AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tre motrat e abuzuara të Lezhës strehohen, nëna vijon të jetë në situatë rruge

Elvis HilangaElvis Hila
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hyrja e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë | Foto nga : Vladimir Karaj

Shërbimi Social Shtetëror zhvendosi tre vajzat me probleme të shëndetit mendor në dy qendra të ndryshme pasditen e së enjtes ndërsa autoritetet janë ende në kërkim të një zgjidhjeje për nënën.

Hyrja e Shërbimit Social të Bashkisë Lezhë | Foto nga : Vladimir Karaj

Një nga tre motrat e një familjeje me probleme të shëndetit mendor në Lezhë, të cilat rezultojnë të abuzuara seksualisht dhe të pambrojtura nga autoritetet prej vitesh, u dërgua në një qendër sociale shtetërore në qytetin e Elbasanit ndërsa dy motrat e tjera u dërguan në qytetin e Vlorës, bëri të ditur Shërbimi Social Shtetëror.

“Në qendrat ku janë vendosur tre motrat janë hapësirat e limituara,” bëri të ditur një zyrtar i Shërbimit, i cili nuk pranoi të citohet për shkak se nuk ishte i autorizuar.

“Po mendohemi të gjejmë zgjidhje edhe për nënën e tyre,” shtoi ai.

Një investigim i BIRN afro një vit më parë bëri të ditur se tre motra me probleme të shëndetit mendor janë abuzuar prej vitesh seksualisht para syve të institucioneve shtetërore në Lezhë, të cilat e pasojnë problemin te njëra-tjetra përmes shkresave dhe ngrenë duart të dorëzuar kur pyeten nëse motrat mund të mbrohen nga shteti. [Link investigimi]

U desh një vit që Shërbimi Social Shtetëror të gjejë një zgjidhje për rastin.

Njëra nga vajzat e cila është dhe shtatzënë është strehuar në një qendër në qytetin e Elbasanit pikërisht ku ndodhen dhe dy fëmijët e lindur prej tyre, ndërsa dy të tjerat janë dërguar në një qendër tjetër, në qytetin e Vlorës.

Transferimi i tyre nga Lezha drejt këtyre qendrave është bërë pasditen e së enjtes në prani dhe të përfaqësuesve të Shërbimit Social Shtetëror dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Tre motrat janë shoqëruar edhe nga nëna e tyre e cila më pas është rikthyer sërish në qytetin e Lezhës.

Duke qene se dhe kjo e fundit ka probleme të shëndetit mendor si tre vajzat e saj, gjatë ditës së premte është parë duke ulëritur pranë ambienteve të Shërbimit Social në Lezhë.

Kjo e fundit kërkon që të qëndroje me vajzat e sajë pikërisht në qendrat ku janë vendosur, pasi kështu e konsideron veten të braktisur.

Të pyetur nga Birn pse nuk është gjetur zgjidhje për nënen e vajzave përfaqësuesit e Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë thonë janë duke kërkuar një zgjidhje pasi hapësirat në qendrat sociale janë të kufizuara.

Njëra nga motrat është aktualisht shtatzënë dhe është vendosur që të mos abortoje, ndërsa sipas të dhënave edhe 2 fëmijët e tjerë që kanë lindur janë me probleme të shëndetit mendor.

Etiketa: BIRNInvestigimLezhëParaSHVlorë
Tjetri
PD denoncon rastin “Valikaj” si tregues të kapjes së KLP nga qeveria

PD denoncon rastin "Valikaj" si tregues të kapjes së KLP nga qeveria

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.