AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shkodra jashtë “Rilindjes urbane”, merr më pak fonde se Maliqi dhe Roskoveci

Anila DushingaAnila Dushi
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate ceremonise se celjes se Muzeut Kombetar te Fotografise "Marubi", ne qytetin e Shkodres, i cili eshte peruruar me rastin e Dites se Europes. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during inauguration of the National Museum of Photography "Marubi" in Shkodra, inaugurated on the occasion of Europe Day.

Fondet e përfituara nga bashkia më e madhe e Veriut prej Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016 tregojnë se tradita e vjetër e ndarjes së parave sipas përkatësisë partiake shoqëron projektet e reja të qeverisë “Rama”.

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate ceremonise se celjes se Muzeut Kombetar te Fotografise "Marubi" ne qytetin e Shkodres. Foto:LSA
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate ceremonise se celjes se Muzeut Kombetar te Fotografise “Marubi” ne qytetin e Shkodres. Foto:LSA

Prej 2014-s kur prezantoi Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, kryeministri Edi Rama publikon vazhdimisht foto të qendrave të rikonstruktuara, shkollave të meremetuara apo segmenteve rrugore të asfaltuara në qytete të ndryshme të vendit. Me ndonjë përjashtim të rrallë, Shkodra i mungon katalogut të “Rilindjes urbane” të kryeministrit.

Bashkia më e madhe e Veriut të Shqipërisë, e drejtuar nga demokratja Voltana Ademi gjendet thuajse në fund të listës së financimeve që burojnë nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, i cili vlerëson projektet urbane dhe vendos nëse do t’i përzgjedhë ose skualifikojë ato.

Në një raport të saj që BIRN e disponon, Bashkia e Shkodrës ankohet se gjatë vitit 2016 ka përfituar nga shumë herë më pak para se bashkitë e kategorisë së parë, të drejtuara nga kryebashkiakë të majtë. Sipas raportit, fondet e alokuara nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve për Shkodrën kanë qenë thuajse të barabarta me ato që kanë përfituar bashkitë Maliq, Ura Vajgurore, Finiq apo Belsh.

Gjithashtu, Shkodra qëndron pas bashkive Patos, Roskovec apo Vorë, sa i përket fondeve të përfituara nga KZHR.

Kryebashkiakja Voltana Ademi i tha BIRN se bashkia që ajo drejton është lënë krejtësisht jashtë skemave, duke mos përfituar asnjë financim, ndryshe nga bashkitë e tjera që janë ndihmuar në fusha si arsimi, shëndetësia, infrastruktura apo në fondin e “Shqipërisë Digjitale”. Për të gjitha këto fusha, Ademi thotë se ka paraqitur projekte, të cilat janë injoruar më pas.

“Shifrat janë kokëforta, bëhet fjalë për një qasje të pastër politike”, thotë Ademi.

“Fatkeqësisht ne nuk kemi qenë të barazvlefshëm njësoj në vlerësimin nga qeveria”, shtoi ajo.

Shqiperia dixhitale
Grafik i fondeve të shpërndara në kuadër të programit “Shqipëria Dixhitale”. Burimi: Bashkia Shkodër

Ndarja e parave sipas përkatësisë partiake të kryebashkiakëve është një traditë e vjetër e qeverisjes në Shqipëri. BIRN zbuloi nga një investigim i nëntorit të kaluar se në 2014, nga të 72 projektet e financuara, 63 i fituan bashkitë e majta dhe vetëm 4 u fituan nga bashkitë e djathta. Ndërkohë që në 2015 nga 27 projekte, vetëm 3 u fituan nga bashkitë e djathta, ndërsa 24 nga e majta.

Shkodra, e cila qe deri në 2005 jashtë vëmendjes së qeverisë, e parë si bastion i së djathtës, pati një periudhë investimesh në dy mandatet e qeverisjes së Sali Berishës dhe duket se është kthyer sërish në fund të listës preferenciale, krahasuar me 11 qendrat e tjera të qarqeve.

Nga të dhënat që kjo bashki i ka vënë në dispozicion BIRN, ajo rezulton se ka marrë vetëm 102.7 milionë lekë prej gati 14 miliardëve që janë shpërndarë për 2016 nga KZHR deri në fillim të gushtit të këtij viti.

Grafik i fondeve të shpërndara për projekte infrastrukturore në 2016. Burimi: Bashkia Shkodër
Grafik i fondeve të shpërndara për projekte infrastrukturore në 2016. Burimi: Bashkia Shkodër

Të dhënat e siguruara tregojnë se Shkodra ka marrë 20 herë më pak fonde se Tirana, 9 herë më pak se Korça dhe Durrësi, 7 herë më pak se Elbasani dhe 5 herë më pak fonde se Saranda dhe Divjaka.

Përveç treguesve në shifra, bashkia e Shkodrës ankohet gjithashtu për mungesën e tranparencës. Sipas saj, KZHR vijon të mbajë të fshehtë kriteret me të cilat zgjidhen apo refuzohen projektet e propozuara prej pushtetit vendor.

Transparenca e përzgjedhjes së projekteve fituese mungon dhe qeveritë, sicc i rezultoi BIRN në 2015, nuk informojnë arsyet e refuzimit.

Ademi dhe drejtues të bashkisë së Shkodrës kanë qenë gjithashtu të ashpër edhe me deputetët e zonës. Drejtuesit e Bashkisë më të madhe në Veri pretendojnë se edhe pse u është kërkuar mbështetje, përfaqësuesit politikë të majtë apo të djathtë nuk kanë bërë asgjë deri më tani.

“Kemi marrë pjesë në çdo tryezë, dhe kemi ngulmuar me argumente dhe në mënyrë serioze e korrekte nevojat për investime, pa dashur që për hir të politikës të marrim ndonjë dënim. Është larg mendsh që në vitin 2016 të ndodhë diçka e tillë,” thotë e revoltuar Ademi.

Lidhur me ankesat e kryebashkiakes së Shkodrës, BIRN iu drejtua me disa pyetje zyrës së shtypit të kryeministrit, por nuk mori asnjë përgjigje.

Bashkia e Shkodrës nuk është e vetmja që ka denoncuar ndarjen e fondeve për zhvillimin e rajoneve sipas përkatësisë partiake. Bashki të tjera të drejtuara nga të djathtët si ajo e Lezhës, Pogradecit apo Kukësit kanë dalë edhe më të humbur nga ndarja e tortës për të ashtuquajturën “Rilindja urbane”.

Me probleme të ngjashme po përballet edhe bashkia e Vau Dejës, po ashtu e fituar nga koalicioni i djathtë. Kryetari i kësaj bashkie, Zef Hila i tha BIRN se kjo bashki në tre vitet e fundit nuk ka përfituar asnjë projekt apo grand për fermerët.

“Problematikat janë të mëdha.Ne nuk jemi përfshirë në asnjë projekt fitues, as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve,”tha Hila.

Etiketa: ademiArsimibashkiBashkiaBashkia ShkodërBelshBIRNdeputete djathtae majtaEdi RamafinancimFondeFushainfrastrukturaInvestigiminvestimeKryeministri Edi RamaLezhëmandatetMarubiParaPatosQeveriaRamaraportRilindja UrbaneRoskovecSHshëndetësiaShkodërshqipShqipëriShqipëriaTiranaTransparencaURAUra VajguroreVoltana AdemiZef Hila
Tjetri
Kujdestaret e bletëve: gratë e Gjinarit vendosin markën e tyre mbi mjaltë

Kujdestaret e bletëve: gratë e Gjinarit vendosin markën e tyre mbi mjaltë

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.