AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria Rama po i ‘thellon’ politikat neoliberale në Shqipëri

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga konferenca “Betejat studentore për arsimim publik falas”. Foto kortezi: Lëvizja për Universitetin

Aktivistët e Lëvizjes për Universitetin mendojnë se qeveria e qendrës së majtë e Kryeministrit Edi Rama po thellon politikat neoliberale të iniciuara nga paraardhësi i tij, nga reforma e arsimi i lartë e deri tek ajo në shëndetësi.

Nga konferenca "Betejat studentore për arsimim publik falas". Foto kortezi: Lëvizja për Universitetin
Nga konferenca “Betejat studentore për arsimim publik falas”. Foto kortezi: Lëvizja për Universitetin

Ditën e premte në sallën 324, në katin e tretë të Fakultetit të Filologjisë në Universitetit të Tiranës,  aktivistë, studentë dhe pedagogë u mblodhën për të diskutuar mbi reformat “neoliberale dhe tregtarizimit agresiv,” që sipas tyre po i nënshtrohet arsimi i lartë në rajonin e Ballkani.

Të thirrur në një forum rajonal nga Lëvizja për Universitetin, e cila gjatë vitit që po mbyllet udhëhoqi në Tiranë rezistencën studentore kundër Reformës së Arsimit të Lartë, të pranishëm në auditor për të shkëmbyer eksperienca dhe për të ngritur ura solidariteti ndërmjet tyre ishin aktivistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Serbia dhe Greqia.

Ndërkohë që diskutohej fryma neoliberale dhe përdorimi i fondeve publik për financimin e universiteteve private, një grup studentësh nga Fakulteti i Gjeologji Minierave po protestonin kundër vendimit të qeverisë për ta transformuar godinën ku ky fakultet strehohet në shtëpinë e re të Gjykatës së Lartë.

Sipas pedagogut të Shkencave Politike Arlind Qorri, i cili bëri një prezantim teorik mbi ristrukturimin neoliberal të ekonomisë dhe transformim neoliberal të arsimit, ligji i ri i Arsimit të Lartë në Shqipëri është një proces me anë të së cilës qeveria e qendrës së majtë e udhëhequr nga Kryeministri Rama po thellon reformat neoliberale të iniciuara nga paraardhësi i tij Demokrat Sali Berisha.

“Qeveria socialiste, pavarësisht retorikës, është një qeveri më neoliberale me politika më të djathta se qeveria e shkuar, sepse po kryen dhe po çon deri në fund reforma që qeveria shkuar ose i ka nisur dhe nuk i ka çuar deri në fund, ose që nuk ishin nisur akoma,” tha Qorri për BIRN gjatë një pushimi gjatë konferencës.

“Rasti konkret është rasti i reformës së arsimit të lartë që nënkupton financimin e universiteteve private dhe komercializimin e universitete publike. Reforma e pritshme në shëndetësi … do të ketë të njëjtën logjikë dhe frymë si reforma në arsimin e lartë, pra fondet publike do u shpërndahen në mënyrë konkurruese të gjitha spitaleve publike dhe private, dhe në këtë kuptim kjo qeveri është edhe më neoliberale se sa e shkuara,” shtoi ai.

Neoliberalizmi, ose liberalizmi i ri është një filozofi ekonomike që promovon privatizimin dhe ndërhyrje minimale të qeverisë në ekonomi. Sipas Qorrit arsimi i lartë është një nga kufijtë e fundit të procesit në neoliberalizmit i cili nënkupton “privatizimin, tjetërsimin e pronës publike apo shndërrimin në mall të shërbimeve publike.”

Ai nënvizoi që ekspansioni i kësaj filozofie në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri ka qenë i lehtë, i cili filloi në vitin 1999 me lejimin me ligj të universiteteve private fitimprurëse, sepse në thelb ky treg nuk ishte konkurrues me tregje të huaja.”

Sipas tij reforma e Arsimit të Lartë e aprovuar nga qeveria në Korrik të këtij vit është thjesht çuarja përpara e një procesi të filluar nga qeveritë e mëparshme për ta transformuar arsimin e lartë në një mall.

Qorri beson që rritja dhe ekspansioni i frymës neoliberale në fusha të tjera të aktivitetit shoqëror, po krijon një lloj ostracizmi ose përjashtimi social të një numri gjithnjë e më të madh njerëzish.

“Ka një shtrirje të përjashtimit edhe në njerëz që kanë qenë pjesë e shtresave shoqërore të papërjashtuara dhe një intensifikim i përjashtimit për ata që kanë qenë tashmë të përjashtuar,” ai tha.

“Kjo vihet re me atë që po bëhet me energjetikën apo me tatimet; njerëzit që janë në zgrip të ekzistencës, me një këmbë në shtresën e mesme dhe një këmbë te të varfrit, këta po zhyten në varfëri ashtu si të varfrit po bëhen akoma më të varfër,” shtoi Qorri.

Në këtë kontekst profesori aktivist i shkencave politike beson që në Shqipëri ka më shumë se kurrë nevojë për një lëvizje shoqërore të gjëra që t’i përgjigjet politikave neoliberale që po krijojë çdo ditë e më shumë dëshpërim social. Ai ka shpresë që një lëvizje e tillë mund të nisë nga rinia studentore.

“Kam më shumë shpresë te studentët se sa tek punëtorët… ata mund të kenë vullnetin ose kanë një minimum hapësire lirie për tu angazhuar në lëvizje të gjëra shoqërore dhe për tu dhënë shembull shtresave të tjera,” përfundoi ai.

Etiketa: aktivistAktivistëArsimiBallkaniBIRNEdi RamaekonomiFushaGjykatëGjykatësGreqiaKosovaKrijonLiberalizmiLigjMaqedonianeoliberalPunëPunëtorPunëtorëQeveriaQeveria RamaRamaReformaSali BerishaSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriastudentTiranëTregURA
Tjetri

Maja e ajsbergut, hetimet për naftën virgin zbulojnë shtet disfunksional

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.