AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Tre përdorime të fjalës sentimentalist

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
dosje
Dosje e sigurimit e fotografuar gjatë një ekspozite më 20 gusht 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Kam hasur së fundmi dy përdorime në kontekste shumë të ndryshme të fjalës sentimentalist, apo sentimentalizëm, gjë që më rikujtoi një rast të tretë, disa vite të shkuara. Çfarë do të thotë të jesh sentimental?

dosje
Dosje e sigurimit e fotografuar gjatë një ekspozite më 20 gusht 2018. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Rasti i parë ishte në një dosje  voluminoze të Sigurimit të Shtetit, quajtur Dosje Drejtimi për Internim- Dëbimet. Një sigurims raportonte përgjatë një vale masive internimesh në Tiranë në fund të viteve 1980, pasi një akt vandalizmi në një shkollë, ku në orët e vona të natës u thye shkolla, u shkruan parulla nëpër mure dhe u vandalizuan fotografitë e dikatorit. Kjo ndodhi ndërkohë që pushteti ndiente një farëlloj rezistence në rritje në popullsi, në formën e komenteve negative. Internimet u kryen në masë ndërsa në disa raste u raportuan qëndrime sfiduese nga fqinjët e të internuarve. Në një rast, fqinjët qëndruan me orë të gjata pranë familjes që po internohej. Sipas komentit të sigurimsit raportues, fqinjët u treguan sentimentalë.

Në faqen 93 të romanit Zhurma e Kohës nga Julian Barnes, fjala sentimentalizëm përdoret në këtë kontekst: 

…” Shekspiri ishte paksa naiv. Për shkak se përbindëshat e tij kishin dyshime, ëndrra të këqija, brejtje ndërgjegjeje, faj. Ata shikonin shpirtrat e atyre që kishin vrarë që ngriheshin para syve. Por në jetën reale, nën terrorin real, çfarë ishte ndërgjegjja prej fajtori? E ku ishin këto ëndrrat e makthit? Kjo e gjitha ishte sentimentalizëm, optimizëm fals, shpresë e kotë se bota mund të jetë ashtu si ne duam të jetë dhe jo ashtu siç është.”

Viti 2004 në Shqipëri. Në televizionin A1, në atë kohë në pronësi të Koço Kokëdhimës, një punëtori ndërtimi i bie të fikët në punë e sipër. Një kameraman dhe një gazetar nxitojnë për të ndihmuar. E marrin punëtorin dhe e dërgojnë në spital. Pas një vizite të shpejtë, mjeku shpjegoi se pacienti është i ri dhe i fuqishëm dhe nuk vuan nga ndonjë gjë specifike, përveç të pangrënit. Ai jep si ilaç një vakt gjelle spitali. Kameramani dhe gazetari pyesin punëtorin se si ka ndodhur që ai ka mbetur pa ngrënë deri në pikën kur i ka rënë të fikët. Punëtori thotë se ka tre muaj që nuk ka marrë pagën. Historia qarkullon nëpër stafin e vogël të televizionit, deri sa një drejtues gazetar shkon të ankohet te administratori, një ish-mësues partie i kthyer në drejtor-kapitalist, por që vijonte të mbetej nostalgjik i komunizmit. Drejtuesi gazetar shprehet i prekur nga fakti që punëtori i ndërtimit ka tre muaj pa marrë rrogën. Përgjigjja e ish-mësuesit të partisë ishte përmes një pyetjeje retorike dhe protestuese: “Ç’janë këto sentimentalizma”!!!

Një vit më vonë, drejtori komunisto-kapitalist u bë kandidat për deputet për Partinë Demokratike.

Në fjalorin shqip-shqip, fjala sentimentalizëm shpjegohet në këtë mënyrë: të qenët sentimental; qëndrim që niset nga ndjenjat; sentimentalizëm i sëmurë.

Megjithatë, nga tre kontekstet e mësipërme, të qenët sentimental rezulton se është njëkohësisht një akt i rezistencës apo një akt i protestës edhe në situatat më absurde. Fqinjët e familjes që po internohej vështirë se kishin mundësi të bënin rezistencë ndaj makinerisë së një diktature totalitare. Ata vështirë se mund të votonin kundër, ose të garonin për zgjedhje. Ata madje as nuk mund të dilnin në protestë në rrugë. Ata madje nuk kishin mundësi as të flisnin.

Sentimentalizmi i shprehur si keqardhje për fqinjin që po futej në një kamion për t’u hequr nga qyteti i vet për shkak të supozimit se përbënin një rrezik për pushtetin e disave, ky sentimentalizëm ishte i vetmi mjet për rezistencë në duart e njerëzve të mirë.

Më ngjan se është shumë mirë që njeriu të jetë sentimental, pavarësisht nëse ata josentimentalët me pushtetin e tyre të vockël e përdorin këtë term për fyerje.

Etiketa: deputetdiktaturedosjeekspozitegazetarinternimMASParaPunërrezikshkollashqipShqipëriSpitalzgjedhje
Tjetri
Dy gazetarë nën hetim në gjendje të lirë për “përhapje paniku”

Dy gazetarë nën hetim në gjendje të lirë për "përhapje paniku"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.