AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Deflacioni, një rrugë pa kthim drejt krizës?!

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ka një narrativë që paraqet kursin fiks të këmbimit dhe deflacionin, si rastin e sotëm me euron, janë produkt i shekullit të 19, kur demokracia nuk ekzistonte dhe shtetet e kishin të mundur t’ia ngopnin të varfërve pa shumë problem koston e “korrektimit”. Sot po flitet se Europa është në një situatë të ngjashme…

Winston Churchill kryen përshëndetjen e tij të famshme me dy gishta V si Victory (Fitore) më 27 gusht 1941. (AP Photo, File)
Winston Churchill kryen përshëndetjen e tij të famshme me dy gishta V si Victory (Fitore) më 27 gusht 1941. (AP Photo, File)

Në prill të vitit 1925, Winston Churchill, në atë kohë ministër i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, vendosi që vendi i tij të rikthehej te pariteti mes kartëmonedhës letër të paundit britanik me arin, kursi zyrtar i këmbimit të periudhës së para luftës së Parë Botërore. Ky është vendimi që gjykohet se shkaktoi Depresionin e Madh që nisi katër vite më vonë dhe që solli, përveç vuajtjeve njerëzore edhe ndryshimin rrënjësor për mënyrën se si u konceptua bota pas kësaj.

John Maynar Keynes, ekonomisti që e konsideroi që në fillim gabim vendimin e Churchillit, e shpjegoi situatën me fjalë të thjeshta te një ese me titullin Pasojat Ekonomike të z. Churchill. Shpjegimet e tij janë shumë domethënëse për situatën në të cilën ndodhet Greqia sot.

“Politika e përmirësimit të vlerës së këmbimit valutor të stërlinës deri në nivelin e paraluftës në këmbim me arin nga gjendja aktuale prej 10 për qind më poshtë, do të thotë që, çfarëdolloj gjëje ne të shesim jashtë vendit, ose blerësi i huaj duhet të paguajë 10 për qind më shtrenjtë në paratë e tij ose të pranojë 10 për qind më pak në paranë tonë. Kjo [e dyta] do të thotë se ne duhet të reduktojmë çmimet tona në stërlinë, për qymyrin, hekurin apo transportin apo çfarëdolloj gjëje të jetë, me 10 për qind në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel konkurrues, përveçse në rastet kur çmimet rriten në pjesën tjetër të botës. Kështu, politika e përmirësimit të kursit të këmbimit me 10 për qind përfshin reduktimin me 10 për qind të faturës në stërlina të industrive tona eksportuese.”

Teorikisht kjo ngjan e lehtë. Brenda pak muajve, çmimet do të bjerin me 10 për qind, rrjedhimisht pagat do të bjerin me 10 për qind. Njerëzit do të kenë të njëjtën fuqi blerëse si më parë, megjithëse në realitet do të kenë paga më të ulëta dhe çmime më të ulëta.

Vetëm se ka një problem: ndërsa çmimet dhe pagat ulen, kostoja e kredive ekzistuese mbetet e pandryshuar ndërsa në raport me të ardhurat e kredimarrësve, shtrenjtohen me 10 për qind.

Kjo qe gjëja që ndodhi atëherë. Kjo po ndodh edhe sot me Greqinë apo vendet e tjera kredimarrëse. Një gjë e tillë, natyrisht në kushte shumë më të buta dhe të përballueshme, i është kërkuar edhe Shqipërisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në rastin tonë, vendi ka për detyrë të ndalojë së rrituri të pagave të sektorit publik në terma nominalë, gjë që nënkupton rënien e tyre terma realë në rast se marrim parasysh edhe inflacionin. Sipas raportit të FMN-së të vitit 2014, kërkohet që pagat në sektorin publik të mbeten në nivelin e vitit 2013 ndërsa vlera reale e pagave u reduktua më tej nga rritja e taksave dhe tatimeve.

Greqia ka për detyrë të ulë pagat në ekonominë e vet në përmasa shumë më të mëdha, gjë që e ka bërë përgjatë viteve të fundit, në mënyrë që të ulë çmimet e mallrave apo shërbimeve të veta të eksportit. Rrjedhimisht mallrat dhe shërbimet greke do të bëhen sërish konkurruese në tregun ndërkombëtar, Greqia do të jetë në gjendje të eksportojë më shumë se sa të importojë dhe me suficitin e krijuar, të shlyejë borxhet e stërmëdha që ka marrë përgjatë 20 viteve të fundit.

