Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Opinion

Konferenca e Berlinit dhe fantazitë e Ballkanit

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
14:07 | 03/09/2014
Në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Kohe leximi: 4 minuta
A A
3
Konferenca e Berlinit dhe fantazitë e Ballkanit

Rama, Merkel dhe Barroso në Berlin. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Sugjerimi që nga konferenca e Berlinit do të dalë një plan ‘Marshall’ zhvillimi për Ballkanin, fsheh rënien e një perspektive integrimi të shpejtë për rajonin.

Rama, Merkel dhe Barroso në Berlin. Foto: LSA
Rama, Merkel dhe Barroso në Berlin. Foto: LSA

Konferenca e Berlinit e zhvilluar javën e kaluar ku Gjermania, Komisioni Europian dhe krerët e vendeve të Ballkanit u takuan për disa orë diskutime e deklarata ngjan sikur u mbyt nga dëshira e disa qeverive të rajonit për ta paraqitur atë si një rast të rrallë, madje edhe historik, për të marrë fonde nga BE-ja, për të investuar në Ballkan dhe për t’u zhvilluar dhe pasuruar lehtë e shpejt.

Por përpos medias nga Ballkani, media ndërkombëtare nuk është se i kushtoi ndonjë vëmendje të posaçme. Përpos provincave tona, askush në Perëndim nuk e pa këtë Konferencë si një ngjarje me rëndësi historike.

Gjithsesi, fakti është që Konferenca u organizua për herë të parë në këtë format dhe ajo është përcaktuar për t’u kthyer në një platformë vjetore komunikimi mes Ballkanit, Berlinit dhe Brukselit.

Qenë dy insinuatat kryesore të arsyeve të krijimit të kësaj platforme: insinuata e parë e analistëve ishte që kjo platformë po krijohet për efekt të konfliktit të ri mes Europës dhe Rusisë për Ukrainën. Aludimet që Serbia mund të shfrytëzojë pozicionin e saj si vend kandidat për anëtarësim dhe me marrëveshje të tregtisë së lirë në BE-në dhe njëkohësisht si vend me politikë zyrtare të “neutralitetit të armatosur” për të përfituar ekonomikisht nga sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, i japin peshë kësaj insinuate.

Insinuata e dytë lidhet me faktin që pas pak ditësh, Komisioni Europian do të shpallë strukturën e re organizative të vetën. Prej muajsh në Bruksel përflitet se për të kënaqur Britaninë si dhe forcat politike të ekstremit të majtë e të djathtë, Komisioni i ri nuk do të ketë një Drejtori Zgjerimi, siç e ka patur deri tani. Zgjerimi i BE-së do të “ngrijë” zyrtarisht për së paku pesë vite e she madje deri në dhjetë vite.

Kjo ngrirje e zgjerimit, krahas likuidimit efektiv të Drejtorisë së Zgjerimit në Komisionin Europian, do të krijojë një boshllëk në marrëdhëniet politike mes BE-së dhe atyre pak vendeve të Ballkanit që janë ende jashtë.

“Vendet e Ballkanit nuk janë funksion i Shërbimit të Jashtëm të BE-së, sepse ata nuk janë politikë e jashtme,” shpjegonte një diplomat veteran në Bruksel pak javë më parë para një grupi gazetarësh shqiptarë. Kjo do të thotë se Drejtoria e Zgjerimit ekziston për të vendosur theksin te fakti që Ballkani Perëndimor është pjesë e problemeve të brendshme të BE-së, të trajtuara nga Drejtoria e Zgjerimit, jo ajo e jashtme.

Por nëse Drejtoria e Zgjerimit shkrihet, siç po aludohet, është e vlefshme edhe ana tjetër, që Ballkani Perëndimor mund të kalojë në problem të jashtëm të BE-së.

Nga ana tjetër, nuk është e qartë se cili prej institucioneve të Brukselit do të përgatisë progres raportin, pra cili do të vendosë notën për arritjet apo mosarritjet e reformave në vendet e Ballkanit.

Pikërisht për të mbushur këtë boshllëk të krijuar nga “ngrirja” e procesit të zgjerimit dhe eliminimi i mundshëm i Drejtorisë së Zgjerimit, insinuohet që është krijuar Konferenca e Berlinit, e cila do të pasohet nga Konferenca e Vienës vitin e ardhshëm dhe ajo e Parisit më 2016.

