të keqqeverisjes

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pallat i dëmtuar nga tërmeti në Durrës | Foto : LSA

Pasi Shqipëria varrosi viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, sfida bëhet serioze sa i përket ndihmës së menjëhershme për familjet e dëmtuara si dhe për financimin e rindërtimit të banesave të humbura. Këto janë disa mjete që Shqipëria ka në dispozicion për të financuar rindërtimin.

Shtëpi të shembura e të dëmtuara në zonën e Durrësit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, me magnitude 6.4 ballë. | Foto : LSA

Shqipëria varrosi të dielën një pjesë të 50 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe i dha fund zyrtarisht operacionit për kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja. Në këtë pikë, sfidat kryesore janë ndihma e menjëhershme për familjet e pastreha dhe hartimi i planeve pak më afatgjata për rindërtim.

Shqipëria, njësoj si çdo vend sovran, ka një numër opsionesh në dispozicion mbi mënyrën se si mund të përballojë kostot e menjëhershme për ndihmën e familjeve të pastreha si dhe koston më afatgjatë për rindërtimin e pallateve dhe banesave të shembura. Deri më tani, qeveria shqiptare nuk ka bërë të ditur se çfarë ka në mendje të bëjë, me përjashtim të hapjes së llogarive bankare për pranimin e donacioneve. Këto donacione, ndonëse janë të domosdoshme për të ndihmuar familjet në nevojë në fazën e parë të emergjencës, pra furnizimin e familjeve me veshje, ushqime, çadra e batanije; ndihmat vështirë se janë të mjaftueshme dhe në një farë mase, nuk janë as shumë të nevojshme, për fazën e gjatë të rindërtimit.

Kostoja e përgjithshme e rindërtimit është e vështirë të vlerësohet në kushtet aktuale, kur nuk është e qartë se sa është numri i pallateve të pabanueshme. Megjithatë, dëme në rendin e qindramilionë eurove nuk janë të papërballueshme për gjendjen ekonomike të sotme të Shqipërisë, në rast se tërmeti nuk shoqërohet edhe me keqqeverisje dhe abuzim me fondet e me prokurimet e rindërtimit.

Qeveria mund të përdorë: 1) rritje të borxhit publik; 2) rritje të përkohshme të taksave;  3) t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të bëjë emision monetar; 4) të përdorë një pjesë të rezervës valutore të vendit; 5) një kombinim të këtyre masave më sipër.

Le ta nisim nga e përgjithshmja: Shqipëria ka një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 11 miliardë eurosh në vit. Nga kjo shumë dalin të gjitha paratë tona, pagat, fitimet e kompanive, taksat që mbledh buxheti i shtetit për shërbime publike. E thënë ndryshe, puna jonë dhe puna e emigrantëve që sillet në Shqipëri në formë remitancash krijon vlerë të shtuar 11 miliardë euro në vit. Pikërisht nga kjo shumë përgjatë dy apo tre viteve të ardhshme do të duhet të dalin paratë për të paguar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Duke qenë se ne nuk e dimë se sa janë kostot e tërmetit, po shqyrtojmë tre mundësi. E para, që kostot janë relativisht të ulëta në rendin e 200 milionë eurove; e dyta, që kostot janë relativisht të larta, në rendin e 1 miliardë eurove dhe; e treta, që kostot janë në rendin e shifrës marramendëse prej 2 miliardë eurosh.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, kjo do të thotë kosto nga 1.8 deri në 18% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Opsioni i parë, zhvendosje fondesh nga koncesionet kontroverse te rindërtimi

Në rast se kostot janë 200 milionë euro, qeverisë i mjafton të pezullojë apo të shtyjë për më vonë disa projekte koncesionare shumë të debatueshme dhe thellësisht të paarsyeshme edhe në kohë pa tërmet, për të drejtuar fondet te rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti.

Ligji për Buxhetin e Shtetit ka një listë të këtyre projekteve nga të cilat është shumë e lehtë të zgjedhësh se çfarë mund të shtysh për më vonë: Milot – Balldre është një projekt autostrade me kosto të planifikuar 32 miliardë lekë ose 270 milionë euro dhe që synon ndërtimin e një rruge prej vetëm 17 kilometrash të gjatë. Kjo është një nga shumë projektet e infrastrukturës, të cilat që para tërmetit ishin kontroverse dhe të paarsyeshme. Anulimi i kësaj kontrate tashmë që ajo nuk ka nisur ende është një hap shumë i logjikshëm për të siguruar fonde për rindërtimin. Por Milot – Balldre është larg të qenit e vetmja. Nëse kostot e rindërtimit nga tërmeti janë më shumë se sa kaq, kemi projekte të tjera që mund të anulohen: 1. Rruga Orikum Dukat, kostoja 83 milionë euro. 2. Incineratori i Tiranës, kostoja e paidentifikuar. 3. Incineratori i Fierit, kostoja e paidentifikuar. 4. Unaza lindore e Tiranës, kostoja 38 milionë euro. Në veçanti, anulimi i dy koncesioneve të rrugëve është veprim i logjikshëm për shkak se këto projekte nuk kanë nisur të zbatohen.

