AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

OSHEE akuzohet se manipuloi tenderët e energjisë

Gjergj ErebaraBesar LikmetangaGjergj ErebaradheBesar Likmeta
12 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Faqja e pare, Investigime, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtyllë dritash në Elbasan, Foto: Santacroce/Flickr

BIRN zbuloi se Autoriteti i Konkurrencës po heton pretendimet se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bashkëpunoi me dy tregtarë të energjisë, EFT A.G dhe GSA – për të manipuluar rezultatin e tenderëve për importimin e energjisë elektrike.

Shtylle dritash ne Elbasan, Foto: Santacroce/Flickr
Shtylle dritash ne Elbasan, Foto: Santacroce/Flickr

Autoriteti i Konkurrencës së Shqipërisë ka filluar hetimin kundër Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike dhe kompanive EFT dhe GSA pas ankesave të dorëzuara nga një tregtar tjetër i energjisë.

GEN-I Tirana pretendon se praktikat jokonkurruese dhe ilegale të OSHEE i kanë kushtuar konsumatorëve dhe taksapaguesve shqiptarë miliona euro.

Ankesat janë bërë për nëntë tenderë mujorë për importet e energjisë të zhvilluara nga OSHEE nga janari deri në shtator 2014.

Sipas dy ankesave të dorëzuara te Autoriteti i Konkurrencës më 30 korrik dhe 18 shtator, të cilat BIRN i disponon, GEN-I pretendon se praktikat jokonkurruese të OSHEE i kushtuan taksapaguesve 6.87 milionë euro nga janari deri në korrik dhe 457 mijë euro të tjera në muajt gusht dhe shtator.

Në ankesën e 18 shtatorit, GEN-I thotë se “OSHEE i ka siguruar përfitime të jashtëligjshme operatorëve të tregut – EFT dhe GSA – duke kryer të njëjtat shkelje ligjore siç janë përmendur në ankimin e mëparshëm, duke bërë të mundur që EFT dhe GSA të harmonizonin ofertat e tyre (në lidhje me çmimin/sasinë), mbi bazën e shkëmbimit në mënyrë të paligjshme me këta operatorë të të dhënave konfidenciale mbi ofertat e fundit dhe më të mira, të paraqitura nga operatorët e tjerë, ndër to dhe ofertat e GEN-I Tirana Sh.p.k.”

Ankesa thotë se tenderët e OSHEE u manipuluan përmes dy metodave kryesore, të cilat u alternuan në muaj të ndryshëm.

Metoda e parë përfshinte vendosjen e ofertave nga EFT dhe GSA, të cilat qenë vetëm pak cent të euros më të ulëta si çmime për MWh se sa ofertat e GEN-I Tirana, duke bërë të mundur eliminimin e konkurrencës.

Metoda e dytë e GSA dhe EFT përfshinte hedhjen e ofertave që qenë shumë më të larta se sa çmimet e tregut në raste ku kishte konkurrentë të tjerë, të tillë si GEN-I Tirana, që po konkurronin për të furnizuar sasi të vogla energjie në krahasim me kërkesat e OSHEE.

Ankesa e 18 shtatorit 2014
Ankesa e 18 shtatorit 2014

Pyetur nga BIRN për këto akuza, OSHEE dhe EFT nuk dhanë komente.

GSA lëshoi një deklaratë duke mohuar akuzat. “Ne jemi informuar mbi ankesën e GEN-I Tirana, por nuk kemi asnjë informacion të detajuar mbi përmbajtjen e saj,” tha për BIRN drejtori ekzekutiv i GSA,  Serafin Orgocka.

Orgocka tha gjithashtu se GSA nuk kishte partneritet apo marrëdhënie me asnjë kompani tjetër që vepron në këtë sektor, “përfshirë EFT-në”.

Shqipëria importon dhjetëramilionë euro energji elektrike çdo vit për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe për të mbuluar humbjet e shkaktuara nga rrjeti i vjetruar dhe vjedhjet e gjithëpërhapura.

Energjia elektrike importohet përmes prodhuesit shtetëror të energjisë, KESH dhe shpërndarësit të energjisë, OSHEE.

Nga viti 2009 deri më 2013, OSHEE qe nën pronësinë e gjigantit çek të energjisë CEZ dhe kishte emrin CEZ Shpërndarje.

Në janar 2013, Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri i hoqi CEZ licencën dhe mori kontrollin e kompanisë pas mosmarrëveshjeve mbi faturat e papaguara nga institucionet publike të Shqipërisë ndaj CEZ dhe faturat e papaguara nga CEZ ndaj prodhuesit publik të energjisë KESH.

Një auditim i kryer më 2013 në kulm të mosmarrëveshjes mes Shqipërisë dhe CEZ Group, zbuloi se CEZ Shpërndarje për shkak të borxheve të mëdha nuk kishte më vlerë tregu.

E përballur me kërcënimin e një procesi të gjatë arbitrazhi si dhe me presion politik nga Republika e Çekisë, Shqipëria ra dakord t’i paguajë CEZ Group 95 milionë euro për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhe për të rifituar aksionet që i qenë shitur CEZ në vitin 2009.

Pas marrëveshjes, në korrik 2014 shpërndarës i energjisë u riemërua OSHEE.

EFT AG, ose Electricity Financing Team, është një tregtar energjie i regjistruar në Zvicër dhe e kontrolluar nga oligarku serb Vuk Hamovic.

