AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Gjyqi i Radovan Karaxhixh hyn në fazën finale

Erna MackicngaErna Mackic
12 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për Karaxhixh ndërkohë që filluan argumentet përmbyllëse në gjyqin e krimeve të luftës së ish-liderit politik serb të Bosnjës në Gjykatën e Hagës.

Karadzic-3Filluan të hënën argumentet përmbyllëse në gjykatën e OKB-së në Holandë në gjyqin e Karaxhixh i cili akuzohet si përgjegjës i disa prej mizorive më të këqija që ka parë Europa që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në fillim të argumenteve përmbyllëse, prokurori Alan Tieger e quajti Karaxhixhin një gënjeshtar dhe një kriminel me të shkuar gjenocidi i cili është përgjegjës për spastrime etnike ndaj popullatës joserbe në Bosnje.

“Qindra dëshmitarë dhe prova konfirmojnë politikën e spastrimit etnik, në të cilin Karaxhixh ishte lideri,” tha Tieger në gjykatë.

Prokurori përshkroi shembuj individual të vuajtjes, dhe foli për njerëz që ishin qëlluar nga snajperët në Sarajevë, ishin ekzekutuar në Srebrenicë dhe vrarë në kampet e burgosjes serbe të Bosnjës në Prijedor, duke thënë se ato ishin shembuj të një sipërmarrje kriminale të përbashkët në të cilën Karaxhixh ishte i përfshirë, dhe që kishte si qëllim të eliminonte boshnjakët me synimin e krijimit të një shteti serb.

Karaxhixh akuzohet se ka ideuar gjenocidin në Srebrenicë në 1995 dhe në shtatë komuna të tjera në 1992, persekutim të jo-serbëve, terrorizim të popullatës së Sarajevës dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.

“Nën komandën dhe mbikëqyrjen e vartësve të Karaxhixh dhe të atyre që bashkëpunuan, ata dëbuan, vranë, torturuan dhe keqtrajtuan qindra mijëra myslimanë dhe kroatë,” tha prokuroria në Gjykatën e Hagës të premten.

Prokuroria tha se po kërkonte dënim të përjetshëm për shkak se shkalla dhe shtrirja e “fushatave kriminale” të udhëhequra nga Karaxhixh ishte e madhe.

Por këshilluesi ligjor i presidentit serb të Bosnjës në kohë lufte, Peter Robinson, tha për BIRN se Karaxhixh kishte shpresë se do të shpallej i pafajshëm.

“Ai pret, është optimist dhe thotë se nëse kjo është një gjykatë e vërtetë, ai do të lirohet, megjithatë, ai nuk është i sigurt se kjo është një gjykatë e vërtetë sipas përkufizimit të tij ndaj ai mund edhe të zhgënjehet,” tha ai.

Ish-lideri serb i Bosnjës, i cili punonte si psikiatër dhe shkroi disa vëllime poezish përpara se të hynte në politikë në 1980, është i vendosur t’i kthehet shkrimit kur gjyqi të mbarojë, shpjegoi këshilltari i tij ligjor.

“Ai pret të ndërmarrë disa veprimtari të lidhura me letërsinë në vend të aktivitetit legal. Ai më tha se procesi ligjor ia kishte marrë të gjithë kreativitetin, ai po pret të fillojë punë krijuese,” tha Robinson.

Pas argumenteve përmbyllëse, vendimi pritet të jepet në verën e vitit 2015.

Etiketa: BIRNBosnjeBurgEuropaGjykatëGjyqiLufteOKBpersekutimProkuroriProkuroriaSarajevëVendimi
Tjetri
Edi Rama “mposht” Berishën dhe Bashën në Facebook

Edi Rama “mposht” Berishën dhe Bashën në Facebook

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.