AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dhjetë gjërat që mund të mos i dini për Papën Françesk

Simo GacesangaSimo Gacesa
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Papa Françesk në Vatikan më 19 shtator 2014. (AP Photo/Alessandra Tarantino)

Nga momenti që ai doli në ballkonin e Basilikës së Shën Pjetrit pas zgjedhjes si papë më 13 mars 2013, Shenjtëria e tij Papa Françesk kapi vëmendjen e botës me thjeshtësinë e mesazhit të tij për dashurinë dhe mëshirën e pakufishme të Zotit. Këtu janë dhjetë gjëra që duhet t’i dini për Atin e Shenjtë Papa Françesk.

Papa Françesk në Vatikan më 19 shtator 2014. (AP Photo/Alessandra Tarantino)
Papa Françesk në Vatikan më 19 shtator 2014. (AP Photo/Alessandra Tarantino)

1. Papa Françesk është papë me shumë gjëra “të para”

Ai është i pari që ka marrë emrin “Françesk” pas Françeskut të Asisit, murgut shtegtar dhe shenjtorit të madh të të varfërve dhe të shtypurve. Ai është papa i parë nga Amerikat, pasi ka lindur dhe është rritur në Argjentinë nga emigrantë italianë. Ai është papa i parë nga Shoqëria e Jezusit, themeluar nga Shën Ignatius i Lojolës, i cili prodhoi evangjelizues dhe reformues të mëdhenj.

Në fund, ai është papa i parë që është shuguruar prift pas Vatikan II, këshillit ekumenik që modernizoi Kishën. Për Papën Françesk, Vatikan II qe një “punë shumë e bukur e Shpirtit të Shenjtë,” dhe një “lëvizje rinovimi që vjen thjeshtë nga i njëjti Ungjill.”

2. Papa Françesk e sheh veten si një mëkatar.

Po, një mëkatar si çdo njeri tjetër, por një të cilin Zoti i gjithëmëshirshëm e ka parë dhe e ka thirrur për një jetë në shërbim. Eksperienca e tij fetare mund të përmblidhet me moton e tij: Miserando atque Eligendo. Fraza, e cila është nga Predikimet e Bedes së Respektuar, është edhe motoja episkopale e Jorge Mario Bergoglio, që e mbajti edhe si papë. Përkthimi në anglisht është “Duke Patur Mëshirë dhe Duke Zgjedhur Atë.” Bede po reflektonte se si Zoti Jezu Krisht thirri Mateun, i cili qe një taksidar i urryer. Me mëshirën e tij, Zoti i tha Mateut, “më ndiq.”

“Francis, i cili qe një truptojë klubi në një pikë në jetën e tij, i thotë Jezuitit tjetër, At. Antonio Spadaro në një intervistë: “Ai gisht i Jezusit i drejtuar nga Mateu. Ai është unë. Ndjehem si ai… si Mateu.”

3. Papa Françesk beson se Kisha duhet të jetë më shumë si një “spital fushor pas betejës,” me peshkopë duke shërbyer si pastorë të vërtetë dhe priftërinj që kalojnë më shumë kohë në mjediset e rrëfimit duke mjekuar shpirtrat e plagosur.

“Ministrat e Kishës,” thotë ai, “duhet të jenë ministra të mëshirës para së gjithash,” Priftërinjtë duhet të shpërfillin karrierizmin apo joshjen nga lëvizja lartë në hierarki. Peshkopët duket të shmangin “skandalin” e të qenit “peshkopë aeroportesh” dhe duhet të kujdesen për grigjën nën përgjegjësinë e tyre. “Ministra e Ungjillit duhet të jenë njerëz që mund të ngrohin zemrat e njerëzve, të cilët ecin në errësirën e natës me ta, që dinë si të dialogojnë dhe të zbresin në netët e njerëzve, në errësirë dhe pa humbur,” thotë ai.