Ashtu si në Anglinë e vitit 1925 edhe në Greqinë e sotme, i vetmi çmim që nuk korrektohet automatikisht është ai i kredive. Kreditë vijojnë të kenë një vlerë nominale siç e kishin më parë dhe një vlerë reale

Vetëm se në procesin e korrektimit, gjërat nuk ecin kaq thjeshtë. Shoqëria është e ndarë në kredidhënës dhe kredimarrës dhe, për shkak se kostoja e kredive nuk ulet bashkë me uljen e pagave dhe çmimeve, kredidhënësit pasurohen. Vlera e parave të tyre rritet në raport me pagat dhe çmimet. Kjo nënkupton që çmimet dhe pagat për pjesën kredimarrëse të shoqërisë, duhet të korrektohen dy herë: një herë për të rifituar konkurrueshmërinë ndërkombëtare të vendit dhe një herë tjetër për të paguar kredidhënësit. Rrjedhimisht, nëse një ekonomie i kërkohet një korrektim prej 10 për qind, kredimarrësve do t’u kërkohet një korrektim, pra një ulje e pagave dhe e çmimeve ca më e madhe se sa kaq. Në procesin e korrektimit, bizneset përpiqen të kursejnë duke shkurtuar vendet e punës më shumë se sa duke ulur pagat, gjë që sjell papunësi më të lartë. Pasojat e të gjithë kësaj mund të jenë katastrofike. Për këtë arsye, deflacioni nuk është parë ndonjëherë si zgjidhje.

Keynes kishte edhe një shpjegim me fjalë të thjeshta për këtë situatën e korrektimit të pabarabartë.

“Unë mendoj se ekspertët e z. Churchill kanë keqkuptuar gjithashtu dhe nënvlerësuan vështirësinë teknike të reduktimit të përgjithshëm të brendshme të vlerave monetare. Kur ne rrisin vlerën e stërlinës me 10 për qind, ne transferojmë £1,000,000,000 në xhepat e qiradhënësve duke i nxjerrë nga xhepat e pjesës tjetër dhe ne rrisim barrën reale të Borxhit Publik me rreth  £750,000,000 (duke eliminuar të gjitha përfitimet nga kontributet tona të lodhshme te Sinking Fund që nga koha e luftës,)” shkruan Keynes.

Ndonëse në këtë këndvështrim, vendimi i Churchillit duket i palogjikshëm, fakti është që vendi i Churchillit pati ruajtur kurs fiks këmbimi në këtë pikë që prej dy shekujsh. Dy shekuj që patën shënuar ngritjen e industrializimit dhe rritjen e përgjithshme të standardeve të jetesës dhe prodhimit. Stabiliteti i kursit të këmbimit përgjatë atyre dy shekujve dhe vendosmëria e Anglisë për ta ruajtur këtë stabilitet pavarësisht kostove të tjera, fakti që kursi fiks i këmbimit qe pezulluar vetëm në pak raste të rralla si periudha e luftërave Napoleonike, e bënte kursin e vitit 1925 të pazakontë.

Ka një narrativë që paraqet kursin fiks të këmbimit dhe deflacionin, si rastin e sotëm me euron, janë produkt i shekullit të 19, kur demokracia nuk ekzistonte dhe shtetet e kishin të mundur t’ia ngopnin të varfërve pa shumë problem koston e “korrektimit”. Karl Polanyi, një historian ekonomie hungaro-amerikan, argumentoi se ruajtja e kursit fiks të këmbimit qe e mundur për sa kohë nuk kishte demokraci. Sipas tij, fundi i standardit të arit dhe kursit fiks të këmbimit qe pasojë e pashmangshme e rritjes së klasës punëtore.

Në vitin 1931, afro shtatë vjet pas vendimit për rikthim te pariteti i arit, Britania e Madhe hoqi dorë nga kursi fiks dhe monedha e saj u zhvlerësua. Papunësia në këtë kohë pati shënuar nivelin 25 për qind dhe u ul në mënyrë të ndjeshme vetëm kur bota u zhyt në Luftën e Dytë Botërore.

Sot po flitet se Europa është në një situatë të ngjashme. Euro është një monedhë që përbëhet nga monedhat paraardhëse të eurozonës të lidhura me një kurs fiks këmbimi. Greqia nuk ka mundësi të heqë dorë nga ky kurs fiks këmbimi dhe duhet të korrektohet përmes zhvlerësimit të brendshëm. Por se sa do të funksionojë ky zhvlerësim, kjo mbetet për t’u parë.

Etiketa: Britania e MadheChurchilldemokracidemokraciaEuroEuropafitoreFMNGreqiaKursiPagatParaPunëraportSHshqipstabilitetuljeVendimiWinston Churchill
Tjetri
Ministria e Brendshme konfirmon vërtetësinë e dokumenteve për çështjen “Frroku”

Urdhërarresti për Frrokun dhe Doshin

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.