Duke i kënduar bukurisë së tokës shqiptare, artistët bënë thirrje nga Valbona që qeveria të anulojë 14 HEC-et në Parkun Kombëtar dhe të mos lejojë importin e mbetjeve në Shqipëri.
Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova iu përgjigjën thirrjes së artisteve Eda Zari dhe Elina Duni për një koncert protestë në Valbonë nën sloganin “Mos ma prek Valbonën!” Nisma të cilës iu bashkuan edhe shumë artistë të tjerë kishte si synim fuqizimin e zërit të banorëve vendas kundër HEC-eve dhe ndërgjegjësimin shoqërisë civile për pjesëmarrje në përpjekjen për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Valbonës.
Duke i kënduar bukurisë së tokës shqiptare, artistët bënë thirrje që qeveria të anulojë 14 HEC-et në Valbonë dhe të mos lejojë importin e mbetjeve në Shqipëri.
Këto janë fotot e BIRN nga koncert-protesta në Valbonë. Artistët shqiptarë do të bashkojnë zërat kundër HEC-eve dhe kundër importit të mbetjeve në Shqipëri, të dielën në orën 18:00 te Piramida.