AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

Numri i të punësuarve në sektorin mediatik ra me gati 15 për qind në tre vitet e fundit, një tkurrje që po e transformon gazetarin nga prodhues i lajmit në shpërndarës informacioni.

Anesti BarjamemajErvin KoçingaAnesti BarjamemajdheErvin Koçi
20 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri, BIRN.

Në konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët, të mbajtur në Sallën e Hartave, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj – një prej bashkëpunëtoreve të tij më të ngushta ndër vite, e cila akuzohet për korrupsion dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

“Është sot në një masë sigurie në një shtëpi me qira ku jeton, pasi ka jetuar deri pak vite më parë në një shtëpi që dikur ishte e prindërve në një apartament të kohës së komunizmit,” tha kryeministri për Karçanajn. “E njoh prej 20 vitesh, që punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim epokal,” shtoi ai.

Deklarata e Ramës u riprodhua gjerësisht nga mediat kryesore elektronike në vend. Por hetimet e SPAK-ut, të bëra publike disa muaj më vonë, zbuluan se Karçanaj jo vetëm që nuk ishte e pastrehë, por dyshohet se kishte fshehur nga autoritetet pronësinë e një apartamenti luksoz në qendër të kryeqytetit.

Ky nuk është rasti i parë dhe nuk do të jetë i fundit kur në median shqiptare publikohet një deklaratë politike e paverifikuar. Megjithatë, sipas ekspertëve të tregut mediatik shqiptar, ky fenomen është në rritje, jo vetëm si pasojë e mungesës së profesionalizmit, por edhe si rezultat i drejtpërdrejtë i tkurrjes së stafeve në redaksi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes ligjit për të drejtën e informimit tregojnë se numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias është në rënie, ndërsa presioni për të prodhuar më shumë përmbajtje në kohë reale vazhdon të rritet.

“Fenomeni ‘copy-paste’ është shumë më i përhapur në web,” u shpreh Brahim Shima, kryeredaktor i televizionit Ora News.

“Informacionet shpesh publikohen bruto dhe të papërpunuara, duke u mjaftuar me tituj ‘grep’ (clickbait) për të tërhequr klikime,” tha ai.

Sipas Shimës, presioni për të ulur kostot dhe për të maksimizuar trafikun ka krijuar një model ku sasia fiton ndaj cilësisë.

“Edhe ato pak media që duan seriozitet, detyrohen të futen në një sistem ‘fast-food’ të informacionit,” shtoi ai.

Tkurrja e redaksive

Numri i mediave në Shqipëri është rritur gjatë viteve të fundit, në mënyrë të veçantë në hapësirën digjitale. Por kjo nuk përkthehet domosdoshmërish në një peizazh mediatik plural.

Shqipëria renditet e 83-ta nga 180 vende në indeksin vjetor të lirisë së medias të prodhuar nga organizata Reporterë pa Kufij (RSF).

“Mediat më me ndikim të sektorit privat në Shqipëri zotërohen nga një numër i vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike dhe veprojnë në sektorë shumë të rregulluar, si ndërtimi,” shkruan RSF. “Megjithëse në vend ekzistojnë qindra media online, vetëm një numër i kufizuar prej tyre kanë një model biznesi të qëndrueshëm dhe burime financimi transparente,” shtoi ajo.

Institucionet shqiptare nuk mbledhin të dhëna të strukturuara mbi tregun mediatik, qoftë për përqendrimin e pronësisë, të ardhurat dhe audiencën, por edhe për numrin e gazetarëve të punësuar në redaksi.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore deklaroi se nuk mban statistika të veçanta për gazetarët apo punonjësit e mediave, duke theksuar se sistemi i tij shërben vetëm si depozitues i të dhënave administrative.

Ndërkohë, INSTAT sqaroi se të dhënat që merr nga institucionet e tjera përdoren për tregues statistikorë të agreguar dhe nuk përpunohen sipas profesioneve specifike, si gazetarë, operatorë kamerash, montazhierë apo redaktorë.

Të vetmet të dhëna të disponueshme u vunë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila raportoi nivelin e punësimit në sektorin mediatik.

Sipas këtyre statistikave, numri i të punësuarve në media arriti nivelin më të lartë në vitin 2022 me 5,242 persona, përpara se të binte në 4,472 në vitin 2025. Kjo përfaqëson një tkurrje prej rreth 770 vendeve pune brenda tre vitesh.

Në të kundërt, numri i të punësuarve në funksione që lidhen me komunikimin publik dhe marrëdhëniet me median në institucionet shtetërore u rrit nga 103 persona në vitin 2018 në 160 në vitin 2025.

Megjithëse kategoritë nuk janë drejtpërdrejt të krahasueshme, të dhënat sugjerojnë një prirje të qartë. Ndërsa redaksitë po humbasin staf dhe burime të çmueshme njerëzore, strukturat e komunikimit të administratës publike po zgjerohen.

Vetë Tatimet paralajmërojnë se statistikat mund të mos pasqyrojnë plotësisht realitetin e tregut, pasi bizneset vetëdeklarojnë aktivitetin ekonomik dhe shpesh operojnë në më shumë se një fushë.

