AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Mbi menaxhimin aspak të integruar të mbetjeve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Mjedisi, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Impianti i ndarjes dhe menaxhimit të mbetjeve i kompanisë 3R në landfillin e Sharrës | Foto nga : Besar Likmeta

Në vitin 2011, Shqipëria miratoi një ligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pesë vjet më pas, ligji vijon të mbetet në tërësi i pazbatuar ndërsa vendi ka përjetuar debate të zjarrta për vetëm një nen të ligjit, atë nen që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri.

Impianti i ndarjes dhe menaxhimit të mbetjeve i kompanisë 3R në landfillin e Sharrës | Foto nga : Besar Likmeta
Impianti i ndarjes dhe menaxhimit të mbetjeve i kompanisë 3R në landfillin e Sharrës | Foto nga : Besar Likmeta

Disa kritikë të protestës qytetare të 1 tetorit, sido që dukshëm me qëllim të keq, kanë të pjesërisht të drejtë në një kritikë: Shqipëria qe e ndotur që para protestës së 1 tetorit qe shumë kohë përpara miratimit të ligjit të debatueshëm të 22 shtatorit që lejon importimin e mbetjeve të parrezikshme në Shqipëri. Them se kishin pjesërisht të drejtë për shkak se fajtorë për pisllëkun jemi të gjithë, ne që ishim në protestë, ata që nuk ishin si dhe, më së shumti, fajtore është qeveria, apo qeveritë.

Shqipëria miratoi një ligj në vjeshtën e vitit 2011 me titullin mbresëlënës “Mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”. Shoqëria civile dalloi që në atë kohë në nen në këtë ligj që lejonte importin e mbetjeve dhe nisi atë betejë që vijon edhe sot. Kjo është çështje tjetër. Çështja kryesore është të shohim vetë ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, (link ligji), një ligj që pretendon se transpozon direktivën 2008/98 të Parlamentit Europian. (Link Direktiva).

Ligji në fjalë është tregues i mirë i problemit. Ai synon që të krijojë një sistem të menaxhimit tërësor të mbetjeve, duke filluar nga pastrimi deri te riciklimi dhe asgjësimi. Sipas ironisë së nenit 1 të ligjit, qëllimi i tij është: “të mbrojë mjedisin e shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet: a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve; b) përmirësimit të eficencës së përdorimit të tyre; c) pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”.

Menaxhimi i mbetjeve nuk është dhe nuk ka pse të jetë shkencë e vështirë. Një ligj i tillë, nëse zbatohet, mjafton për ta kryer këtë funksion. Ligji kërkon para së gjithash që i gjithë territori i republikës të jetë i mbuluar nga shërbim i rregullt heqjesh mbeturinash, shërbim i paguar sipas parimit: kush ndot, paguan, si dhe krijimin e një rrjeti vendesh për depozitim, (groposje), rikuperim të asaj pjese që mund të rikuperohet apo djegie për atë pjesë që nuk mund të rikuperohet. Ligji, për të arritur synimin e vet final, pra mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, përcakton se qeveritë duhet të ndërmarrin masa për parandalimin e mbetjeve, përgatitjen për ripërdorim, riciklimin, rikuperime të tjera dhe asgjësimin. Këto janë në rend hierarkik, d.m.th që puna duhet të nisë me parandalimin e krijimit të mbetjeve e më pas, ripërdorimin e riciklimin atje ku është e mundur, rikuperime të tjera (djegie për të përftuar vlerën kalorifike të mbetjeve) dhe në fund fare, asgjësimin.