4. Papa Françesk dëshiron ta mbajë të thjeshtë “por nuk mund të jetojë pa njerëzit”.

Limuzinat thjeshtë nuk janë të zakonshme për këtë papë të kursyer, i cili përdori trena si peshkop në vendlindjen e tij në Buenos Aires. Edhe këtë ditë, Papa e mban vetë çantën e tij, dhe ai ka mbajtur unazën e tij të vjetër si dhe kryqin e tij të argjendtë që ka përdorur që kur u krijua si kardinal në vitin 2001. Shumë gjëra janë shkruar gjithashtu mbi vendimin e Ati ttë Shenjtë për të jetuar në Casa Santa Marta, rezidenca në Vatikan për klerikët vizitues, në vend që të jetojë në Apartamentet Papnore të Pallatit Apostolik.

Papa Françesk thotë se të jetuarit në mjediset e paraardhësit e tij, megjithëse ato janë të bollshme dhe të dekoruara me shije, nuk janë për arsye të luksit. Arsyeja për të mos banuar në pallat është thjeshtë dëshira për të qenë në gjendje të takohet me njerëzit. Ai i thotë At. Spadaro: “Unë nuk mund të jetoj pa njerëzit. Kam nevojë të jetoj jetën time me të tjerët.”

5. Papa Françesk ka afeksionet më të thella për Papën Emeritus Benedikt XVI, “vëllai” im, siç thotë ai, i cili tashmë jeton në një manastir në Vatikan.

“Ai është një njeri i Zotit, një njeri i përulur, një burrë i lutjes,” tha Papa Françesk para gazetarëve gjatë udhëtimit të kthimit në Romë pas Ditës Botërore të të Rinjve më 2013 në Rio. Fakti që janë “dy papë” në Vatikan nuk e shqetëson atë fare. “Është njësoj sikur ke gjyshin tënd në shtëpi, një gjysh të mençur. Kur familjet kanë një gjysh në shtëpi, ai nderohet, dashurohet dhe dëgjohet gjithashtu. Papa Benedikt është një njeri shumë i kujdesshëm. Ai nuk ndërhyn!” Papa Françesk është ppër rrjedhojë mbështetës për reformat e paraardhësit të tij të tilla si lejimi më i gjerë i Latinishtes Tradicionale në Mesha, të cilën e ka përshkruar si “të kujdesshëm dhe të motivuar nga dëshira për të ndihmuar njerëzit që kanë këtë ndjeshmëri.”

6. Papa Françesk është reformator; ai nuk ka frikë t’i tundë gjërat.

Ati i Shenjtë parapriu me reformat e tij në Institutin për Punët e Religjonit (të njohur si Banka e Vatikanit) që filloi nën paraardhësin e tij Benedikt XVI. Në shkurt 2014, ai themeloi një zyrë të re, Sekretariatin për Ekonomi, e cila do të shërbejë si autoriteti mbikëqyrës financiar i Vatikanit. Sekretariati raporton te Këshilli i ri për Ekonominë, i cili ka shtatë kardinalë dhe peshkopë, por edhe një anëtarësi të paprecedent të shtatë ekspertëve laikë. Më herët, Papa Françesk formoi një organizëm këshillues të përbërë nga tetë kardinalë të besuar, detyra e të cilëve është të këshillojnë atë në reformat në Kurinë Romane dhe qeverisjen e Kishës Universale.

7. Papa Françesk i thotë ‘jo’ ekonomisë së përjashtimit.

Ati i Shenjtë riformoi Doktrinën Katolike Shoqërore në Nxitjen Apostolike Evangelii Gaudium (“Gëzimi i Ungjillit”). Ai i thotë ‘jo’ një ekonomie që nxit pabarazinë, një “kulturë të konsumit të tepruar” dhe “idhujtarisë së parasë.” Ai ankohet: “Si mund të jetë që nuk përbën lajm kur një njeri i moshuar i pastrehë vdes nga të ftohtët, por është lajm kur bursa humbet dy pikë?” Zgjidhja gjendet në eliminimin pa vonesa të shkaqeve strukturore të varfërisë. Ndihma ekonomike është vetëm një përgjigje e përkohëshme. Ajo që ne kemi nevojë është gjithashtu refuzimi i spekulimit financiar dhe autonomisë së plotë të tregut.

