Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Faqja e pare

Urdhërarresti për Frrokun dhe Doshin

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
13:46 | 20/03/2015
Në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Ministria e Brendshme konfirmon vërtetësinë e dokumenteve për çështjen “Frroku”

Ish-deputeti Mark Frroku duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë më 9 Mars 2015. Foto: LSA/Malton Dibra

Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë leje për të arrestuar dy deputetët e përfolur Mark Frroku dhe Tom Doshi.

Deputeti Mark Frroku duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë më 9 Mars 2015. Foto: LSA/Malton Dibra
Deputeti Mark Frroku duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë më 9 Mars 2015. Foto: LSA/Malton Dibra

“Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”,  parashikuar nga neni 305, 312/a dhe 305/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dy deputetët janë përfshirë së fundmi në një çështje ligjore të ngritur fillimisht nga Tom Doshi, i cili, më 2 mars 2015, deklaroi publikisht se kishte marrë informacion nga Mark Frroku për një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një deputeti të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Sipas Doshit, porositësi i atentatit është kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Meta mohon akuzat.

Frroku ka mohuar gjatë kësaj kohe të ketë qenë personi që ka informuar Doshin për tentativë vrasjeje duke pretenduar se e ka marrë vesh ngjarjen vetëm nga deklarata e Doshit më 2 mars.

Neni 305 i kodit penal parashikon që Kallëzimi i Rremë mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Neni 312/aparashikon që “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë” dënohet me gjobë deri në 3 vjet burgim.

Neni 305/a parashikon gjobë deri në një vit burgim.

Përfundimisht, të dy deputetët rrezikojnë dënim nga gjobë deri në 5 vjet burg.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore, kriijohen dyshime të arsyeshme se ngjarja e kallëzuar publikisht nga ana e deputetit Doshit, dhe e pohuar prej tij para organit procedues, ka qenë e sajuar. Në asnjërën prej provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, e cila shton se “në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami”.

Deputeti Tom Doshi, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda | Foto nga : Malton Dibra/LSA
Deputeti Tom Doshi, duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda | Foto nga : Malton Dibra/LSA

 

Lajme të tjera me interes

Çështja Doshi si konsum i zakonshëm politik

Përjashtimi i Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS është një hap shumë i vockël në rrugën drejt dekriminalizimit të politikës shqiptare, por ndoshta është hapi i parë dhe më i rëndësishmi.

SHBA përshëndet përjashtimin e Tom Doshit nga socialistët

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë deklaroi se e “mirëpret” vendimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të përjashtuar Tom Doshin: Prokurori i Përgjithshëm të hetojë!

Ministria e Brendshme konfirmon vërtetësinë e dokumenteve për çështjen “Frroku”

Duke e konsideruar operacionin “Laguna e Vilunit” “sukses”, ministria tha se do të nisë hetime për nxjerrjen e dokumenteve sekrete në media pa mohuar vërtetësinë e tyre.

Ambasada amerikane përgënjeshtron Rilindjen Demokratike, përsërit kërkesën për dekriminalizim

Ambasada thotë se lista me deputetë “non grata” e publikuar te RD nuk është hartuar prej saj, ndërsa i nxit të gjitha partitë të largojnë personat e inkriminuar apo të korruptuar.

Tjetri
“Qeveria maqedonase kërcënon deputetët me dorëheqjet e nënshkruara paraprakisht”

“Qeveria maqedonase kërcënon deputetët me dorëheqjet e nënshkruara paraprakisht”

Më të lexuarat

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023
Ministria e Brendshme konfirmon vërtetësinë e dokumenteve për çështjen “Frroku”

Urdhërarresti për Frrokun dhe Doshin

13:46 | 20/03/2015
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

KPK shkarkon prokurorin Elio Mazreku

13:16 | 23/11/2023
Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Gilda Hoxha konfirmohet në detyrë

14:54 | 24/11/2023
KPA çel hetimin gjyqësor të çështjes së gjyqtarit Pëllumb Zaimi

KPA çel hetimin gjyqësor të çështjes së gjyqtarit Pëllumb Zaimi

16:10 | 23/11/2023
Gjyqtarja Gilda Hoxha përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar

Gjyqtarja Gilda Hoxha përballet me procesin e rivlerësimit kalimtar

14:38 | 21/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.