AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kujdestaret e bletëve: gratë e Gjinarit vendosin markën e tyre mbi mjaltë

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
10 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një grup grash në zonën turistike të Gjinarit po hedhin rrënjët e një sipërmarrjeje të suksesshme në mbarështimin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit-duke krijuar një markë të re dhe siguruar të ardhura në rritje për familjet e tyre.

Luljeta Mufali duke u kujdesur për kosheret e bletëve të saj në Gjinar. Foto: B.Nergjoni
Luljeta Mufali duke u kujdesur për kosheret e bletëve të saj në Gjinar. Foto: B.Nergjoni

E mbrojtur në fytyrë dhe në trup nga një pelerinë e posaçme, Luljeta Mufali zhyt duart e saj të zhveshura në një koshere bletësh-gruaja nga Gjinari i Elbasanit është vetëm njëra prej rreth 30 bletërritëseve të zonës. Gjatë dy viteve të fundit, nëna e tre fëmijëve e ka shtuar numrin e koshereve të bletëve në njëzetepesë, ndërsa shpreson që përmes këtij aktiviteti të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për familjen dhe fëmijët e saj.

Gjinari, rreth 25 kilometra larg Elbasanit është shndërruar në një destinacion turistik tërheqës gjatë viteve të fundit, ku bashkë me bukuritë e natyrës u ofron turistëve edhe ushqimet karakteristike të zonës. Mjalti është njëri prej këtyre produkteve, që falë organizimit të grave bletarritëse në një shoqatë, ka tashmë edhe markën e vet.

Bletaria është një aktivitet tradicionalisht i njohur për Gjinarin, megjithëse para viteve ’90 shumë pak familje kishin koshere bletësh. Gjatë viteve të fundit, punën më të madhe për kujdesin ndaj bletëve e kanë marrë në dorë gratë, që falë edhe ndihmës së siguruar nga organizata UN Women, kanë dhjetëfishuar kosheret dhe mjaltin e prodhuar në këtë zonë.

Rreth një vit më parë, Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Shqipëri (UN Women) ka mbështetur ngritjen e një grupimi ekonomik me ofrimin e trajnimeve për bletërritjen dhe prodhimin e mjaltit, marketingun dhe menaxhimin e biznesit, duke i aftësuar gratë për të konkurruar në treg në zonën e Gjinarit dhe të Elbasanit.

Anëtaret e shoqatës janë pajisur me mjete të përpunimit të mjaltit. Një vit më pas, ato janë duke vjelur frytet e para të kësaj sipërmarrjeje. Si njëra prej tyre, Luljeta Mufali shpreson se shanset për sukses në këtë organizim të ri janë më të mëdha.

“Besoj se do të na ndihmojnë fakti që jemi organizuar në një shoqatë. Është vetëm fillimi dhe ajo çfarë shpresojmë, është të kemi një treg të sigurt, një pikë grumbullimi, pasi për ne e rëndësishme është ta shesim menjëherë mjaltin që prodhojmë,”-tha Mufali për BIRN.

Përgjatë një viti, gratë e Gjinarit janë trajnuar për të gjitha proceset e kujdesit për bletët si dhe janë mbështetur me pajisje dhe ndihma të tjera. Me nxitjen e organizatës, ato kanë rritur bashkëpunimin mes tyre dhe sfida e përbashkët është tanimë gjetja e një tregu të qëndrueshëm për mjaltin që prodhojnë.

Njësoj si Luljeta, edhe Etleva Bërdufi e konsideron kujdesin për bletët si punën e saj të preferuar. Ajo thotë se bletaria nuk është një punë e mundimshme, ndërsa momenti i vjeljes së mjaltit është për të kënaqësia më e madhe.

“Jam shumë e kënaqur nga kosheret. Tashmë kam fituar eksperiencën dhe ia dal në të gjitha proceset. Kam dëshirë që t’i shtoj vit pas viti dhe objektivi im është të eci sa më shumë me bletët,” thotë Bërdufi.

