AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Energjia elektrike në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Ballkan

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kaskada e Drinit mbulon mesatarisht 70 për qind të konsumit të energjisë elektrike të Shqipërisë. Foto kortezi: Flickr

Megjithëse 70 për qind e konsumit mbulohet nga hidrocentralet, Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon me përjashtim të Kroacisë, Rumanisë dhe Malit të Zi.

Kaskada e Drinit mbulon mesatarisht 70 për qind të konsumit të energjisë elektrike të Shqipërisë. Foto kortezi: Flickr
Kaskada e Drinit mbulon mesatarisht 70 për qind të konsumit të energjisë elektrike të Shqipërisë. Foto kortezi: Flickr

Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Shqipëri vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 11.08 lekë ose 9.5 cent të euros për kWh, duke e bërë vendin tonë një nga më të shtrenjtët në Ballkan. Sipas çmimeve mesatare të raportuara nga agjencia statistikore europiane EUROSTAT, në rajonin e Ballkanit vetëm Mali i Zi dhe Rumania kanë çmime më të shtrenjta se sa Shqipëria ndërsa vendet e tjera kanë që të gjitha çmime më të ulëta.

Nga këto të dhëna del se Kosova ka çmimin më të ulët në Ballkan me 5.5 cent të euros për kWh, pasuar nga Serbia me 6.1, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina me 7.9 dhe Bullgaria me 8.3 cent të euros për kWh. Çmimi më i shtrenjtë në Ballkan gjendet në Kroaci me 13.1 cent të euros pasuar nga Rumania me 12.9 dhe Mali i Zi me 10.3 cent të euros për kWh.

Çmimi i energjisë elektrike në vende të ndryshme të botës përcaktohet para së gjithash nga burimet e prodhimit të kësaj energjie si dhe nga standardet mjedisore të zbatuara në këtë sektor.

Kështu, vendet që kanë prodhim të lartë të energjisë elektrike me burime hidrologjike kanë kosto më të ulëta prodhimi dhe rrjedhimisht edhe çmime më të ulëta. Por ka shumë pak vende në botë ku prodhimi i energjisë nga burimet hidro mbulon pjesë të konsiderueshme të konsumit dhe shumica e vendeve përdorin burime të tjera, të cilat janë më të shtrenjta.

Burimi tjetër i lirë i energjisë elektrike është energjia e prodhuar nga impiantet bërthamore, e cila ka një kosto prej 1.2 deri në 2 cent të euros për kWh, pasuar nga termocentralet me qymyr, ku, pa marrë parasysh kostot mjedisore, prodhimi i energjisë elektrike kushton 2 deri në 3 cent të euros për kWh.

Gazi dhe më tej nafta kanë kosto më të lartë të prodhimit të energjisë elektrike pasuar nga burimet e rinovueshme si era apo dielli, kostoja e të cilave është më e lartë. Mbi koston e prodhimit shtohet kostoja e transmetimit, ajo e shpërndarjes dhe e humbjeve teknike.

Shqipëria mbulon mesatarisht 70 për qind të konsumit të vet me energji të prodhuar nga hidrocentralet, kostoja e të cilës është 1 lek. Kostoja e pranuar e transmetimit është 0.7 lekë për kWh. Këtyre u shtohen kostot e 30 për qind të energjisë elektrike e cila importohet me çmim mesatar prej 5 centësh për kWh për të mbërritur në një kosto mesatare të ponderuar prej rreth 2 lekësh. Mbi këto duhet të shtohet kostoja e transmetimit, shpërndarjes dhe humbjeve teknike. Por shkaku kryesor se pse çmimi aktual mesatar kërkohet të rritet nga 9.5 në 12.3 lekë lidhet me faktin se rreth 40 për qind e energjisë së hedhur në treg vidhet ose nuk paguhet ndërsa kostot e energjisë janë të fryra nga keqmenaxhimi i sistemit elektroenergjetik në të tashmen dhe në të shkuarën.

Enti Rregullator i Energjisë kreu të premten seancën dëgjimore publike në lidhje me aplikimin e operatorëve të tregut të energjisë elektrike për tarifat e reja të vitit 2015, duke publikuar edhe tarifat e kërkuara nga këta operatorë.

Aplikimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE kërkon një tarifë fundore mesatare prej 12.32 lekë pa TVSH, me një rritje prej 29.3 për qind në krahasim me tarifën mesatare aktuale prej 9.53 lekësh. Rritja e çmimit është kërkuar për të gjithë operatorët, përfshirë industrinë, biznesin dhe ndërmarrjet publike, por rritja më e madhe kërkohet te konsumatori familjar.

Etiketa: BallkanBosnjaBullgariaEnergjiaenergjia elektrikeEurostatHidrocentraletKosovakostoKroaciMaliMali i ZiMaqedonianaftaOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEEParaprodhimqymyrrajonRumaniaSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaTregTVSH
Tjetri
Sipërmarrësit luftojnë ta kthejnë Ballkanin në qendër teknologjie

Sipërmarrësit luftojnë ta kthejnë Ballkanin në qendër teknologjie

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.