Opsioni i dytë, shtimi i borxhit publik/rritje taksash

Në rast se zhvendosja e fondeve nga koncesionet te rindërtimi nuk mjafton, qeveria ka mundësi të rrisë borxhin publik. Aktualisht ky borxh është në nivelin rreth 65% e PBB-së, shifër sakaq e lartë. Por për fat, interesat e këtij borxhi aktualisht janë të ulëta, pranë minimumit historik, kështu që rritja e këtij borxhi me, fjala vjen, nga 65 në 70%, mund të sjellë 550 milionë euro para të thata për të financuar rindërtimin. Natyrisht që nëse borxhi rritet, taksat mbi shqiptarët duhet të rriten gjithashtu për të shlyer këtë borxh. Një veprim i arsyeshëm është rritja e përkohshme e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për së paku 2 apo tre vjet. Shqiptarët paguajnë përmes TVSH-së afro 1.3 miliardë euro në vit ndërsa rritja e TVSH-së nga niveli aktual 20% në, fjala vjen, 22%, mund të sjellë afro 130 milionë euro të ardhura shtesë në vit. Nëse dëmet nga tërmeti janë 200 milionë euro, atëhere mjafton që TVSH të rritet në 22% për rreth një vit e gjysmë që shqiptarët të paguajnë koston e rindërtimit.

Opsioni i tretë, emisioni monetar

Shqipëria, si çdo vend sovran, ka një monedhë e cila prodhohet nga banka qendrore. Në raste ekstreme, qeveria mund t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të rrisë sasinë e lekut në qarkullim për të financuar rindërtimin. Kjo masë natyrisht që sjell zhvlerësim të monedhës kombëtare dhe inflacion. Dhe kjo masë përbën njëkohësisht një formë taksimi. Milton Friedman ka thënë në një rast se inflacioni është ajo formë taksimi për të cilën qeveritë nuk marrin miratim në parlament. Mund të duket një problem i vogël, por në krahasim me taksat e zakonshme, inflacioni është i tillë që i takson njerëzit ndërkohë që këta të fundit as që janë në gjendje të dallojnë se po taksohen.

Gjithsesi, emisioni monetar është një lloj arme veprimi në masë që i prek të gjithë, pavarësisht nëse janë të pasur apo të varfër. Në kushtet e sotme, kur leku është forcuar falë parave të bollshme të pista deri në 122 lekë për euro nga 140 që ka qenë tre vjet më parë, një emision monetar, që në gjuhën moderne njihet me termin lehtësim sasior, mund të jetë pozitiv edhe për pjesën tjetër të ekonomisë.

Opsioni i katërt, përdorimi i rezervës valutore

Si çdo vend tjetër modern, Shqipëria ka një instrument të quajtur: Rezerva valutore ndërkombëtare. Kjo është një shumë parash që menaxhohet nga Banka e Shqipërisë dhe që është akumuluar përgjatë njëzet viteve të fundit. Kjo është shuma që BSH përdor në rast krizash dhe niveli i saj llogaritet në muaj importe, d.m.th., vendi duhet të ketë aq para të kursyera sa të mund t’i lejojë vetes të paguajë katër muaj importe pa pasur asnjë burim tjetër në rast katastrofash. Në rast se dëmet nga tërmeti janë shumë të larta, atëhere qeveria mund të përdorë një pjesë të kësaj rezerve valutore. Rezerva valutore në fund të vitit 2018 ishte në masën 3.4 miliardë euro. [Shiko më shumë f. 94 të raportit vjetor të BSH]

Në rast se qeverisë i nevojiten, fjala vjen, 1 miliardë euro për rindërtimin, atëherë asaj i mjafton të përdorë më pak se një të tretën e rezervës valutore. Kjo nuk do të thotë se taksat nuk do të duhet të rriten dhe se vendi mund ta përballojë tragjedinë vetëm duke përdorur paratë e kursyera. Në rast se rezerva valutore preket për rindërtim, ajo do të duhet të plotësohet sa më parë që të jetë e mundur. Dhe e vetmja mënyrë për ta plotësuar është që të rrisësh taksat.

Ana pozitive e katastrofave natyrore është që, ndonëse burimet ekonomike duhet të zhvendosen, fjala vjen, nga koncesionet e rrugëve te rindërtimi i shtëpive, pasojat e këtij veprimi në ekonominë kombëtare janë neutrale, e ndoshta më pozitive. D.m.th., nëse betoni bëhet ndërtesa dhe jo rrugë, vlera e shtuar finale në ekonomi është njësoj. Por në rastin e ndërtesave, përfituesit janë shqiptarët e zakonshëm, gjë që nuk mund të thuhet si e vërtetë absolute në rastin e koncesioneve.

Nga një këndvështrim i përciptë, dëmet janë tërësisht të përballueshme për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare sot. Ndihmat, qofshin këto edhe prej miliona eurosh nga biznesmenë shqiptarë apo nga qytetarë të zakonshëm, janë veç një qindarkë e asaj që nevojitet dhe asgjë në krahasim me kontributin që do të duhet të japim të gjithë ne për rindërtimin e vendit. E vetmja gjë e papërballueshme është keqqeverisja. Nëse tenderët vijojnë të manipulohen trashë, apo kompani fantazmë fitojnë tenderë shumëmilionësh dhe prokuroria nuk është në gjendje të identifikojë se kush është përgjegjësi, asnjë lloj skeme financiare nuk është e mjaftueshme për rindërtimin e vendit.

Etiketa: abuzimautostradeBiznesmenBorxhibuxhetiBuxheti i ShtetitdonacioneekonomiEuroFondeInflacioniKeqqeverisjaKoncesionetkostoKrijonMASMilotOrikumPagatParaparlamentPBBprodhimProkuroriaPunaQeveriaQeveria shqiptareraportSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTaksattendertërmetTiranëTVSHUnaza
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Doloreza Musabelliu –kandidate për SPAK

Skeda e pasurisë së deklaruar –Doloreza Musabelliu –kandidate për SPAK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.