AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një aleancë politike progresiste për Europën

Kemal DervişngaKemal Derviş
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Nëse forcat e moderuara në Francë dhe Gjermani nuk bashkohen për të krijuar atë që historiani amerikan Arthur Schlesinger, Jr., e quan “qendra jetësore,” sulmi kundër hapjes ekonomike dhe demokracisë liberale do të ashpërsohet. Në këtë kuptim, zgjedhjet në Francë dhe Gjermani do ta kthejnë vitin 2017 në një vit vendimtar për unifikimin apo shkatërrimin e Bashkimit Europian.

Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)
Simboli i Euros para selisë së vjetër të Bankës Qendrore Europiane fotografuar pas pikave të shiut që kanë rënë mbi një dritare në Frankfurt të Gjermanisë më 18 tetor 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Në më pak se tri javë, ne do të mësojnë se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Çfarë lloj partneri ky president do të gjejë në Europë do të varet në mënyrë thelbësore nga rezultati i dy zgjedhjeve të vitit 2017: Zgjedhjet presidenciale në Francë në fillim të majit dhe zgjedhjet federale në Gjermani në fund të tetorit.

Natyrisht, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian do të ketë pasoja në formën e Europës në të ardhmen. Opsioni i “daljes së ashpër” që ka marrë shumë vëmendje së fundmi – veçanërisht që kur Kryeministrja e Britanisë Theresa May njoftoi qëllimin e saj për t’u përqendruar te kufizimi i imigrimit, pavarësisht se kjo nënkupton humbjen e aksesit te tregu i përbashkët – në vetvete do të mjaftojë për të ndryshuar mënyrën se si funksionon Europa.

Siç e tha kryeministri i Francës Manuel Valls në një shkrim së fundmi, pyetja kyçe me të cilën përballen udhëheqësit e Europës është nëse “duhet të heqin dorë dhe të braktisin projektin për Europën drejt një vdekjeje të ngadaltë por të sigurt” apo të “transformojnë Bashkimin Europian.” Një transformim i tillë nuk do të jetë një sipërmarrje e lehtë. Ajo do të kërkojë jo vetëm një vizion të ri institucional për Europën, por edhe një ristrukturim madhor politik, para së gjithash në Francë dhe Gjermani.

Një vizion i mundshëm institucional, të cilin unë e kam përshkruar shumë para referendumit për Brexit, është të krijohen “dy europa në një.” Vendet e Eurozonës mund të formojnë një “Europë A” më shumë të integruar ndërsa një grup vendesh të tjera duhet të përbëjnë një grup më të larmishëm dhe më pak të lidhur të quajtur “Europa B.” Të dy Europat duhet të jenë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, me disa organizime të ndryshme mes anëtarëve të ndryshëm të Europës B. Së bashku, të dy Europat do të jenë pjesë e një “partneriteti kontinental” post-Brexit, e cila në fund mundet të zëvendësojë edhe vetë BE-në.

Është në një farë mase një vizion radikal, i tillë që mund të realizohet vetëm nëse forcat politike janë të gatshme ta përqafojnë atë, para së gjithash në Francë dhe Gjermani. Secila udhëheqësi politike në këto vende duhet të udhëhiqet – për më tepër, të ndizet – nga qëllimi për shpëtimin e “Europës.” Specifikisht, kjo do të thotë që të ndiqet një politikë ekonomike që balancon tregjet konkurruese dhe solidaritetin shoqëror me një hapësirë thelbësore për larmishmëri vendore.

Si në Francë ashtu edhe në Gjermani, dinamika të tilla politike duhet të varen nga një aleancë e forcave të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, të cilat janë forca pro-Europës – aleancë që duhet të kapërcejë dhe në fund të eliminojë elementët ekstremistë në secilin prej kampeve të veta, rrjedhimisht duke u siguruar që tendencat politike anti-Europiane të mos mund të bllokojnë progresin. Që të japim një shembull konkret – dhe provokues – të asaj se si mund të duket një riorganizim i tillë në Francë: një president i qendrës së djathtë, Alain Juppé, mundet të bashkëpunojë me kryeministrin Emmanuel Macron në përpjekje për të zhvilluar një lëvizje të re të qendrës së majtë të llojit “përtej të shkuarës”.