Për dy koalicionet që kanë qeverisur vendin në gjashtë vitet që nga miratimi i këtij ligji, (PD-LSI dhe PS-LSI) pyetjet që ngrihen nga kjo punë janë të thjeshta:  Çfarë kanë bërë qeveritë për parandalimin e krijimit të mbetjeve? A ka Shqipëria një sistem të integruar të grumbullimit të mbetjeve në të gjithë territorin e saj, dhe meqë përgjigjja është thjeshtë “jo” a ka ndonjë plan masash me afate konkrete se si e kur do të arrihet mbulimi i të gjithë territorit me shërbim heqjesh mbeturinash? Heqja e mbeturinave është një punë e thjeshtë vjelje taksash nga ana e bashkive dhe përdorimi të këtyre taksave për të vendosur kazanë (me ose pa diferencim në burim) dhe më pas, për të përdorur kamionë për t’i hequr plehrat nga qytetet dhe fshatrat tona e për t’i çuar në pika grumbullimi. Problemi, na është përmendur në shumë raste, qëndron në faktin se një pjesë e madhe e bashkive dhe kryebashkiakëve, ose janë të paaftë për të mbledhur taksa, ose qeverisin në zona shumë të varfra, të depopulluara e me kosto të larta heqjesh mbeturinash, gjë që e bën të pamundur funksionimin e një sistemi të integruar. Kemi edhe kategorinë tjetër të kryebashkiakëve dhe bashkive që dukshëm kanë burime nga taksat për të menaxhuar plehrat, por i keqpërdorin ato duke kryer tenderë shumë të dyshimtë. Në fund fare, kur ka korrupsion, paratë janë gjithmonë të pamjaftueshme. Të dy koalicionet qeverisëse, të cilat janë investuar për javë dhe muaj të tërë në mbrojtje të importit të plehrave, nuk kanë bërë deri më sot ndonjë analizë konkrete për të parë se cilat janë problemet e si mund të zgjidhen këto probleme. Deri tani na kanë thënë se ndarja e vjetër territoriale ka pas krijuar një telash të madh me mbi 380 njësi administrative, secila përgjegjëse për plehrat e veta. Ndarja e re territoriale në 61 bashki supozohej se do ta bënte më të lehtë këtë punë. Por ndarja ka një vit që është kryer dhe qeveria është ende në fazën e premtimeve.

Problemi i parë lidhet me cilësinë e analizës. Raporti i Progresit të Komisionit Europian për ecurinë e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësim ka disa të dhëna të rëndësishme në këtë drejtim.

“Statistikat mjedisore nuk janë të plota dhe nuk përditësohen në mënyrë të rregullt. Statistikat mbi mbetjet, mbi ujin apo mbi mbetjet e ujit duhet të zhvillohen më tej,” thuhet në faqen 47 të Raportit të Progresit.

Por a është kjo, analiza e bazuar mbi fakte për të gjetur problemet dhe për të ngritur një plan masash për zgjidhje një punë e vështirë? Jo! Nuk është. Analizimi i problemit nuk kërkon domosdoshmërisht fonde të papërballueshme nga buxheti i shtetit dhe nuk lidhet me aftësinë apo jo të bashkive për të menaxhuar mbetjet. Dukshëm, analizimi mungon për shkak se autoritetet nuk kanë ndonjë ngut për t’u marrë me këtë punë.

Direktiva e Bashkimit Europian mbi mbetjet e bën të qartë në frymë dhe në thelb se qëllimi i saj është menaxhimi i mbetjeve. Regjimi i importit apo eksportit të mbetjeve duhet të jetë në funksion të synimit kryesor. Por për çudi, dy koalicione qeverisëse kanë gjashtë vjet që nuk diskutojnë frymën dhe thelbin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, por janë kufizuar vetëm në aspektin periferik nëse vendi duhet apo nuk duhet të importojë mbetje.

Etiketa: 3RAdministrativeAnalizëbashkiBashkimit EuropianbuxhetiBuxheti i ShtetitdebateFinalFondeKorrupsionkostoKryebashkiakLigjLSIMasambetjembrojtjeMenaxhimi i mbetjeveMjedisitParaPDPSPunaQeveriaRaportiSHSharrëshqipShqipëriShqipëriaStatistikattaksaTaksattender
Tjetri
Një aleancë politike progresiste për Europën

Një aleancë politike progresiste për Europën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.