AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Brenga e mëmësisë së humbur e viktimave boshnjake të përdhunimeve të luftës

Elameri Skrgic MikulicngaElameri Skrgic Mikulic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua boshnjake që vuajti dhunë seksuale flet për programin e BIRN ‘TV Drejtësia’. Foto: BIRN

Më shumë se 1,000 gra në Bosnje dhe Hercegovinë që vuajtën dhunë seksuale gjatë konfliktit të viteve 1990 nuk mund të bëhen nëna për shkak të traumave të rënda psikologjike dhe pasojave mjekësore të përdhunimeve.

Një grua boshnjake që vuajti dhunë seksuale flet për programin e BIRN 'TV Drejtësia'. Foto: BIRN
Një grua boshnjake që vuajti dhunë seksuale flet për programin e BIRN ‘TV Drejtësia’. Foto: BIRN

“E vërteta është se ata më vranë rininë. E vërteta është se humba shtëpinë dhe martesën time. Po, ata më morën fëmijën tim ende të palindur. E vërteta është se s’mund të jem kurrë nënë. S’mund të jem kurrë dhe nuk jam një nënë,” tha për BIRN një grua boshnjake në të pesëdhjetat.

Ajo pranoi të tregonte se si u ndalua dhe përdhunua nga ushtarët serbë të Bosnjës në qytetin verilindor të Brckos në vitin 1992 në fillim të konfliktit, por kërkoi që emri i saj të mos bëhej publik.

“Isha më e reja nga femrat e kapura. Dy të tjerat ishin më të mëdha. Pastaj, krejt papritur, një tip i quajtur Rus më mori prej dore dhe tha: ‘Ti do të vish lart.’ Kështu veprova. Nuk e kam idenë si ndodhi. Pata shumë hemorragji,” risjell në mendje ajo.

“Isha e ënjtur dhe e mbuluar në gjak për shkak të goditjeve në fytyrë. Sidomos për shkak të faktit se isha me perioda. Ishte e tmerrshme. Ai më ngjiti lart dhe më urdhëroi të zhvishesha. I tha në mënyrë të sjellshme se isha e sëmurë. Ai s’donte të më dëgjonte. Po përpiqesha të largohesha që aty,” tha ajo.

Ai kujton sesi u përpoq të largohej. Më pas ushtari nxori një thikë nga çizmja e tij, ia preu rrobat dhe e përdhunoi. “Kur mbaroi, ai thirri ushtarët e tjerë,” tha ajo.

Eksperienca e saj e tmerrshme ndahet edhe nga midis 20,000 dhe 50,000 gra që, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, u përdhunuan në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë luftës. Ajo është gjithashtu një nga 1,000 gratë që nuk mund të kenë fëmijë si rezultat i kësaj.

Ekspertë mjekësor, psikologë dhe gjinekologë thanë për BIRN se pasojat mendore dhe fizike të këtyre përdhunimeve ndonjëherë ishin aq të rënda saqë edhe dy dekada pas luftës, disa prej grave që y sulmuan vuajnë ende nga pasojat, ndërsa shteti nuk ka ofruar asnjë program për t’i mbështetur ato.

Traumat mjekësore dhe mendore

Gjinekologu boshnjak Senad Mehmedbasiç tha për BIRN se ai ka parë infeksione të tmerrshme të shkaktuara nga përdhunimet e kohës së luftës, të cilat kanë shkaktuar probleme të përhershme për fertilitetin e këtyre grave.

Në fillim të luftës, ai kujton që ka kuruar një vajzë adoleshente të moshës 15 ose 16 vjeçare, e cila ishte përdhunuar në Foca.

“E operova dhe i gjeta shumë qelb në bark. Në një situatë normale, një njeriu në një gjendje të tillë do t’i hiqej si mitra ashtu edhe vezoret,” tha Mehmedbasiç, duke shtuar se ai arriti të shpëtonte organet riprodhuese të vajzës.

Megjithatë, infeksione të rënda si ky çuan në bllokimin e gypave të fallopit, gjë që më pas çonte në infertilitet, tha ai.

Gratë e përdhunuara gjithashtu vuajtën atë që Mehmedbasiç e përshkroi si “bllokim psikologjik” që mund të nënkuptojë se ato nuk dëshirojnë të kenë më lidhje me meshkuj dhe kanë frikë nga marrëdhënia seksuale, si edhe vuajnë gjithashtu nga çrregullime hormonale.

Një tjetër grua boshnjake tregoi për BIRN se si ajo u ndalua dhe përdhunua disa herë nga luftëtarët në Bijeljina në maj 1992.