Sa për Gjermaninë, Bashkimi Kristian Demokratik i qendrës së djathtë (CDU) është, në tërësi, jo mjaftueshëm pro-Europiane. Nga përbrenda, ajo është e kufizuar nga një krah konservator që përcaktohet nga mendime të papajtueshme me progresin afatgjatë në Europë. Nga jashtë, kjo parti është e kufizuar nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila së fundmi është rritur në popullaritet.

Në këtë kontekst, edhe nëse CDU-ja e kancelares Angela Merkel fiton shumicën e votave vitin e ardhshëm, ajo do të ketë nevojë për ndihmë për të ndërtuar një Europë të re, me më shumë bashkëpërgjegjësi për vendet në Europën A dhe me marrëveshje më fleksibël për vendet në Europën B. Në mënyrë specifike, elementët pro Europës në CDU duhet të punojnë me aleatë në të majtë – më së shumti Social Demokratë dhe të Gjelbër.

Një koalicion i tillë informal i ka mundësuar shpesh projekteve pro-Merkel të fitojnë mbështetjen në parlament, pavarësisht kundërshtimeve nga elementët e krahut të djathtë brenda CDU-së. Por, për të shpëtuar Europën, një aleancë e tillë duhet të bëhet më e thellë dhe më e besueshme, ku objektivat e përbashkëta të dominojnë axhendën.

Nevoja për ravijëzim të ri në forcave politike nuk është një fenomen unik për Francën dhe Gjermaninë. Ka një nevojë më të gjerë që reformistët dhe globalizuesit realistë të bashkojnë forcat përballë lëvizjeve populiste që kërkojnë të luajnë me nostalgjinë për ta kthyer atë në një nacionalizëm ekstrem, të ndërtuar pothuajse tërësisht mbi politikën e identitetit.

Bota ka ndryshuar në mënyrë thelbësore gjatë dekadave të fundit dhe Europa nuk përbën përjashtim. Bën pak kuptim të presësh që ravijëzimet e vjetra të jenë në gjendje t’i përgjigjen siç duhet nevojave të sotme për politika apo dinamizmit politik të ditëve tona. Mendoni se sa e vështirë ka qenë për Spanjën të krijojë një maxhorancë të re – një proces që vijon prej dy vitesh dhe që nuk ka përfunduar ende.

Përballë këtij realiteti, një riorganizim politik është pothuajse e pashmangshme; ndryshimet mes partive dhe konfliktet që kanë karakterizuar fushatën aktuale për president në SHBA e ilustrojnë këtë. Por ky riorganizim politik mund të sjellë pasoja të ndryshme. Për të siguruar një të ardhme pozitive, të hapur dhe me mirëqenie për Europën, është me rëndësi kritike që forcat që kanë dalë në majë janë ata që kanë kuptuar përfitimet e stërmëdha politike dhe ekonomike që vijnë nga shoqëria e hapur si dhe nga nevoja për politika kombëtare dhe globale për promovimin e gjithëpërfshirjes.

Por edhe nëse progresistët e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë ia dalin të kapërcejnë ekstremet brenda vetes dhe bashkëpunojnë, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Struktura tradicionale politike gjithmonë rrezikon të merret peng apo të mposhtet nga populistët e përqendruar te politika e identiteteve. Kjo është arsyeja se pse grupimet politike largpamëse duhet të kapërcejnë dallimet mes tyre në një mënyrë më të strukturuar për të përparuar në projektin për një Europë të re institucionale.

Një ristrukturim i tillë i thellë politik që synon të krijojë shumica të reja progresiste do të jetë i vështirë dhe nuk do të ndodhë brenda natës. Por ky është opsioni i vetëm i Europës. Pa të, “Europa” do të vdesë, dhe sulmi kundër hapjes ekonomike dhe vlerave demokratike do të vijojë të fitojë terren nëpër otë – me pasoja ndoshta shkatërrimtare.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A Progressive Political Alliance for Europe

Etiketa: AfDAngela MerkelBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBrexitEmmanuel MacronEuropaGjermaniJrMacronmarrëveshjeMerkelParaparlamentPartiapasojapopulistpresidentProject SyndicateSHSHBATreguvdesZgjedhjet
Tjetri
Do ta rrënojë Brexit-i paundin?

Argumenti i zëvendësimit të importeve të Mbretërisë së Bashkuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.