AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Rënia e remitancave godet fort shqiptarët e varfër

Klodiana KapongaKlodiana Kapo
12 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Page Positions, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
3
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Familje e varfër në qytetin e Pukës | Foto nga : Klodiana Kapo

Në qytetin e varfër të Pukës, rënia e remitancave nga të afërmit që punojnë jashtë, po i shtyn familjet më thellë në borxhe.

Familje e varfë në qytetin e Pukës | Foto nga : Klodiana Kapo
Familje e varfë në qytetin e Pukës | Foto nga : Klodiana Kapo

Në dyqanet e vogla buzë rrugëve të qytetit të Pukës, numri i atyre që blejnë artikuj ushqimorë me para në dorë është pakësuar ndjeshëm. Shumica e banorëve të këtij qyteti verior të Shqipërisë i marrin artikujt bazë për jetesën e tyre duke firmosur në listën e borxheve.

Fletoret me listat e borxhlinjve janë të zakonshme edhe në disa nga baret dhe kafenetë e qytetit, ku burrat e zonës, ditë pas dite firmosin pasi kanë pirë një filxhan kafe ose një gotë raki.

Në 1936, një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të famshëm të Shqipërisë, Migjeni, ka punuar si drejtor i shkollës së mesme në Pukë, e cila u bë vendosja e shumë prej tregimeve të tij të shkurtra që tregojnë mbi varfërinë ekstreme të zonës. Pak ka ndryshuar që nga koha e shkrimeve të tij.

Qyteti është aq i varfër sa banorët kanë borxhenë farmacitë e zonës edhe për aspirina, e cila kushton vetëm 20 lek.

“Kur vjen fundi i muaji dhe nuk më ka mbetur asnjë dyshkë e vetme në xhep, thjesht numëroj ditët [derisa të vijë rroga]”, thotë Dilja, nënë e katër fëmijëve.

Pavarësisht vështirësive dhe përpjekjeve për të mbuluar nevojat bazë të familjes si shtylla e vetme e saj, Dilja sërish e konsideron veten me fat sepse ajo e ka një punë. Të tjerët në qytet e kanë situatën shumë më të vështirë, thotë ajo.

“Komshia ime më tha dje se kishte mbetur pa miell për të bërë bukë,” psherëtin Dilja.

“Nuk jam e sigurtë nëse ka arritur të gjejë ndopak, sepse dyqanxhinjtë nuk i japin më, duke qenë se ka borxhe për pothuajse dy vjet,” shtoi ajo.

Gjatë regjimit komunist ekonomia e qytetit ishtë bazuar në minierat dhe industrinë e përpunimit të drurit.

Pas rënies së regjimit në vitin 1991 minierat u mbyllën, ndërsa pylli përreth qytetit u shkatërrua në vitet nëntëdhjetë, gjatë tranzicionit të trazuar të Shqipërisë drejt demokracisë.

Pronari i një dyqani në Pukë tregon listën e borxheve. | Foto nga : Klodiana Kapo
Pronari i një dyqani në Pukë tregon listën e borxheve. | Foto nga : Klodiana Kapo

Tashmë ka shumë pak vende pune që ofrohen në sektorin privat në këtë qytet. I vetmi punëdhënës me peshë për ata që kanë qenë me fat për të siguruar një pozicion është administrata e qeverisjes vendore, ndërsa pjesa më e madhe e të rinjve dhe atyre të aftë për punë kanë migruar jashtë vendit.

Me të ardhurat që ata dërgojnë në shtëpi, familjet e tyre lajnë borxhet tek tregtarët vendas. Megjithatë, paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët gjatë viteve të fundit kanë rënë dhe borxhet e familjeve që luftojnë me varfërinë janë rritur.

Sipas censusit të popullsisë të vitit 2011, 8.6 për qind e familjeve në Shqipëri mbijetojnë përmes remitancave të dërguara në shtëpi nga emigrantët.

Qëkur kriza ekonomike globale filloi në vitin 2008, remitancat që shërbenin si burim jetese për ekonominë shqiptare dhe veçanërisht për zonat ekonomike në depresion si ajo e Pukës, kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme.

