Bill Gates, bashkëthemelues i kompanisë Microsoft synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të eliminojë varfërinë në vendet në zhvillim përmes një ideje të çuditshme, por të studiuar mirë: pulave.
Filantropi miliarder Bill Gates, duke folur përballë pulave që çukitnin dhe kakarisnin në një qiellgërrvishtëse në qytetin e Nju Jorkut, lajmëroi të mërkurën se do të dhuronte 100,000 zogj pule te shtetet e varfra në përpjekje për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.
Zogjtë e pulave do të shkojnë në zona rurale në rreth 20 vende në zhvillim nga Burkina Faso në Bolivi, kur shoqata ndërkombëtare e bamirësisë Heifer menaxhon operacionet e shumimit dhe shpërndarjes, sipas Fondacionit Bill & Melinda Gates.
Rritja dhe shitja e pulave mund të nxjerrë familjet nga varfëria dhe një fermer që rrith 250 pula në vit mund të fitojë 1250 dollarë amerikanë, sipas Fondacionit, që po bashkëpunon me Heifer International.
“Nuk ka asnjë investim që sjell një përfitim më të madh sesa rritja dhe shumimi i pulave,” tha Gates, bashkëthemelues i Microsoft Corp.
Ai nxiti publiku të dhurojë gjithashtu.
“Shifrat e amerikanëve që dhurojnë te Heifer apo bamirësi të ngjashme janë ende shumë të vogla, ndaj do të ishte mirë që të shtohej shifra”, tha Gates.
Duke iu referuar proverbës që e mëson një burrë të peshkojë që të ushqehet për të gjithë jetën, ai tha: “E njëjta gjë mund të thuhet në kuptimin e dhënies së një personi një pule dhe t’i mësosh atij se si ta rrisë atë”.
Gates tha se synon të nxisë rritjen e pulave nga familjarët në vende si Afrika Perëndimore nga 5 për qind aktualisht, në 30 për qind.
Gates e bëri lajmërimin e tij në katin e 68 të një ndërtese të re në Qendrën Botërore të Tregtisë, një vend që nuk përdoret zakonisht për ekspozimin e pulave, tha ai.
“I futëm fshehurazi,” bëri ai shaka.
Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 800 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme, ku ata që jetojnë në shtete të shkatërruara nga luftërat vuajnë më së tepërmi.