“Gjashtë prej tyre më përdhunuan të njëjtën ditë. Dy ose tre më përdhunuan në mbrëmje. Më pas erdhi ushtria. Ata po këndonin. Atje ishte edhe një pastruese. Nuk e di nëse ishte pastruese apo doktoreshë. Kur mbaruan me mua, ata përdhunuan edhe atë,” risjell në mendje ajo.

“E njëjta gjë ndodhte çdo ditë. Ata më rrihnin… Më ndëshkonin duke mos më lejuar të haja ose pija ndonjë gjë për 29 orë. Pija ujë nga një cisternë në tualet. Një herë më përdhunuan 10 burra, të cilët e bënë këtë për të marrë hak për shokun e tyre që ishte vrarë,” kujton ajo.

Pas rreth dy muajsh torture fizike dhe mendore, ajo u lirua në këmbim të një të burgosuri dhe u la e lirë. Por në vend të ngushëllimit, ajo u desh të përballej me akuzat nga i shoqi për atë që i kishte ndodhur dhe menjëherë pas kësaj u divorcua.

Ajo tha se trauma ka ndryshuar përgjithmonë marrëdhënien e saj me seksin e kundërt.

“Meshkujt nuk më interesojnë. Nuk më interesojnë fare. Nuk i urrej, por s’ua kam besën. Nuk ekziston mundësia të ulëm në një makinë me një mashkull dhe ta lë të më shoqërojë në shtëpi. Më mirë eci në këmbë, sesa të jem në një makinë me një mashkull. Nuk ishin të gjithë meshkujt ata që më lënduan, por s’e largoj dot këtë ndjesi,” shpjegoi ajo.
psikiatri boshnjak Abdulah Kucukaliç tha se një traumë e tillë mund të ketë një impakt aq të fuqishëm mendor saqë mund t’u largojë femrave mundësinë për të ngjizur fëmijë.

“Një traumë mendore që çon në një çrregullim endokrine dhe një çrregullim neuro-psikologjik mund të ndikojë në mënyrë të tillë tek një femër që ajo të mos mund të ngelë shtatzënë për një periudhë të caktuar kohe,” tha Kucukaliç për BIRN.

“Kam trajtuar pacientë të tillë. Ata nuk kanë nevojë vetëm për trajtim gjinekologjik, por edhe për trajtim psikologjik që do të ulë problemet e tyre mendore që reflektohen në ankth të madh, depresion dhe simptoma psikosomatike,” tha ai.

Mungesa e mbështetjes nga shteti

Më shumë se dy dekada pas luftës në Bosnjë, shteti nuk ka qenë në gjendje të ofrojë ndonjë zgjidhje sistematike për gratë që u përdhunuan dhe kanë ende nevojë për mbështetje. Kjo i është lënë në dorë shoqatave lokale të grave që përballen me probleme të njëjta, mjekëve që punojnë vullnetarisht nëpër OJQ apo grupeve të asistencës ligjore që ofrojnë ndihmë për shoqatat e grave.

Gjithashtu nuk ka asnjë kornizë ligjore për të mundësuar gratë që janë përdhunuar gjatë luftës dhe që nuk mund të ngjizin fëmijë në mënyrë natyrale që ato t’i nënshtrohen fertilizimit in vitro apo për t’i ndihmuar ato të birësojnë fëmijë.

Gruaja në të pesëdhjetat e saj nga Brcko tha se ajo ka arritur të pajtohet me faktin që nuk do të ketë fëmijë, është shpërngulur nga qyteti në një fshat për t’i shpëtuar të kaluarës dhe tani gjen ngushëllim te puna e saj.

“Im shoq dhe unë merremi me biznesin e kultivimit të frutave. Ndihemi shumë mirë në atë kopsht frutor. Kjo është ajo që unë bëj tani. Mbjell pemë dhe i shoh ato të piqen. Në një farë mënyre kjo më risjell në jetë për të parë diçka. Kjo është,” tha ajo.

Por pavarësisht kësaj, kujtimet e tmerrshme të atyre që ajo kaloi gjatë kohës së luftës – dhe të atyre që ajo humbi si pasojë – janë ende me të: “Përpiqem të mos mendoj për atë që më ndodhi,” tha ajo. “Plagët e mia do të mbeten. Nuk mund ta harroj kurrë dhe as ta fshij dot nga kujtesa.”

Etiketa: BIRNbllokimBosnjeDrejtësiaEmriFocagraLokalembështetjeMjekmjekëpsikologPunatorturetraumaUshtria
Tjetri
Mbi menaxhimin aspak të integruar të mbetjeve

Mbi menaxhimin aspak të integruar të mbetjeve

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.