AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Tregu i braktisur nga blerësit u kushton shtrenjtë qytetarëve të Fierit

Fatmira BarjamingaFatmira Barjami
7 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

I ndërtuar mbi një truall privat dhe në periferi të qytetit me një fond prej 54.8 milionë lekë në kuadër të Rilindjes Urbane, tregu bujqësor konsiderohet një investim i dështuar nga tregtarët dhe konsumatorët, ndërkohë që Bashkia e Fierit vazhdon të paguajë kosto qiraje.

Një pikë shitjeje në tregun bujqësor dhe blegtoral të Fierit, i ndërtuar për 54.8 milionë lekë në kuadër të Rilindjes Urbane. Foto: Fatmira Bajrami.

Tregu i produkteve bujqësore dhe blegtorale në periferi të Fierit është i ndërtuar me fasadë prej xhami dhe 102 vende të bollshme tregtimi, por brenda tij me zor numërohen 10 tregtarë, një duzinë pulash në shitje dhe rrallë ndonjë blerës. I hapur me bujë në korrik 2017 pas një investimi prej 54.8 milionë lekësh [441 mijë euro], tregu bujqësor është i zbrazët dhe  thuajse i braktisur dy vjet më pas.

“Sot e dy vite më parë, ne jemi.. Në fillim grindeshim për vende, por sa kaloi një javë, pjesa më e madhe u larguan. Mbetëm vetëm ne hallexhinjtë, që mundohemi të nxjerrim bukën e gojës për familjet tona,” tha Kujtim Hoxha, një nga tregtarët e paktë që tenton të shesë fruta-perime në treg.

Investimi për ndërtimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale u financua nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në kuadër të programit kombëtar të Rilindjes Urbane. Ai është një ndër 28 projektet e Rilindjes Urbane për qytetin e Fierit, të cilat kushtuan së bashku rreth 24.4 milionë euro.

Ndërtimi i tregut u krye nga kompania Alb Star dhe projekti u trumbetua si mbështetje për fermerët, tregtarët dhe qytetarët e Fierit. Por ndërtimi i tij në periferi, në daljen jug-perëndimore të rrugës Fier-Levan e bën atë të vështirë për t’u arritur nga konsumatorët dhe sipas tregtarëve që e përdorin, “një investim të dështuar”.

Përveç investimit prej 54.8 milionë lekësh, Bashkia e Fierit harxhon çdo muaj para për të paguar qiranë private të truallit prej 3466 metrash mbi të cilën u ngrit tregu si dhe kosto shtesë për funksionimin dhe mirëmbajtjen e tij.

Sipas vendimit nr.74, datë 27 shtator 2016 të Këshillit Bashkiak të Fierit, qiraja u kushton taksapaguesve lokalë 346 600 lekë në muaj, me një vlerë tavan të qirasë prej 100 lekësh për metër katror. Afati i kontratës së qiramarrjes është 10-vjeçar.

Tregtarët e kontaktuar nga BIRN e quajnë të dështuar tregun dhe kritikojnë Bashkinë e Fierit se nuk e ka planifikuar siç duhet investimin dhe nuk ofron asnjë zgjidhje se çdo të bëhet më tej.

“Tregu dështoi, është e kotë, na morën në qafë. Të paktën të na kanë lënë koshat pranë, sepse kur nuk e kemi shitur mallin, në fund të ditës ta hedhim aty,” tha e irrituar për BIRN një tregtare në kushtet e anonimatit.

“Ky treg dështoi sepse është larg qytetit. Ka dyqane afër dhe për qytetarin është më mirë 10 lekë më shumë, por më afër, se të paguajë urbanin e të vijë këtu. Kjo është e gjitha, jemi në pikë të hallit,” shtoi ajo, ndërsa sqaron se vazhdon ende të qëndrojë në treg pasi “dëshiron të punojë si njeri dhe jo ta ofendojë apo t’i marrë kandarin policia”.

Kujtim Hoxha bie dakord me tregtaren, ndërsa fajëson Bashkinë se nuk ka bërë asnjë analizë para investimit.

“Jemi 5-6 veta që presim biletën [paguajnë 100 lekë tarifë në ditë]. Ka bërë një analizë bashkia që shpenzoi kaq para? Ku i del llogaria vallë”, ngre pyetje Hoxha, ndërsa shton se tregu dështoi të funksionojë pasi nuk u mendua siç duhet.

Bashkia e Fierit nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN mbi braktisjen e tregut nga tregtarët dhe qytetarët dhe investimin e shkuar dëm. Një zyrtare e Bashkisë, e cila foli në kushtet e anonimatit pretendoi megjithatë se tregu funksiononte normalisht dhe se nuk kishte asnjë plan për mbylljen e tij.

“Në orët e para të mëngjesit, këto ambiente shfrytëzohen si treg shumice nga tregtarët dhe fermerët e rrethinave të qytetit të Fierit, ndërsa gjatë ditës funksionon si treg pakice ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtarët e tjerë,” tha zyrtarja.

“Ky treg nuk do të mbyllet, pasi u vjen në ndihmë atyre që e përdorin,” përfundoi ajo.

Një pikë shitjeje për pulat e fushës dhe gjelat e detit në tregun thuajse të braktisur të Fierit. Foto: Fatmira Bajrami.
Etiketa: BashkiaBashkia e FieritBIRNEuroFierkostombështetjepaktParaPoliciaSHshtatorSTARTregTreguxhami
Tjetri
Përgjimet mbajnë “peng” gjykimin e 3 gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion

Gjyqtarët e “ El Classico ” kërkojnë pafajësi ndaj akuzave për korrupsion

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.