AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Papa Françesk vlerëson Shqipërinë si model të tolerancës fetare

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus, Page Positions
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët e besimeve fetare në Shqipëri veshtrojnë Papa Françeskun kur ai arriti për meshën e shenjtë në sheshin Nënë Tereza | Foto nga :AP

Dikur vendi i parë ateist në botë, Shqipëria sot është kthyer në një model të bashkëjetesës fetare që bota mbarë duhet ta ndjekë, nënvizoi Papa Françesk gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Liderët e besimeve fetare në Shqipëri veshtrojnë Papa Françeskun kur ai arriti për meshën e shenjtë në sheshin Nënë Tereza | Foto nga :AP
Liderët e besimeve fetare në Shqipëri veshtrojnë Papa Françeskun kur ai arriti për meshën e shenjtë në sheshin Nënë Tereza | Foto nga :AP

“Toleranca fetare është një pasuri që duhet ta ruani mirë, një e mirë e çmuar dhe meriton një vëmendje të veçantë në këto kohë kur ekstremizmi po minon bashkëjetesën fetare, duke u kthyer në rrezik për dhunë,” tha Papa Françesk gjatë fjalimit të tij në Presidencë.

“Askush nuk duhet të mendojë se mund ta përdorë forcën e Zotit për akte të dhunshme,” shtoi ai.

Megjithëse Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, ne kemi një traditë të gjatë të bashkëjetesës fetare mes njerëzve të besimeve të ndryshme.

Sipas censusit të vitit 2011, 56.7 për qind e shqiptarëve e përcaktojnë veten si myslimanë, 2.09 për qind e quajnë veten Bektashi, 10.53 për qind janë Katolikë dhe 6.75 për qind janë Ortodoksë Kristianë. Rreth 2.5 për qind e përkufizojnë veten si ateistë dhe 5.53 për qind janë besimtarë pa religjion.

Për gati gjysmë shekulli, nën regjimin brutal të diktatorit stalinist Enver Hoxha, Shqipëria qe vendi më i izoluar në Europë, i krahasueshëm sot me Korenë e Veriut.

Më 1967, Hoxha e deklaroi Shqipërinë vendi i parë ateist në botë, duke nisur një fushatë të re përndjekjeje kundër të gjitha religjioneve dhe në veçanti kundër Kishës Katolike, tradicionalisht e fuqishme në veri të vendit.

Papa Françesku arriti të dielën në mëngjes në Shqipëri, për një vizitë njëditore dhe pas takimit me Presidentin Bujar Nishani, mbajti një meshë përpara mijëra pelegrinëve, myslimanë dhe të krishterë, në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Në përmbyllje të meshës Papa Françesk iu drejtuar me një mesazh të rinjve Shqiptarë.

“Ju jeni gjenerata e re e Shqipërisë, i thoni jo idiolatrisë së parasë nën shembullin e martirëve tuaj,” tha ai. “Ju ftoj ta ndërtoni jetën mbi Jezu Krishtin, sepse kush ndërton mbi Krishtin ndërton mbi shkëmb,” shtoi Papa Françesk.

Sipas zëdhënësit të Vatikanit Federico Lombardi në një konferencë për shtyp ai deklaroi që sipas organizatorëve rreth gati 300 mijë pelegrinë kishin zbritur në rrugët e Tiranës për të mirëpritur Papën Françesk.

Lombardi tha se Papa Françesk vuri re që Shqipëria ka një “popullatë te re, që sheh drejt të ardhmes me shpresë.”

Sipas Lombardit, në pallatin presidencial Papa Françesk u ul dhe shkroi: “Popullit fisnik shqiptar, respekt dhe admirimin.”

“Presidenti ishte shumë i prekur dhe i emocionuar,” shtoi ai.

Pas meshës së shenjtë në shesh, Papa Françesku pati një takim me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, të cilin e inkurajoi për të thelluar luftën kundër drogës dhe më vonë u takua më liderët e komuniteteve fetare në Shqipëri.

Gjatë meshës mbrëmësore në Katedralen e Shën Palit, Papa Françesk dëgjoj dëshmitë e dy meshtarëve katolikë dhe një motre, të cilët kishin vuajtur në burgjet e regjimit komunist.

Nën tingujt e kambanores së katedrales, Papa Françesk u larguar nga Tirana në drejtim të fshatit Bubq të Fushë Krujës, ku vizitoi qendrën bamirëse për fëmijë, Betania; ndalesa e tij e fundit në tokën Shqiptare.

Etiketa: Bujar NishaniEkstremizmiEnver HoxhaKishëKrujëmyslimaneortodoksrrezikSaimir TahiriSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranaTiranë
Tjetri
Reklamat ‘seksiste’ pushtojnë tregun shqiptar

Reklamat ‘seksiste’ pushtojnë tregun shqiptar

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.