Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Rajoni

“Gjyqi” vret shpresat për t’i dhënë fund përplasjes mes kishave në Ballkan

Sinisa Jakov MarusicNgaSinisa Jakov Marusic
18:11 | 02/09/2014
Në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
“Gjyqi” vret shpresat për t’i dhënë fund përplasjes mes kishave në Ballkan

Kishë në Shkup | Foto nga: Richard Schofield

Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Kishës Orthodokse të Serbisë për të “përndjekur” kreun e Kishës Orthodokse të Maqedonisë si secesionist ka rrënuar shpresat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve mes dy kishave.

Kishë në Shkup | Foto nga: Richard Schofield
Kishë në Shkup | Foto nga: Richard Schofield

Lëvizjet e Kishës Orthodokse të Serbisë për të vendosur kreun e Kishës së Maqedonisë në “gjyq” para një gjykate fetare në Serbi duket se do të ndalojnë disa përpjekje të kohëve të fundit për të rigjallëruar dialogun mes dy kishave, thonë vëzhguesit.

Javën e kaluar, organizmi qeverisës i Kishës Orthodokse të Serbisë, SPC, Sinodi i Shenjtë, tha se do ta dërgojë në gjyq kreun e Kishës së Maqedonisë, Kryepeshkopin Stefan, para gjyqit të Kishës për dhunim të ligjeve kishtare, të njohura si kanune.

“SPC nuk ka bazë për të dërguar ndokënd nga Kisha e Maqedonisë në gjyq,” thotë profesori maqedonas i teologjisë, Kosta Milkovski. “Lëvizja nga kleri i Serbisë është e dyshimtë për shkak se na dërgon ne edhe një hap më larg bashkimit,” shtoi ai.

Kisha e Serbisë akuzon kryepeshkopin Stefan për “qëndrim të vazhdueshëm në shizmë [ndarje nga kishat ortodokse], pjesëmarrje jokristiane në përndjekjen kundër Kryepeshkopit Jovan… kreun kanonik të Kryedioqezës së Ohrit dhe priftërinjve të tij, murgjve dhe besimtarëve, si dhe për shumë aktivitete të tjera”.

Fjalët për kryepeshkopin Jovan i referohen Jovan Vransikovski, një ish klerik i Kishës së Maqedonisë i cili u përpoq të krijojë një kryedioqezë të veçantë, besnike ndaj Kishës së Serbisë. Ai është aktualisht i burgosur në Maqedoni, i dënuar për shkelje financiare.

Për më shumë se një dekadë, rasti i priftit ka qenë burim mosmarrëveshjesh mes kishës së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë.

Kisha ortodokse e Maqedonisë u nda në mënyrë të njëanshme nga Kisha e Serbisë gjatë epokës komuniste në Jugosllavi.

Kisha e Serbisë ka pretenduar gjithmonë se lëvizja qe e motivuar politikisht, ka shkelur ligjin e kishës dhe nuk duhet të njihet.

Ajo ka patur mbështetjen e botës Ortodokse dhe Kisha e Maqedonisë mbetet e panjohur nga kishat e tjera Orthodokse.

Pas shumë vitesh të kaluara jashtë vendit si njeri i shpallur në kërkim nga sistemi ligjor i Maqedonisë, në korrik 2013, Vraniskovski u burgos me dënim 3-vjeçar për përvetësim të 250 mijë eurove.

Gjykata e Shkupit tha se Vraniskovski i pati përvetësuar paratë nga Kisha e Maqedonisë në vitin 2002 para se të dezertonte për të krijuar të ashtuquajturën Kryedioqeza e Ohrit.

Një zëdhënës për Kishën e Maqedonisë, At Timotej, tha se “gjyqi” nuk kishte asnjë kuptim në Maqedoni. “Vendimet e SPC nuk kanë vlefshmëri në Maqedoni,” tha ai.

“Kjo është se si afërsitë dhe vëllazëritë fetare paraqiten në Ballkan,” vërejti me ironi gazetari maqedonas Daut Dauti i gazetës së përditshme Dnevnik.

“Ky është kulmi i marrëdhënieve ‘vëllazërore’ që vjen pas një deklarate të pavflerë të presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic që thoshte se ai do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve mes kishave,” shtoi ai.

Në tetor 2012, presidenti Nikolic rriti shpresat për një zgjidhje me mirëkuptim të mosmarrëveshjes, duke thënë se qe i gatshëm të angazhohet për gjetjen e zgjidhjes.

Një fije tjetër shprese u shfaq në maj, kur klerikë të njohur të Maqedonisë bënë thirrje që Vraniskovski të falet. Ata thanë se lirimi i tij i parakohshëm mund të përmirësojë pozicionin negociues të Kishës së Maqedonisë para një samiti madhor të Orthodoksisë që do të mbahet në Stamboll më 2016.

Këshilli ekumenik do të jetë i pari në mbi 1,200 vjet kur udhëheqësit e kishave Orthodokse nga e gjithë bota do të takohen dhe pala maqedonase shpresonte se do të qe në gjendje ta zgjidhte mosmarrëveshjen para këtij samiti.

Pozicioni i Kishës së Maqedonisë është kompleks për shkak të ndryshimeve të shumta të kufijve të Ballkanit. Gjatë shekullit të 19, shumica e dioqezave që tashmë mbulohen nga Kisha e Maqedonisë bënin pjesë në atë që quhej Eksarkati i Bullgarisë.

Pasi Serbia pushtoi shumicën e Maqedonisë Osmane në luftërat ballkanike të viteve 1912-13, dioqezat u vendosën nën kontrollin e Kishës së Serbisë.

Çështjet mbetën të tilla deri në fund të Luftës së Dytë Botërore kur Maqedonia fitoi një shkallë pavarësie politike si republikë e veçantë e federatës së re të Jugosllavisë, pas të cilës u krijua presioni që kisha vendase të fitonte pavarësinë gjithashtu.

Kjo kulmoi më 1967, kur dioqezat maqedonase të Jugosllavisë shpallën pavarësinë të njohur si Autoqefali. Kisha e Serbisë e shpalli këtë lëvizje si jokanonike.

Tjetri
Të pasurit e rinj i japin jetë fshatit malor shqiptar

Të pasurit e rinj i japin jetë fshatit malor shqiptar

Më të lexuarat

“Gjyqi” vret shpresat për t’i dhënë fund përplasjes mes kishave në Ballkan

“Gjyqi” vret shpresat për t’i dhënë fund përplasjes mes kishave në Ballkan

18:11 | 02/09/2014
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.