Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Në Fokus

Të përkujdesesh për kopshtin e Shokut Tito

Ivana NikoliçNgaIvana Nikoliç
21:25 | 14/09/2014
Në Në Fokus, Reportazhe
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Të përkujdesesh për kopshtin e Shokut Tito
Share on FacebookShare on Twitter

Milomir Pavlovic kujton karrierën e tij si lulishtar për Presidentin Tito, miqësinë me bashkëshorten e tij, Jovanka, dhe telashet që ata të gjithë përjetuan me qentë e çiftit.

Milomir Pavlovic punoi si një nga lulishtarët e Presidentit Tito për dekada. | Foto nga Ivana Nikolic
Milomir Pavlovic punoi si një nga lulishtarët e Presidentit Tito për dekada. | Foto nga Ivana Nikolic

Si një njeri i ri plot gjallëri ai afrohet te tavolina në kopshtin e pasëm të Muzeut të Historisë së Jugosllavisë, ndërsa unë var turinjtë pasi prisja dikë shumë më të vjetër.

“Po unë nuk jam aq i ri, zonjë, edhe pse disa thonë se unë kam pamje prej të riu,” më thotë burri i veshur me një komplet të gjelbër veshjesh pune duke buzëqeshur ndërsa më shtrëngon dorën. “Unë kam 40 vjet punë mbi supe,” shton ai.

Kur Milomir Pavlovic, siç e prezanton veten, filloi të punojë si një nga lulishtarët e Presidentit Tito, kolegët e tij filluan ta thërrasin Paja, nga mbiemri i tij. “Dhe, 40 vjet më vonë, unë jam sërish Paja,” thotë ai, sërish duke buzëqeshur.

Paja ka lindur në një fshat pranë Ljigut, një qytezë e vogël në Serbinë perëndimore. Pasi shërbeu në ushtri në Valjevo, pranë vendlindjes, Paja shkoi në Beograd për të shërbyer si roje e Titos. Kjo ndodhi në vitin 1974.

“Në truprojën e Titos qenë 2-3 mijë ushtarë nga të gjitha republikat e Jugosllavisë, nga të gjitha kombet dhe kombësitë tona,” thotë Paja duke nisur së rrëfyeri historinë e vet.

“Pas shërbimit të rregullt, disa prej nesh zakonisht ndihmonin përreth, duke mirëmbajtur parkun, duke ndihmuar punëtorët e tjerë apo duke rregulluar ndonjë gjë që duhej të rregullohej,” vijon ai.

Pas një viti shërbim, vetëm shtatë rekrutë patën vijuar të ishin roje. Paja qe njëri prej tyre.

“Ne punonim në parkun e pallatit të vjetër, vendi ku të gjithë presidentët e huaj vinin të qëndronin kur vizitonin Titon,” thotë Paja.

“Mbaj mend kur pashë Gerald Ford, presidentin amerikan. Por në atë kohë mua nuk më rastiste të shihja shpesh Titon,” – rikujton ai.

I kafshuar nga qeni i presidentit

Presidenti i Jugosllavisë Josip Broz Tito me bashkëshorten e tij Jovanka.
Presidenti i Jugosllavisë Josip Broz Tito me bashkëshorten e tij Jovanka.

Në tetor 1975, Paja u transferua nga qendra e rekturimit te rezidenca e Titos dhe Jovankës në këtë godinë. Ai vijon tregimin e tij shpejt duke parë përreth kopshtit.

“Nuk isha i lumtur kur erdha këtu në fillim. Qe një vend shumë i rreptë dhe të duhej të vije në punë në kohë,” thotë Paja, duke shpjeguar se i duhej të kalonte katër oficerë sigurie para se të hynte në rezidencë.

Pastaj bën pak pushim, duke parë përreth gardhit, i cili u ndërtua ilegalisht gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

“Tito zakonisht çohej herët, rreth orës 5.30. Ai pastaj vinte në dhomën e tij të bilardos çdo mëngjes për të pirë kafe dhe për të lexuar gazetat,” vijon Paja, duke shpjeguar se dhoma e bilardos qe pikërisht përtej gardhit.

“Ne vendosnim një tavolinë dhe ndenjëse jashtë saj çdo mëngjes dhe pastaj largoheshim në mënyrë që të mos e shqetësonim presidentin tonë,” thotë lulishtari.

Paja flet shpejt dhe shpjegon duke përdorur duart, duke buzëqeshur herë pas here. Ai duket se po e shijon rrëfimin e historisë së ish – shefit të tij. Aktualisht, ai po shkruan një libër mbi vitet e tij në shërbim të Titos.

“Për mua, ajo punë qe një nder,” thotë ai.

Një nga pjesët më interesante të aktiviteteve të tij të përditshme qenë takimet me qentë e Titos dhe Jovankës.

