AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ambasada amerikane përgënjeshtron Rilindjen Demokratike, përsërit kërkesën për dekriminalizim

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu fotografuar më 19 shkurt 2015. Foto: LSA

Ambasada thotë se lista me deputetë “non grata” e publikuar te RD nuk është hartuar prej saj, ndërsa i nxit të gjitha partitë të largojnë personat e inkriminuar apo të korruptuar.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu fotografuar më 19 shkurt 2015. Foto: LSA
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu fotografuar më 19 shkurt 2015. Foto: LSA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë deklaroi sot se një listë me emra deputetësh e publikuar në gazetën zyrtare të Partisë Demokratike Rilindja Demokratike me nëntë deputetë për të cilët RD pretendonte se janë shpallur “non grata” nga ambasada, është e rreme.

PD publikoi listën me deputetë nga Partia Socialiste dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim por pa asnjë deputet të sajin pas lajmeve të publikuara në media të cilat thoshin se ambasada e SHBA-ve ka anuluar një takim inagurues të një forumi të quajtur “Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-SHBA”. Media pati komentuar më herët se anulimi lidhej me praninë në grupin e miqësisë të disa deputetëve të përfolur publikisht ose jo nga ambasada si njerëz të dyshuar për lidhje kriminale.

Pas kësaj Rilindja Demokratike publikoi listën që sipas saj përmbante nëntë deputetë të padëshiruar.

“Lajmi i publikuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike dje që i referohej një liste me nëntë deputetë të konsideruar “non grata” nga ambasada e SHBA-ve është tërësisht fabrikim,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Ambasada monitoron nga afër çështje të krimit dhe korrupsionit në të gjtiha partitë politike, por Ambasada nuk e ka hartuar atë listë,” vijon më tej deklarata.

Partitë politike parlamentare miratuan në dhjetor të vitit të kaluar një rezolutë parlamentare që kërkon mes të tjerash, fillimin e procedurave ligjore për dekriminalizimin e parlamentit dhe jetës politike në vend, proces ky i kërkuar nga Partia Demokratike.

Çështja e dekriminalizimit u rikthye në vëmendjen e publikut në 2 mars, kur kryeministri Edi Rama njoftoi se ka vendosur të përjashtojë deputetin Tom Doshi nga grupi parlamentar socialist. Përjashtimi i Doshit erdhi pasi deputeti i Shkodrës, i përfolur prej kohësh për aktivitete kriminale, bëri disa deklarata publike ku akuzoi për korrupsion zyrtarë të ndryshëm të qeverisë, përfshirë Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj dhe ish Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Elisa Spiropali. Pas përjashtimit, Doshi ngriti akuza publike ndaj kreut të parlamentit Ilir Meta duke thënë se ai kishte komplotuar për ta vrarë.

Megjithëse përjashtimi i Doshit nga grupi i deputetëve socialistë erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve politike me kryeministrin Rama, ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian përshëndetën largimin e tij dhe shfrytëzuan rastin për të bërë thirrje për fillimin e dekriminalizimit të parlamentit.

Pavarësisht kësaj, largimi i Doshit nuk u pa nga palët si një fillim i procesit të dekriminalizimit. Partia Demokratike nisi një fazë të re mospjesëmarrjeje në jetën parlamentare, me argumentin se nuk ndjehen të sigurtë, gjë që është interpretuar nga qarqet diplomatike si një tentativë për rikthim te politika e bojkotit.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij deklaroi se “nuk kishte dijeni që në parlament të ketë njerëz të inkriminuar.”

Ambasada amerikane rithekson në deklaratën e sotme se “nxit të gjitha forcat politike që të heqin të gjithë individët e përfshirë në aktivitete kriminale apo korruptive si dhe mbështet punën e parlamentit për të hartuar ligje në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”.

Etiketa: AkuzaAmbasada e SHBABashkimit EuropianDekriminalizimDelegacioni i Bashkimit EuropiandeputetEdi RamaElisa SpiropaliIlir MetaKorrupsionKryeministri Edi RamaLëvizja Socialiste për IntegrimMediaMetanon grataparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePDPunëQarqetRamaSHSHBAshqipShqipëriShteteve të Bashkuara të AmerikësTom Doshi
Tjetri
Kryebashkiaku kroat i akuzuar për korrupson kthehet në burg

Kryebashkiaku kroat i akuzuar për korrupson kthehet në burg

Komente 1

  1. Anila Kristo says:
    11 years më parë

    Atehere t’i publikoje vete ambasada e mos te luaje kuka-mecefti! E ka kush e ka. Ambasada amerikane kete here ka treguar nje dobesi te theksuar ne politiken e jashtme pasi po pergenjeshtron vetveten herepashere

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.