AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vlora, pjesëmarrje gjithnjë e më e ulët, vota gjithnjë e më shumë për PS

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qarku i Vlorës është ndoshta më kompleksi në Shqipëri, me një shtrirje gjeografike të madhe dhe me faktorë politikë të shumtë. Megjithatë, socialistët kanë arritur të fitojnë në shumicë dërrmuese në këtë qark ndërsa në zgjedhjet e së dielës, vetë kryetari i tyre Edi Rama synon të mbrojë rezultatin e së shkuarës.


Votuesit në Vlorë përgjatë viteve kanë qenë gjithnjë e më të paktë ndërsa qarku shënon një nga flukset më të larta migratore dhe emigruese në vend, pavarësisht se është i bekuar me pasuri natyrore, det, mal, fusha pjellore.

Në zgjedhjet e vitit 2017, vetëm 36% e 308 mijë banorëve me të drejtë vote doli për votime. Një arsye për pjesëmarrjen e ulët lidhet me emigrimin masiv të popullsisë, veçanërisht nga zonat me afrimitet kulturor me Greqinë si Himara, Saranda e Finiqi. Por megjithëse n vitinë 2017 në Vlorë u hodhën 12 mijë vota më pak se sa më 2013, fakti është që Partia Socialiste arriti të marrë mbi 9 mijë vota më shumë. Se nga dolën këto vota, kjo është e vështirë të dallohet.

Vlora është qarku ku një numër i lartë partish janë shfaqur si faktorë të rëndësishëm përgjatë viteve. Në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) garoi në koalicionin e PS dhe mori 6 mijë vota dhe një mandat deputeti. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), garoi në koalicionin e PD dhe mori 2300 vota, kryesisht në zonë e bashkisë Finiq dhe në Sarandë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, (PDIU), mori gati 6800 vota më 2013 në Vlorë dhe zgjodhi deputet Dashamir Tahirin.

Më 2017, votat e PDIU të Vlorës u përgjysmuan, votat e PBDNJ-së ishin pjesë e listave të PD-së ndërsa MEGA mori afro 2 mijë vota si parti garuese më vete. Partia Demokratike, e cila në ato zgjedhje garoi me listë të përbashkët me PBDNJ dhe PR, arriti të përmirësojë rezultatin e saj në krahasim me vitin 2013. Por ishte Partia Socialiste ajo që mori mbi 9 mijë vota më shumë, duke marrë 60% të votave dhe duke realizuar fitoren më të thellë në vend. Ajo u shpërblye me 8 mandate ndërsa PD mori 3 dhe LSI, 1 mandat.

Socialistët jo vetëm që fituan 8 mandate, por edhe mandati i tetë, i marrë me 8200 vota, u realizua me një distancë komode nga konkurrentët. Mandati i tretë i demokratëve u mor me mesataren 7735 vota. Për këtë arsye, Edhe mandati i nëntë i socialistëve nuk është i paarritshëm, po të mos marrim parasysh se në instancë finale, qeverisja konsumohet.

E njëjta gjë vlen edhe për Partinë Demokratike në opozitë, e cila në Vlorë ka vendosur këto zgjedhje veteranin e vet Bujar Leskaj, njeriun që surprizoi shumë në vitin 2005, kur arriti të fitojë zgjedhjet në zonën 94, e cila përfshinte një pjesë të vetë qytetit të Vlorës. Një fitore e tillë e PD-së në Vlorë në atë kohë dukej e pabesueshme duke marrë parasysh vuajtjet e qytetit gjatë trazirave të vitit të tmerrshëm 1997 dhe damkës që ajo tragjedi la mbi PD-në në Vlorë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga koha kur Leskaj fitoi mandatin në qendër të Vlorës më 2005. Ai ka kaluar mbi një dekadë si kryetar i KLSH-së në Tiranë, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai mund të ripërsërisë suksesin e vitit 2005 dhe t’i japë PD-së një mandat të katërt. PD-së i nevojiten disa mijëra vota më shumë se sa katër vjet më parë ndërsa përballë tyre, për të ruajtur mandatin e tetë, është angazhuar vetë Edi Rama, i cili paraprihet në listë nga Damian Gjiknuri në vend të shtatë. Ky i fundit, organizoi fitoren spektakolare të PS në Vlorë më 2017 si dhe fitoren famëkeqe të zgjedhjeve për kryebashkiak në Dibër më 2016, në të cilat u blenë vota dhe u shantazhuan votuesit në shkallë të gjerë. Radhitja e kandidatëve socialistë e bën pozicionin e Gjiknurit jo 100% të sigurt. Nëse PS merr shtatë mandate, Rama, i cili supozohet se do të marrë më shumë vota pëlqyese se kandidatët e tjerë të PS-së, mund të zgjedhë të zëvendësojë kandidatin më poshtë vetes, pra Gjiknurin.

Edhe në Vlorë, PS ka shënjestruar në veçanti Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo e fundit ka fituar mandat në Vlorë zgjedhjet e kaluara duke marrë 12 mijë vota, 4 mijë më shumë se sa nevojiteshin për mandatin e fundit.

Etiketa: 1997BanorëDamian GjiknurideputetEdi RamafitoreFushaHimaraIntegrim dhe UnitetkandidatëtKLSHKryebashkiakkryetarLSIpaktPartiaPartia DemokratikePartia DrejtësiPartia SocialistePBDNJPDPDIUPRPSRamaSHshqipShqipëriVloraVlorëVotavotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
“Faktori Çam” që mund të bëjë diferencë në Fier

“Faktori Çam” që mund të bëjë diferencë në Fier

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.