“Ishin tre apo katër dhe ata na kafshonin sa herë që na shihnin. Ata vepronin sikur po mbronin padronët e tyre,” thotë Paja.

“Natyrisht, nëse ankoheshe apo thoje ndonjë gjë për qentë, mund të pushoheshe nga puna,” shpjegon ai.

Pastaj Paja qesh sërish, duke kujtuar shokun e tij Ljubisa nga Leposavici.

“Ne po punonim në park kur qentë erdhën dhe filluan të na kafshonin apo të na suleshin te këmbët. Jovanka dhe Tito po qëndronin rreth gjashtë metra larg nesh dhe unë dëgjova Titon duke i bërtitur qenve të ndalonin,” thotë Paja duke qeshur.

“Por Ljubiša qe aq i zemëruar me qentë sa Jovanka i tha Titos se ai nuk duhet të punonte më aty,” shton lulishtari.

“Ajo mendonte se ne të tjerëve na pëlqenin qentë e saj; nuk e dinte se ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të pretendonim se i pëlqenim,” thotë Paja duke parë përtej gardhit sërish.

Dinakëria e Jovankës

Shtëpia e Luleve u ndërtua si kopshti dimëror i Titos. Sot ai është një mauzoleum për Titon dhe Jovankën. | Foto kortezi e Muzeut të Historisë së Jugosllavisë
Shtëpia e Luleve u ndërtua si kopshti dimëror i Titos. Sot ai është një mauzoleum për Titon dhe Jovankën. | Foto kortezi e Muzeut të Historisë së Jugosllavisë

Shqetësimi i vetëm për Pajën dhe kolegët e tij në atë kohë kur shërbenin për presidentin qe që të mos bënin asnjë dëm te shtëpia dhe të mos vinin në punë të çrregullt.

Gjithsesi, Paja bëri një gabim, një gabim të madh, siç pretendon ai, bashkë me kumbarin e tij kroat pasi kryen disa riparime brenda rezidencës.

“Ne supozohej të nxirrnim disa mbeturina që po qëndronin mbi një tavolinë. Kështu ne i morëm me gjithë mbulesë dhe i hodhën, pa ditur se kishte një vazo në tavolinë. Dhe ajo u thye,” thotë Paja, ndërsa tashmë duket më serioz.

“Pastaj na u desh t’ia themi Jovankës: Shoqja Jovanka, ne thyem vazon. Por ne do të paguajmë për të.”

Paja buzëqesh dhe pastaj vijon.

“Ajo tundi kokën, duke thënë – shokë, a e dini se çfarë vlere ka ajo? Mund të punoni gjithë jetën, por nuk do të fitoni kurrë mjaftueshëm për të paguar për të,” thotë Paja, duke rikujtuar fjalët e Jovankës.

Gjithsesi, ata dënoheshin vetëm kur Tito ose Jovanka mendonte se ndokush po gënjente, qe hajdut apo qe në përgjithësi i papërgjegjshëm.

“Jovanka qe shumë dinake, ajo mund ta lexonte një njeri vetëm duke e parë,” rikujton Paja. “Ajo mund të lexonte një njeri nga mënyra se si ecte.”

“Shoqja Jovanka qe një grua e madhe, dhe qe e gjatë gjithashtu, dhe kishte dy sy të mëdhenj të zi,” thotë Paja.

Megjithëse ajo qe më e gjatë se Tito, ata duhej të fotografoheshin gjithmonë në mënyrë të tillë që të dukeshin sikur qenë të të njëjtës lartësi, thotë Paja.

Ai e pa atë për herë të fundit rreth dhjetë vjet më parë. Ai shkoi te shtëpia e saj në lagjen Dedinje të Beogradit.

“Ajo më thirri dhe unë shkova ta shoh si mik,” thotë Paja me qetësi.

“Ajo është gjithashtu këtu tani,” shton ai, duke bërë me shenjë nga Shtëpia e Luleve, ku të dy ish-padronët e tij janë varrosur.

Marrë nga Balkaninsight.com

 

Tjetri
Animal Homr Riva Var

Komshinjtë i kundërvihen kopshtit për miqtë me katër këmbë

Më të lexuarat

Të përkujdesesh për kopshtin e Shokut Tito

Të përkujdesesh për kopshtin e Shokut Tito

21:25 | 14/09/2014

Procesi i Rindërtimit në Tiranë: Konflikte gjyqësore dhe qindra të skualifikuar

10:41 | 20/09/2023
Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun

14:39 | 18/09/2023
Kujtim Vranici

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

12:42 | 19/09/2023
Magjistratë

KLGj mban peng emërimin e magjistratëve të diplomuar

17:08 | 21/09/2023
SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të “Ben Qimes” në Fier

Alibia e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për pasurinë: “E motra ka qarkulluar 20 milionë euro’

19:38 | 20/09/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.