Megjithatë, pavarësisht këtyre kufizimeve metodologjike, shifrat tregojnë një tendencë të qëndrueshme të tkurrjes së punësimit në media dhe zgjerimit të aparatit të komunikimit institucional.

Metamorfoza e medias

Nëse dikur një reporter mbulonte vetëm drejtësinë, ekonominë ose politikën, sot kufijtë mes specializimeve janë zbehur. Tkurrja e redaksive ka transformuar rrënjësisht rolin e gazetarit, i cili shpesh duhet të raportojë njëkohësisht për disa fusha dhe platforma.

“Gazetari po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një multitasker,” thotë Ergys Gjençaj, reporter me eksperiencë i politikës në mediat audiovizive.

Sipas tij, reduktimi i stafit ka dobësuar profesionalizmin dhe ka kufizuar mundësinë për të ndjekur temat me thellësinë e nevojshme.

“Gazetarët po punojnë më shumë për sasinë e lajmit sesa për cilësinë e tij,” shton ai.

Megjithëse ndarja sipas sektorëve ekziston ende në shumë redaksi, ritmi i përditshëm i punës bën që i njëjti reporter të mbulojë institucione dhe tema krejt të ndryshme.

“Kjo sjell humbjen e ekspertizës vertikale,” thotë Gjençaj, ndërsa shton se një gazetar nuk mund të kuptojë në thellësi disa sektorë njëkohësisht.

“Në vend që të analizojë dhe të verifikojë, ai rrezikon të kthehet në një amplifikator deklaratash,” shtoi ai.

Për shumë profesionistë të medias, kjo humbje e specializimit përbën një nga goditjet më të rënda ndaj cilësisë së gazetarisë. Raportimi nuk kufizohet vetëm te pasqyrimi i ngjarjeve, por kërkon njohje të kontekstit, aktorëve dhe interesave që fshihen pas deklaratave publike.

Sipas Aleksandër Çipës, drejtues i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, transformimi i medias shqiptare nuk lidhet vetëm me numrin e gazetarëve, por edhe me ndryshimet strukturore të vetë industrisë.

Ai argumenton se shtypi i shkruar është zhveshur pothuajse tërësisht nga funksioni tradicional editorial, ndërsa mediat audiovizive dhe ato online kanë hyrë në një fazë të re organizimi.

“Lajmi sot më shumë qarkullon sesa prodhohet,” thotë ai.

Çipa vëren se gjatë pesë viteve të fundit janë krijuar dhjetëra redaksi online të lidhura me emisione televizive, moderatorë ose grupe interesi. Sipas vlerësimit të tij, aktualisht funksionojnë më shumë se 50 struktura të tilla, ku punojnë mbi 150 gazetarë me përvojë.

Megjithatë, ai paralajmëron se mungesa e stafit po redukton praninë e gazetarëve në terren dhe po dobëson raportimin e bazuar në burime.

“Kjo pakëson informimin përmes burimeve dhe ka shumëfishuar raportimin e bazuar te perceptimet,” thotë ai.

Sipas Çipës, rënia e raportimit në terren po shoqërohet me ulje të besueshmërisë së lajmit dhe me rritjen e ndikimit të grupeve të interesit në përmbajtjen mediatike.

Edhe Brahim Shima vëren se lajmet riprodhohen me ritëm të lartë nga një portal te tjetri, pa verifikim dhe kontekstualizim.

Ai thekson se pasojat po shihen edhe në televizione, ku reduktimi i stafit ka bërë që shumë edicione informative të mbështeten kryesisht te deklaratat zyrtare.

“Ndryshojnë tekstet, por jo domosdoshmërisht përmbajtja,” tha Shima. “Ka gjithnjë e më pak lajme të ndjekura në terren dhe të verifikuara përmes krahasimit të fakteve”, shtoi ai.

Inteligjenca artificiale në redaksi

Paralelisht me tkurrjen e stafeve, redaksitë shqiptare po përjetojnë një tjetër transformim – integrimin gradual të inteligjencës artificiale në procesin e prodhimit të lajmit.

Në portalet online, mjetet e AI përdoren gjithnjë e më shpesh për përmbledhjen e njoftimeve zyrtare, deklaratave politike dhe kronikave rutinë. Në televizione, përdorimi mbetet kryesisht teknik dhe përfshin montazhin, automatizimin e proceseve të transmetimit, zërat sintetikë dhe përpunimin grafik.

Shima e konsideron këtë zhvillim pozitiv, për sa kohë teknologjia mbetet një mjet ndihmës dhe jo një zëvendësues i gazetarit.

Por Gjençaj paralajmëron se mungesa e redaktorëve dhe e mekanizmave të verifikimit po e bën median më të cenueshme ndaj dezinformimit.

“Lajmet e gjeneruara artificialisht ose imazhet e manipuluara mund të kalojnë lehtësisht si të vërteta,” thotë ai.

“Ky fenomen dëmton besueshmërinë afatgjatë të medias dhe krijon terren për përhapjen e narrativave të rreme,” përfundoi Gjençaj.

Etiketa: Brahim ShimaEdi RamaErgys GjençajLiria e MediasMediaTe drejtat e gazetareveTregu mediatik
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.