AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kroacia Shpreson të Rivalizojë Shuarjen e Borxhit të Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicSven MilekicngaSinisa Jakov MarusicdheSven Milekic
12 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri maqedonas i Financës Zoran Stavreski [në qendër] Foto nga: gov.mk

Maqedonia thotë se skema e saj për t’i bërë kompanitë e shërbimeve të fshijnë borxhet e klientëve të varfër ka qenë e suksesshme dhe ministrat në Kroaci tani po ndërmarrin një iniciativë të ngjashme.

Ministri maqedonas i Financës Zoran Stavreski [në qendër] Foto nga: gov.mk
Ministri maqedonas i Financës Zoran Stavreski [në qendër] Foto nga: gov.mk
Ministri maqedonas i Financave Zoran Stavreski tha se që prej fushatës së fshirjes së borxhit të nisur në fillim të gushtit, rreth 17,600 persona në gjendje të mjerueshme sociale kanë aplikuar për t’u përjashtuar nga vonesat me kreditë, faturat e ngrohjes, ujit, televizorit dhe elektricitetit.

“Interesi është vërtetë i lartë dhe ne presim të kemi aplikime akoma më të mëdha deri në 12 tetor, afati i fundit për bërjen e aplikimit. Kjo nënkupton se pritshmëria jonë për përgjigje masive do të përmbushet,” tha Stavreski.

Muajin e shkuar qeveria i bëri thirrje bankave dhe kompanive të shërbimeve t’i bashkoheshin skemës për shuarje të borxheve të klientëve të varfër. Në këmbim, qeveria do t’i ofronte kompanive ndërprerje të taksave vjetore.

Autoritetet shpresojnë se më shumë se 100 mijë njerëz, përfshirë edhe të papunët, të burgosurit, ata që janë në asistencë sociale, nënat e vetme dhe të tjerë të përfitojnë nga skema.

Përgjigje pozitive është marrë nga të gjitha bankat në vend, furnizuesi me energji EVN Macedonia, kompania e ngrohjes Toplifikacija, kompania shtetërore e energjisë ELEM dhe Radio-Televizioni maqedonas, po ashtu edhe nga organet që përfaqësojnë përmbaruesit dhe noterët.

“Kjo tregon përgjegjësinë e tyre të lartë sociale dhe unë shpresoj që së bashku të jemi në gjendje të ndihmojmë shumë njerëz,” tha Stavreski.

Autoritetet kroate po zgjerojnë idenë e shuarjes së borxheve për më të varfrit në vend.

Javën e shkuar, Ministri kroat e Financave Boris Lalovac dhe Ministrja e Politikës Sociale Milanka Opacic takuan përfaqësuesit e bankave komerciale kroate dhe operatorët më të mëdhenj të telekomunikimit në vend, Telekom-in kroat dhe Vip për të diskutuar idenë.

Ministrat po përpiqen të bindin bankat dhe operatorët të shuajnë borxhet e njerëzve të varfër të cilët kanë detyrime më shumë se 1300 euro. Ministrat kanë sugjeruar se mund të jenë rreth 140 mijë njerëz në këtë kategori.

Njerëzit me llogari bankare kursimesh, shtëpi pushimesh, dy ose më shumë apartamente apo makina dhe varka nuk do të pranohen, thanë ministrat.

Shuarja e borxhit në Maqedoni ishte një prej premtimeve elektorale të partisë VMRO DPMNE të Kryeministrit Nikola Gruevski gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të prillit, të cilat i fitoi. Masa është propozuar si një mënyrë për të ndihmuar njerëzit të kalojnë efektet e krizës ekonomike globale.

Por disa ekspertë ekonomie thonë se skema mund të shihet edhe si një presion mbi ekonominë në kohën kur qeveria nuk është në gjendje të ofrojnë asistencë sociale nga buxheti i shtetit.

“Kjo shkatërron principet në ekonominë e tregut dhe sistemin ligjor. Ka mënyra të tjera për të ofrua politika sociale. Kjo do të thotë të gënjesh popullin me qëllim propagandistik,” tha ish-Ministri i Financave Dzevdet Hajredini për Radion Europa e Lirë muajin e shkuar.

Etiketa: BankatbuxhetiBuxheti i ShtetitEuroEuropaGruevskiKroaciKroaciaMakinaMaqedoniMaqedoniaMasaNikola GruevskinoterëQeveriaSHShpresONVMRO DPMNE
Tjetri
Rumania Përballet me “Recesionin Teknik” Pavarësisht Rritjes Vjetore

Rumania Përballet me “Recesionin Teknik” Pavarësisht Rritjes Vjetore

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.