GSA është një kompani shqiptare e tregtimit të energjisë e kontrolluar nga dy biznesmenë shqiptarë, Agron Shpallo dhe Serafin Orgocka.

Orgocka tha se GSA është themeluar në vitin 1990 dhe është angazhuar në tregtinë dhe furnizimin me energji që nga viti 2005.

Ai vlerëson se GSA ka rreth 15 për qind të tregut në tenderët e kompanive publike të energjisë.

Gjashtëdhjetë për qind e klientëve të kompanisë janë kompani private në sektorin e industrisë, tha ai.

“Ne furnizojmë industritë e ferrokromit, çimentos, naftës dhe çelikut dhe kemi kontrata afatgjata me disa prej tyre,” shtoi Orgocka.

Ankesa e 25 korrikut 2014.
Ankesa e 25 korrikut 2014.

Sipas ankesës së GEN-I Tirana të 30 korrikut, OSHEE, EFT dhe GSA kanë përqasur sjelljen e tyre në mënyrë të paligjshme lidhur me tenderët e zhvilluar nga janari deri në korrik 2014 për furnizimin me energji elektrike.

OSHEE akuzohet se ka kaluar informacion konfidencial mbi ofertat te EFT dhe GSA duke i lejuar dy kompanive konkurruese të harmonizonin ofertat e tyre finale për tenderët në mënyrë që të manipulonin rezultatet. Duke folur në veçanti për tenderin e muajit mars 2014, ankuesi thotë:

“Gjykojmë se nëpërmjet rolit të OSHEE në këtë tender, EFT dhe GSA (si shoqëri të shpallura fituese) kanë përqasur sjelljen e tyre lidhur me sasinë e energjisë dhe në veçanti të çmimeve të ofruara, ku siç mund të konstatohet lehtësisht çmimet fituese për njësi janë 55.85 Euro/MWh (çmimi i ofruar nga EFT) dhe 55.80 EUR/MWh (çmimi i ofruar nga GSA) pra me një diferencë çmimi nga njëra-tjetra prej vetëm 5 cent.”

[quote source=”GEN-I Tirana”]Është e pamundur që ofertuesit të paraqesin oferta kaq të ngjashme me njëra-tjetrën, me një diferencë të pakonsiderueshme/ inekzistente të çmimit për njësi, përveçse kur konkurrentët, të koordinuar dhe të informuar paraprakisht nga subjekti prokurues [OSHEE] fiksojnë çmimet dhe ndajnë tregjet përkatëse, në dëm të interesave jo vetëm të konkurrentëve të tjerë por edhe të vetë subjektit prokurues dhe në rastin konkret, edhe në dëm të konsumatorëve fundorë”[/quote]

Ankesa shton se në kushte normale konkurrimi të tregut “është e pamundur që ofertuesit të paraqesin oferta kaq të ngjashme me njëra-tjetrën, me një diferencë të pakonsiderueshme/inekzistente të çmimit për njësi, përveçse kur konkurrentët, të koordinuar dhe të informuar paraprakisht nga subjekti prokurues [OSHEE] fiksojnë çmimet dhe ndajnë tregjet përkatëse, në dëm të interesave jo vetëm të konkurrentëve të tjerë por edhe të vetë subjektit prokurues dhe në rastin konkret, edhe në dëm të konsumatorëve fundorë.”

Në këtë ankesë GEN-I vëren se EFT A.G dhe GSA kanë ofruar fillimisht çmime të larta, shumë më të larta se sa tregu – por pastaj dorëzuan oferta finale me çmime pothuajse identike.

Sipas ankesës, në disa tenderë mujorë për blerje elektriciteti të zhvilluara nga OSHEE nga janari deri në korrik, diferenca për MWh në tender mes EFT AG dhe GSA qe vetëm 4 deri në 10 cent të euros për njësi.

Në ankesën e 18 shtatorit, GEN-I pretendoi se OSHEE ka vijuar manipulimin e procedurave të tenderëve duke detyruar tregtarët e tjerë në treg të japin oferta për sasi më të vogla ose të mos marrin pjesë fare në garë.

GEN-I thotë se ofertat e bëra nga EFT A.G dhe GSA qenë strukturuar në mënyrë të tillë që të siguronin ose kontrata fitimprurëse me çmime të larta ose të siguronin pjesën më të madhe të tregut të importit të elektricitetit.

Sipas GEN-I, OSHEE është fajtore për praktika të paligjshme të cilat qëllimisht “eliminuan konkurrencën nga tregu”.

Orgocka i GSA hodhi poshtë akuzat, duke i thënë BIRN se diferencat e vogla në çmim mes GSA dhe EFT qenë thjesht rastësore.

“Procedura e tenderit zhvillohet në çdo muaj dhe kështu mund të ndodhë që diferenca një herë të jetë e vogël ndërsa në raste të tjera nuk janë kaq të vogla,” tha ai.

Orgocka i përshkroi akuzat se çmimet e tenderëve të energjisë elektrike që i kanë kushtuar miliona euro konsumatorëve shqiptarë si “të pakuptimta”.

Etiketa: AkuzaBIRNBiznesmenblerjeCEZCEZ Shpërndarjeelbasanenergji elektrikeEnergjiaenergjia elektrikeEuroImportetKESHOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEESHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatortenderTiranaTregTreguZvicër
Tjetri
Ligji i ri për të drejtën e informimit mund të hapë një erë të re transparence

Ligji i ri për të drejtën e informimit hyn në fuqi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.