Bletaria është konsideruar më së shumti një zanat i burrave në Shqipëri, por Mark Dedja, veteriner dhe specialist në rritjen e bletëve, e hedh poshtë këtë paragjykim. Mbarështimi i bletëve, sipas tij nuk kërkon shumë mund, por e ka të nevojshëm përkushtimin.

“Bleta ka nevojë edhe për burrat edhe për gratë. Është e gërshetuar puna tek bleta. Ju mendoni se e bëjnë burrat, por mund ta bëjë edhe një grua, pasi është një punë e lehtë. Ka shumë procese pune që nevojiten gratë si vjelja, sistemimi apo përpunimi i dyllit,”tha Dedja për BIRN.

Mark Dedja është njëri prej trajnuesve të grave të Gjinarit si dhe një mbështetës i suksesit të tyre. Ai mendon se organizimi në një shoqatë do t’i ndihmojë ato të gjejnë edhe një treg të qëndrueshëm, duke e rritur vit pas viti këtë sipërmarrje.

“Jemi shpresëplotë që bletërritëset e Gjinarit do të bëhen të njohura kudo për mjaltin që mbledhin dhe do të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre falë bletës,” thotë ai.

Anëtaret e shoqatës së bletërritëseve vijnë nga të gjitha fshatrat rreth Gjinarit dhe mjalti i koshereve ka aroma e shije të ndryshme nga lulet me të cilat bletët ushqehen. Mjalti i kësaj zone është i veçantë, pasi ka shumë bimë medicinale përreth.

Violeta Ahmati është nga Pobrati, një fshat rreth 6 km larg Gjinarit. Ajo ka pasur edhe më parë bletë, por për to kujdesej bashkëshorti. Tashmë me bletët merret ajo dhe e ka marrë me shumë dëshirë t’i shtojë dhe të kujdeset për to.

“Kam pasur edhe më parë bletë, por nuk dija. Tani që jam trajnuar, kujdesem vetë dhe kam shumë dëshirë ti shtoj. E kisha të vështirë në fillim. Kisha pickime dhe ënjtje, por tani nuk e kam problem,” tha Ahmati për BIRN.

Të kënaqura me prodhimin, bletërritëset e Gjinarit i kanë hedhur tashmë sytë drejt gjetjes së një tregu të sigurtë. Deri tani, mjaltin e prodhuar ato e shesin në tregun e Gjinarit, ndërsa një pjesë e ndajnë mënjanë për të afërmit. Megjithatë kjo nuk mjafton.

“Tani që kemi shtuar prodhimin e mjaltit, kemi markën tonë dhe jemi organizuar në një shoqatë, presim më shumë. Duam të marrim frytet e kësaj pune. Shpresojmë. Sapo kemi filluar,” përfundon Violeta Ahmati.

Një varg me koshere bletësh në Gjinar të Elbasanit. Foto:Bardha Nergjoni
Një varg me koshere bletësh në Gjinar të Elbasanit. Foto:Bardha Nergjoni
Luljeta Mufali duke u kujdesur për kosheret e saj të bletëve në Gjinar të Elbasanit. Foto:B.Nergjoni
Luljeta Mufali duke u kujdesur për kosheret e saj të bletëve në Gjinar të Elbasanit. Foto:B.Nergjoni
Mark Dedja, veteriner dhe specialist në rritjen e bletëve. Foto:B.Nergjoni
Mark Dedja, veteriner dhe specialist në rritjen e bletëve. Foto:B.Nergjoni

 

Vazot e mjaltit në pritje të klientëve në tregun e Gjinarit. Foto:B.Nergjoni
Vazot e mjaltit në pritje të klientëve në tregun e Gjinarit. Foto:B.Nergjoni
Etiketa: BashkëshortiBIRNFamiljeParaPunaPunëSHShpresONshqipShqipëriTregTreguturistUN Women
Tjetri
Në gjurmët e “ Eremitëve ”; qytetarët beratas i japin jetë shtegut drejt kishës së Shën Mëhillit

Në gjurmët e “ Eremitëve ”; qytetarët beratas i japin jetë shtegut drejt kishës së Shën Mëhillit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.