Sipas analistit Boris Georgievski, lajmi i keq për banorët e Ballkanit është që në mungesë të një axhende afërsisht të qartë integrimi, incentivat për elitat politike të Ballkanit për të ndërmarrë reforma demokratizuese, liberalizuese dhe të sundimit të ligjit, pakësohen ndjeshëm. Shumica dërrmuese e reformave të nevojshme për integrim europian në një farë mënyre bien ndesh me interesat bazë të elitave politike dhe çdo reformë i dobëson ato. Fjala vjen, nëse luftohet korrupsioni apo pandëshkueshmëria e korrupsionit, siç është e logjikshme të bëhet dhe siç kërkohet nga BE-ja, partitë politike kanë më pak mundësi të bëjnë punën e tyre të zakonshme të ushqyerjes së militantëve me frutet e korrupsionit apo të blerjes së mbështetjes politike duke përdorur paratë e korrupsionit.

Por ndërsa incentiva e elitave politike të Ballkanit për të ndërmarrë reforma ulet, edhe mekanizmi i presionit në dispozicion të BE-së për të imponuar këto reforma dobësohet. Nëse perspektiva e integrimit largohet, datat, raportet dhe vendimet e Brukselit marrin më pak peshë.

Rrjedhimisht, u mbetet në dorë vetë Ballkanasve si qytetarë dhe votues të bëjnë atë kontroll dhe presion mbi elitat e tyre politike që deri tani ka qenë ofruar falas nga burokratët e Brukselit.

Përpjekja e politikanëve të Ballkanit për ta fryrë Konferencën e Berlinit duke e paraqitur atë si një çelës drejt investimeve, kredive dhe mirëqënies, nuk është se do t’i sjellë ndonjë gjë të mirë popujve të Ballkanit.

Në fund të fundit, fondet janë problemi më i vogël i Ballkanit. Në vendet ku ka korrupsion, nuk ka ndonjë dallim mes të paturit fonde dhe të mospaturit. Në fund të fundit, një nga problemet më të mëdha që krijon korrupsioni është rënia e eficencës në ekonomi. Dhe përballë eficencës së ulët, fondet shtesë nuk ndihmojnë shumë.

Tjetri
duhan, fushë

Kohët e vështira i shtyjnë fermerët e duhanit drejt sherebelës

Komente 3

  1. Erion Hoxha says:
    9 years më parë

    Si shume i bukur duket per ta besuar vertete kete mashtrim bajat te rradhes nga nje keleksion sharlatanesh e kleptokratesh ballkanas
    …

  2. Belina Bedini says:
    9 years më parë

    Po mire, ja u hap edhe dera e Evropes per Ballkanin…:) ky I fundit historikisht pervecse I ndare 100 copash dhe me 1000 halle, ka qene buratini I Evropes dhe keshtu do jete edhe kur te jete pjese e saj. Sa cudi, ca gjera nuk ndryshojne kurre, duken pothuajse gjenetikisht te trashegueshme.

    • Erion Hoxha says:
      9 years më parë

      Te pakten ne shqiptaret duhet ta kuptojme nje here e mire se nuk jemi kerthiza e botes dhe se ky rajon nuk eshte gje tjeter “nje WC kolektive ku fuqite si te Perendimit dhe te Lindjes kane shfryre tere mbetjet e tyre organike ose jo organike, por qe ne mjerisht ende sot e kesaj dite me pafytyresine tone tipike vazhdojme t’i gelltisim apo pertypim e ripertypim ato qe çdo komb sado pak i qyteteruar do te kishte zet e neveri t’ia permendnin ma”. Mendoj se problemi kryesor eshte te mungesa e qytetarise aktive dhe te vetedijeshme per fatet e saj (pra thjesht jemi shoqeri apatike) qe pranon qofte edhe me heshtjen e esaj mjerane te sundohet nga klika te tilla barbare kleptokratesh (si ne pozite dhe ne gjasme opozite kallfe). Ky eshte mjerimi jone kolektiv si komb shqiptare dhe per kete duhet te ndergjegjesohemi nje ore e me pare …

      Kjo mendoj nuk ka te bej aspak me trashigimi gjenetike te shqiptareve (apo çdo stigmatizimi tjere) sepse ne jemi si gjithe kombet e tjere (ne nuk kemi as bisht e as ylle) por kemi nje defiçence te madhe lidhur me mbajtjen dhe ndeshkimin e pergjegjesve (llogaridhenia drejtuesve me pushtet publik e politik). Kjo duhte te ndryshoje nje ore e me pare sepse ndryshe nuk kemi te ardhme dhe gjithe ngrehina jone politiko-shoqerore rrezikon seriozisht te bjere e te na zere brenda te tereve duke na gremisur ne humnerat me te zymta te historise…

Më të lexuarat

Konferenca e Berlinit dhe fantazitë e Ballkanit

Konferenca e Berlinit dhe fantazitë e Ballkanit

14:07 | 03/09/2014
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.