AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

Qeveria ka në plan investime të stërmëdha për infrastrukturën në Porto Romano

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Energjia, Lajme, Mos humbisni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Investimet në Porto Romano
Pronat e Fazlic në Porto Romano

Zona e Porto Romanos, e gjendur gjashtë kilometra në veri të qytetit të Durrësit, u përcaktua në vitin 2001 si vend për zhvendosjene depozitave të naftës, pjesë e një “parku energjetik” të vogël.

Investimet në Porto Romano
Pronat e Fazlic në Porto Romano

Më 2004, qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano i dha një koncesion një konsorciumi biznesmenësh vëndas për të ndërtuar një terminal nafte për importimin e naftës dhe gazit natyror të lëngëzuar.

Pasi Fazlliçi, me ndihmën e firmës ligjore Malltezi & Kola,finalizoi blerjen e një numri parcelash toke në Porto Romano më 2007, më 23 prill 2008, qeveria e qendrës së djathtë të Kryeministrit Sali Berisha e përcaktoi zonën si një park energjetik dhe urdhëroi hartimin e një masterplani të ri.

Sipas masterplanit, parku energjetik zë një sipërfaqe prej 810 hektarësh dhe do të përfshijëdisa impjante energjetike dhe industriale.

Përveç terminalit të naftës, i cili u përfundua dhe filloi punën më 2009, plani për parkun energjetik përfshin depozita nafte dhe gazi të lëngshëm, një rafineri nafte, një depozitë magazinimi për kimikate, një impjant për trajtimin e bionaftës, një terminal për gazifikimin e gazit natyror të lëngëzuar dhe një park industrial me sipërfaqe 70 hektarë.

Qeveria ka përfshirë një numër investimesh të tjera infrastrukturore në masterplan, sinjë autostradë 8.5 kilometra të gjatë që duhet të lidhë Porto Romanon me Durrësin, një linjë hekurudhore 9kilometra të gjatë që do të lidhë zonën me rrjetin hekurudhor kombëtar, investime për të siguruar furnizimin me ujë tëëmbël dhe ujë industrial në park, si dhe linja të reja të transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të lartë.

Masterplani u miratua nga këshilli kombëtar për rregullimin e territorit në korrik 2009. Parcelat e tokës të blera nga Fazlliçi në zemër të parkut industrial janë planifikuar të kenë akses të drejtpërdrejtë te autostrada nën ndërtim, si dhe te linja hekurudhore e propozuar.

Ndërtimi i autostratës u tenderua në dhjetor 2008, me dy lote, për një vlerë totale prej më shumë se 6.4 milionë euro dhe supozohej të përfundonte brenda 14 muajve. Gjithsesi, për shkak të vështirësive buxhetore, autostrada nuk është përfunduar ende.

Më 2009, qeveria rindërtoi një rrugë të vjetër 2.5 kilometërshe që lidh lagjen e Spitallës në periferi të Durrësit me Porto Romanon, me një kosto prej 1.6 milionë euro.

Sa i përket lidhjes hekurudhore për Porto Romanon, studimi i fizibilitetit u krye më 2008, ku rezultoi se kostoja e ndërtimit të linjës 9 kilometra të gjatë do të kushtojë 9 milionë euro.

Në nëntor 2008, qeveria miratoi gjithashtu ndërtimin nga gjigandi energjetik italian Enel të një linje ndërkombëtare nëndetare të transmetimit të energjisë elektrike mes Porto Romanos dhe Barit, Itali.

Enel pati propozuar ndërtimin e një termocentrali me qymyr 2 mijë MW në Porto Romano, por dy vjet më vonë hoqi dorë nga projekti.

Etiketa: AMPautostradAutostradaBiznesmenEuroFatos NanoinvestimeItaliKoncesionkostoPorto RomanoPunëQeveriaqymyrRafineriSali BerishaSHSpitallë
Tjetri
argita 633x450

Vajza e ish kryeministrit të Shqipërisë ndjek rrugën ‘ligjore’ drejt pasurisë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.