Shumica e emigrantëve shqiptarë janë të përqendruar në Greqi dhe Itali, dy vendet anëtare të BE-së që janë goditur më rëndë nga ngadalësimi ekonomik pas krizës së borxheve evropiane në vitin 2009, e cila i la shumë prej tyre të papunë.

Sipas Bankës Qendrore të Shqipërisë, gjatë vitit 2007 emigrantët shqiptarë dërguan në shtëpitë e tyre një shifër rekord prej 951 milion euro, shifër kjo që ra në vitin 2013 në 545 milion euro.

Në shumë zona të varfëra të Shqipërisë, banorët shpesh marrin mallra ‘me listë’ nga tregtarët. Në dyqanet e Pukës, lista e borxheve përqendrohet kryesisht në artikuj bazë ushqimorë, si miell, vaj, oriz dhe sheqer.

Minja, pronarja e një farmacie, thotë se tregtarët dhe profesionistët, ashtu si dhe banorët e qytetit, nuk e kanë të lehtë, duke qenë se çdo ditë luftojnë mes sigurimit të jetesës dhe detyrimit moral për të ndihmuar banorët në nevojë.

Ajo thotë se gjatë viteve të fundit varfëria është rritur në mënyrë të vazhdueshme në këtë qytet, për shkak se emigrantët kanë dërguar më pak para se më parë për të mbuluar nevojat e familjeve të tyre.

“Gjatë këtyre viteve qindra familje në qytet kanë akumuluar një borxh që arrin në rreth 500 mijë lekë në farmaci,” thotë Minja. “Një pjesë të këtij borxhi nuk do të jem kurrë në gjendje për ta mbledhur,” shtoi ajo.

Minja, farmacistja zemërgjërë e Pukës | Foto nga : Klodiana Kapo
Minja, farmacistja zemërgjërë e Pukës | Foto nga : Klodiana Kapo

Për më shumë, Minja vë në dukje se rreth 30 për qind e familjeve që jetojnë në fshatrat përreth Pukës nuk janë nën ndjekjen e një mjeku të familjes, që do të thotë se ata nuk janë pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore për rimbursimet e medikamenteve.

“Ata që nuk mund të përfitojnë nga skema nuk trajtohen siç duhet, duke qenë se ata nuk kanë para për të blerë ilaçet,” thotë ajo. “Pa ilaçe dhe trajtim shëndetësor ata nuk janë të aftë për të punuar apo të kujdesen për bagëtinë e tyre,” shtoi Minja.

Farmacistja shton se edhe pse është plotësisht e vetëdijshme se ajo nuk do mund të mbledhë paratë e listës së gjatë, ajo nuk mund t’u mohojë njerëzve me të cilët është rritur mjekimin e tyre.

“Nuk mund të mos u jap ilaçe njerëzve që janë sëmurë, edhe pse me këtë farmaci unë mbaj familjen time. Pak më besojnë se dhe për mua është e vështirë situata,” tha Minja.

“U bënë pesë vjet qëkur kam bërë dy javë pushime, sepse e vërteta është se nuk mund t’i përballojë ato,” shtoi ajo.

Etiketa: AdministrataBanorëBEBorxheBorxhiEkonomiaEuroFamiljeGreqiItaliKlodianaKlodiana KapoKrizaParaPukëPunëpushimerakiSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri

Rumania heton ish ministrat për Licencat e Microsoft

Komente 3

  1. klara says:
    12 years më parë

    per kafe dhe raki shkruan borxh leket ..jane mesuar ashtu prandaj .turp te kene …te jete per buke dhe te jete nga njerez qe vertet nuk munden ta pranoj por me te shumtit jane dembele jane mesuar ti marin te gatshme

    • Andri File says:
      12 years më parë

      Sigurisht qe edhe ne farmaci ngelin borxh ngaqe marrin diazepam per te luftuar krizat e rakise (qe e marrin po me liste).

  2. Peter Ndr says:
    12 years më parë

    Shume keq per Populin tone qe dhe sot e kesaj dite nuk ka gjerat me elementare per te mbijetuar.Turp per Qeverine Shqiptare qe se ndimon Popullin e vet.Vet si Shqiptar dhe Emigrant ndihem shume I indinjuar per kete gjendje qe ndodhet Populli yne.Shpresoj qe nje dite dikush nga Qeveria jone te beje dicka per keta Njerez te varfer.Rrofte Populli Shqiptar.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.