AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Qeveria maqedonase kërcënon deputetët me dorëheqjet e nënshkruara paraprakisht”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: BETA/AP

Një bisedë e re, e publikuar nga opozita maqedonase, që pretendohet se është zhvilluar mes kryeministrit Gruevski dhe koordinatores së partisë, akuzon se deputetët mbaheshin nën fre me kërcënime financiare.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP

Një përgjim i sapopublikuar, i cili përmban atë që pretendohet të jetë zëri i kryeministrit dhe liderit të partisë VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, konfirmon pretendimet se deputetët nga partia qeverisëse duhej të firmosnin deklarata boshe të dorëheqjes, që mund të aktivizoheshin nëse ata nuk ndiqnin udhëzimet.

Në një bisedë midis atij që duket se është Gruevski dhe koordinatores së grupit parlamentar të VMRO DPMNE, Silvana Boneva, të dy diskutojnë një skemë që është pretenduar gjerësisht se ekzistonte – por që deri më tani nuk ishte provuar.

Të dy diskutojnë mungesën e shpeshtë të deputetëve të partisë në seancat plenare dhe se si do t’i ndëshkojnë.

“Le të fillojmë aktivizimin e dorëheqjeve. Si thua?” pyet Gruevski Bonevën, duke shtuar: “Ata i kanë dorëzuar dorëheqjet me shkrim. Le t’i aktivizojmë”.

“Mundemi. Ata e tepruan,” përsërit Boneva. “Duhet t’i mbledhësh të gjithë dhe t’i thuash që i kanë shkruar dorëheqjet dhe nëse nuk duan të punojnë, do të aktivizohen menjëherë”.

Në bisedën e zbuluar nga partia opozitare e Social Demokratëve, SDSM, Gruevski dhe Boneva gjithashtu diskutojnë nëse në një rast të tillë deputetët mund të tërheqin dorëheqjen e tyre.

“Epo, ata mund ta bëjnë këtë, nëse nuk u vjen turp përpara njerëzve. Ata mund të vijnë në një seancë dhe të thonë “nuk jam dorëheqjen”, shpjegon Boneva. Gruevski atëherë mendon për një zgjidhje më të mirë për të parandaluar këtë mundësi.

“Ne mund ta rregullojmë punën e dorëheqjes ndërkohë që janë në një udhëtim. Atëherë le të vijnë dhe t’ua shpjegojmë,” sugjeron zëri i Gruevskit.

Përgjimi i zbuluar këtë javë në konferencën e fundit të opozitës të dedikuar çështjes së mbikëqyrjes ilegale në Maqedoni.

SDSM ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e partisë qeverisëse Gruevski se ka orkestruar mbikëqyrjen e 20,000 njerëzve. SDSM thotë se e ka marrë materialin nga burimet brenda shërbimeve sekrete maqedonase.

Gruevski ka këmbëngulur se përgjimet janë krijuar nga shërbime të huaja në bashkëpunim me opozitën që të destabilizojnë vendin.

Disidenti i VMRO DPMNE, Jove Kekenovski – që ka kërkuar prej kohësh që anëtarët e partisë dhe simpatizantët të distancojnë veten nga Gruevski, thotë se mekanizmat e kontrollit të partisë janë ndoshta më të rëndë nga sa zbulojnë bisedat.

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: BETA/AP
Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski. Foto: BETA/AP

Ai thotë se deputetët dhe zyrtarët e partisë janë gjithashtu të detyruar të nënshkruajnë dokumente për të rënë dakord të konfiskohen asetet dhe pronësitë e tyre nëse bëjnë parregullsi.

“Kjo praktikë duhet ndaluar. Këto janë spekulacione të forta, që unë supozoj se do të zbulohen së shpejti, se shumica e deputetëve duhej të nënshkruanin si premtim për pronësitë e tyre,” tha ai.

“Kjo tregon qartësisht se partia politike po përpiqet me çdo mënyrë të mundshme ta mbrojë veten nga veprimet individuale të deputetëve në të ardhmen. Kjo pengon pavarësinë dhe autonominë e deputetëve,” tha Kekenovski.

Ai ishte një kandidat i VMRO DPMNE në zgjedhjet presidenciale. Megjithatë partia zgjodhi një tjetër kandidat që është aktualisht në detyrë, Gjorge Ivanov.

Një legjislator i dyshuar i VMRO DPMNE tha për Deutsche Welle e Gjermanisë nën kushtet e anonimitetit, se një skemë e kontrollit mbi deputetët në fakt ekziston. Ai tha se ishte detyruar të nënshkruante një sekuestrim të mundshëm të 300,000 eurove.

“Ata më shpjeguan se kjo ishte për të mbuluar shpenzimet e partisë që kishte investuar në fushatën time zgjedhore,” tha ai në tekstin e publikuar më 10 mars.

Pretendimet janë të vështira për t’u provuar sepse asnjë deputet nuk ka dalë nga udha e partisë për të provuar masat.

Çështja u ngrit në 2009 në parlament kur Tito Petkovski, kreu i partisë së vogël opozitare të Social Demokratëve të Rinj, bëri mocion për të ndryshuar ligjin në mënyrë që deputetët të mos nënshkruanin garanci financiare për partitë politike.

Boneva, zëri i së cilës dëgjohet në përgjim, e hodhi poshtë mocionin si të panevojshëm dhe fyes.

“Kjo krizë do të zgjidhet me largimin e Gruevskit. Por nëse deputetët nuk heqin dorë prej këtij obligimi, ata nuk do të votojnë kurrë për largimin e tij,” tha ish-kryetari i parlamentit Stojan Andov.

“Këto obligime nuk kanë vlefshmëri ligjore, por i mbajnë deputetët në frikë. Kjo është arsyeja përse duhet të shmangin kushte të tilla,” tha Andov për median.

Etiketa: deputetGruevskiMaqedoniNikola GruevskiOpozitaparlamentPartiaPunëQeveriaSHTitoVMRO DPMNEZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Dita e parë e pranverës mbërrin me dëborë (Foto)

Dita e parë e pranverës mbërrin me dëborë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.