AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Kryeqytetit shqiptar të drogës i del tymi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Police-Lazarat-Gent-Shkullaku-LSA-1
Policia merr nën kontroll fshatin Lazarat | Foto nga Gent Shkullaku/LSA

Policia shkatërroi plantacionin më të madh të marijuanës në Europë në fshatin pa ligj shqiptar të Lazaratit – por a po jetonin me të vërtetë fshatarët në luks me fitimet nga mbjellja e drogës?

Police-Lazarat-Gent-Shkullaku-LSA-1
Policia merr nën kontroll fshatin Lazarat | Foto nga Gent Shkullaku/LSA

Shtëllunga tymi nga fushat e kanabisit që digjeshin u ngritën mbi fshatin e Lazaratit ndërsa me raste plumbat fërshëllyen lartë. Policia shtypi fshatin që kishte mbetur jashtë ligjit dhe që qe bërë sinonim me krimin jashtë kontrollit apo që kishte fituar nofkën e kryeqytetit Europian të drogës.

Autoritetet thanë të dielën se kanë shkatërruar më shumë se 43 tonë kanabis, 133,219 bimë marijuane apo fidanë dhe pesë laboratorë droge. Ata thanë se kanë kapur sasi të mëdha armësh dhe municionesh.

Policia financiare italiane Guardia Di Finanza thotë se fshati i largët në jug të vendit prodhoi 900 tonë marijuanë vitin e kaluar, me vlerë tregu prej 4.5 miliardë eurosh, gati sa gjysma e PBB-së së Shqipërisë.

Në një vlerësim më të përmbajtur, policia vendore në Gjirokastër i tha Balkan Insight gushtin e kaluar se fshati ka prodhuar 500 tonë marijuanë.

Për shkak të kultivimit të marijuanës, Lazarati është bërë një fshat i pasur për nga standardet shqiptare, por fotot që dolën javën e kaluar treguan se niveli i jetesës së banorëve nuk tregonte se ata kishin parë personalisht miliarda euro në të ardhura.

Po ku shkonin gjithë paratë e paligjshme të marijuanës?

Çmimet e shitjes së marijuanës variojnë shumë, në varësi të sasisë dhe vendndodhjes së drogës në çastin e shitjes.

Autoritetet shpesh llogarisin të ardhurat nga droga me çmimin për konsumatorët finalë, por nuk llogarisin koston e prodhimit, transportin dhe koston e sasive të kapura nga autoritetet, të cilat ulin fitimet e trafikantëve.

Të dhëna nga Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën (UNODC) sugjerojnë se çmimi mesatar i shitjes së drogës me shumicë në Shqipëri është 290 euro për kilogram.

Të dhëna anektodike sugjerojnë se fshatarët e Lazaratit nuk kanë pranuar kurrë të shesin më pak se 1000 kilogramë njëherësh dhe se çmimi i shitjes është në përputhje me atë të dhënë nga OKB.

Nëse statistikat mbi drogën e djegur javën e kaluar janë të sakta për 43 tonë të shkatërruar fshati duhej të merrte afërsisht 12.4 milionë euro.

Bimët që policia shkatërroi policia mund të kishin prodhuar 75 tonë marijuanë deri në fund të verës. Me çmim shumice prej 290 eurosh për kilogramë dhe një rendiment prej 0.5 kilogramësh për bimë, këto fidanë do të jepnin në total 21.75 milionë euro.

Bazuar në çmimin me shumicë dhe prodhimin e vlerësuar nga Guardia di Finanza prej 900 tonësh në vit, fshati do të kishte gjeneruar të ardhura prej mbi 270 milionë eurosh vetëm nga kultivimi dhe shitja e drogës në një vit.

Me një popullatë prej 5 mijë banorësh, fshati i Lazaratit do të kishte PBB për frymë prej 54 mijë eurosh, një nga më të lartat në Europë. Por a janë banorët e Lazaratit me të vërtetë kaq të pasur?

Të dhënat statistikore nuk mbështesin këtë imazh Eldoradoje të gjelbër të ndërtuar mbi kultivimin e kanabisit.

Të dhënat e grumbulluara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, të censusit të popullsisë 2011, sugjerojnë se Lazarati është ndoshta komuna më e pasur në Shqipëri, megjithatë shumë larg standardeve Europiane të mirëqënies.

Për shembull, Lazarati ka një numër shumë më të lartë makinash për familje se sa mesatarja kombëtare. Sipas INSTAT, 67 për qind e familjeve të këtij fshati kanë së paku një makinë nën pronësi ndërsa mesatarja kombëtare është më pak se 25 për qind.

Gjithsesi, Lazarati ka vetëm 170 makina për mijë banorë dhe kjo është shumë më pak se sa 679 makina për mijë banorë që ka Italia.

Siç ndodh shpesh me tregtinë e drogës, jo të gjitha gjërat ecin siç duhet. Mbjellja e kanabisit në një fshat që gjendet në shpatin e një mali ka kosto të shumta, nga plehrat kimike te puna, vaditja me autobote apo pagesat te zyrtarët apo policët e korruptuar.

Shumica e parave në biznesin e drogës, njësoj si me mallrat e tjera, të ligjshme apo jo, nuk fitohen nga ata që prodhojnë por trafikantët që arrijnë ta transportojnë atë për ta shitur në vende më të pasura dhe me më shumë kontrolle.

Çmimet me shumicë të marijuanës luhaten shumë nga një vend në tjetrin, por të gjitha të ardhurat që tregtia ilegale e barit mund të realizojë, vlerësohen me lehtësi përmes çmimit me pakicë.

Shqipëria dhe Serbia kanë çmimet më të ulëta të marijuanës në Europë me 0.8 euro për gram ndërsa Islanda ka çmimin më të lartë prej 28 eurosh për gramë. Në vende të tjera Europiane, kostoja e marijuanës luhatet nga katër në tetë euro për gram.

Nëse të 43 tonët e barit që policia shqiptare shkatërroi në Lazarat javën e kaluar do të trafikoheshin në Itali dhe shiteshin në rrugë, ato do të gjeneronin më shumë se 400 milionë euro.

Gjithsesi, pavarësisht se sasia e parave të fituara nga fshatarët e Lazaratit mund të jetë çështje debati, të ardhurat nga droga nuk qenë të vogla.

Ato sigurisht që qenë të mjaftueshme për të mbajtur larg ndërhyrjen e policisë për më shumë se një dekadë duke përdorur ryshfetin, kërcënimet apo armët – deri javën e kaluar, kur fshati në fund u bë viktimë e suksesit të vet.

Etiketa: ArmëBanorëDrogaDrogeEuroFamiljeFinalGuardia di FinanzaINSTATInstituti i StatistikaveItaliItaliakanabiskostoLazaratLigjMakinaMaliOKBPBBPoliciaPunaSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareStatistikatTregu
Tjetri
Tela me gjëmba

Rumania dërgon në gjyq ish shefin e internimeve komuniste

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.