8. Papa Françesk paralajmëron Kristianët të mos bien në kurthin e “materializmit shpirtëror,” gje qëe është “egocentrizmi i fshehtë në një religjiozitet të jashtëm të privuar nga Zoti.”

“Materjalizmi shpirtëror që fshihet pas shfaqjes së mëshirës dhe madje edhe [pas] dashurisë për Kishën,” shpjegon Ati i Shenjtë në Evangelii Gaudium, “konsiston në kërkimin e lavdisë njerëzore në vend të lavdisë së Hyut dhe mirëqënien personale.” Të paturit të një kishe tokësore mund të marrë formën e një shqetësimi në dukje për doktrinën dhe prestigjin, përfitimin shoqëror apo politik apo një jetë shoqërore “përplot me shfaqje, takime, darka dhe pritje.” Ai mund të jetë një “mentalitet biznesi” i cili është “i mbërthyer me menaxhimin, statistikat, planet dhe vlerësimet, përfituesi kryesor i të cilave nuk janë njerëzit e Zotit por Kisha si një institucion.” Për të shmangur këtë, Kisha duhet “në mënyrë të vazhdueshme të dalë nga vetja, të mbajë misionin e saj të përqendruar te Jezu Krishti dhe angazhimin e saj për të varfrit.”

9. Papa Françesk është një i devotshëm ndaj Nënës së Bekuar.

Kur u zgjodh Papë, Françesku theksoi diçka duke vizituar Bazilikën e Shën Marisë Madhore të Romës dy herë, për të lutur rruzaren dhe për t’i besuar pontifikatin e tij Nënës së Zotit. Amerika Latine, nga ku vjen papa, është veçanërisht e njohur për afrimësinë me Nënën e Bekuar dhe shtëpia e disa kulteve të mëdha të Marias si Guadalupe dhe Aparecida. Maria, beson Papa Françesk, është e pazëvendësueshme në punën për Evangjelizimin e Ri.

“Sa herë që shikojmë te Marija, ne fillojmë të besojmë sërish në natyrën revolucionare të dashurisë dhe përkujdesjes. Te ajo ne shohim se përulësia dhe përkujdesja nuk janë virtyte të të dobëtit por të të fortit që nuk kanë nevojë t’i trajtojnë njerëzit e tjerë keq që të ndjehen të rëndësishëm,” thotë ai.

10. Papa Françesk është i biri i Kishës.

I ashtuquajturi “Efekti Françesk” është bërë narrativë për median, ku disa komentatorë kanë shkuar deri aty sa të parashikojnë ndryshime radikale në kishën 2 mijë vjet të vjetër. Por Papa Françesk e ka bërë të qartë: Pozicioni i Kishës në çështje urgjente morale është edhe pozicioni i tij. “Unë jam biri i Kishës,” bërtet ai. Por aktualisht, thotë ai, ka edhe një shqetësim tjetër mbi “nevojat konkrete” dhe Ungjilli duhet të ketë ndikim real mbi besimtarët. Kufizimet e Kishës duhet të zbatohen me dashuri të sinqertë, për shkak se mëshira e Zotit është e pakufishme. Papa thotë: “Ne duhet të gjejmë një balancë të re; përndryshe edhe ndërtesa morale e kishës ka gjasa të rrëzohet si një shtëpi letrash, duke humbur freskinë dhe fragrancën e Ungjillit. Propozimi i Ungjillit duhet të jetë më i thjeshtë, më i thellë, rezatues. Është nga ky propozim nga ku rrjedhin pasojat morale.”

Burimi

Etiketa: AmerikaAmerika LatinebesimtarëekonomigazetarKEKishëndikimPallatParaPunëRefuzimiromromëSHshtatorSpitalStatistikatvdes
Tjetri
Shqiptarët Shpallin ‘Republikë’ në Maqedoni

Shqiptarët Shpallin ‘Republikë’ në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.