AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Refugjatëve kosovarë të Malit të Zi po u mbaron afati ligjor i aplikimit

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
12 years më parë
në Analiza, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Më shumë se 4000 refugjatë të Kosovës, kryesisht rom, kanë vetëm tre muaj kohë të aplikojnë për qëndrim në Malin e Zi ose do të riklasifikohen si imigrantë ilegal dhe do t’u duhet të largohen.

SAMSUNGSejetin Hitari jeton në një kontenier metali në kampin e refugjatëve në Konik në periferi të Podgoricës – një qytet që është bërë shtëpia e tij që kur u largua nga Kosova për shkak të luftës në fund të viteve 1990.

“Nuk kam se ku të kthehem; Mali i Zi është shtëpia ime tani,” tha 36-vjeçari.

“Shtëpia ime në qytetin Klina në Kosovë u dogj dhe UÇK vrau shumicën e familjes sime në vitin 1999,” shpjegoi ai.

Hitari është një nga rreth 3000 rom që jetojnë në kampin Konik, ku ndodhi një zjarr shkatërrues në 2012 dhe që u përshkrua nga Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës, një organizëm mbikëqyrës i të drejtave të njeriut të KE, si “çnjerëzor dhe i rrezikshëm”.

Pavarësisht kësaj, ai tha se do të bënte çfarë të ishte e nevojshme të qëndronte në shtet në mënyrë legale. Ai tha se kishte shpenzuar më shumë se 700 euro për të marrë kartën e identitetit në Kosovë që të mund të aplikonte për status ligjor në Malin e Zi.

Refugjatë si Hitari mund të përballen me dëbimin nëse nuk u jepet statusi ligjor përpara fundit të këtij viti.

“Ata na kritikojnë dhe kërcënojnë se do të na çojnë në Kosovë nëse nuk aplikojmë për statusin e të huajit. Nuk është e vërtetë se ne nuk duam ta bëjmë, është në interesin tonë më të lartë të kemi dokumente, të kemi kujdes shëndetësor dhe punë të ligjshme,” tha ai.

Të mërkurën, në një operacion të përbashkët të ministrive të brendshme të Kosovës dhe Malit të Zi, skuadrat filluan vizitat në kampet e refugjatëve përreth vendit për të përcaktuar numrin e saktë të personave pa pasaporta apo karta identiteti.

Skuadrat janë pajisur me mjete biometrike për të marrë shenjat e gishtave dhe fotografi të refugjatëve në mënyrë që të përshpejtojnë procedurat.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi tha se skuadrat do të punonin të veçuara deri në fund të kësaj jave në kampin më të madh, Konik, por do punonin së bashku në komunat Niksic, Pljevlja, Rozaje, Berane, Bar dhe Herceg Novi.

“Pritet që rreth 600 persona të zhvendosur nga Kosova do të kenë mundësinë të marrin dokumente dhe të aplikojnë për statusin si ‘rezidentë të huaj’ në Malin e Zi,” tha ministri në një deklaratë.

Sipas të dhënave të qeverisë nga dhjetori 2012, rreth 16 mijë refugjatë lufte nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova jetojnë në Malin e Zi. Rreth 11 mijë janë nga Kosova. Mbi 3000 janë romë që jetojnë në Konik, shumë prej të cilëve u larguan nga Kosova në 1999 nga frika e reprezaljeve pas lufte nga shqiptarët e Kosovës që kishin prirje t’i shihnin ata si proserbë.

Qeveria e Malit të Zi ka paralajmëruar se më shumë se 4000 prej tyre duhet të aplikojnë për statusin e banimit të përhershëm deri më 31 dhjetor në mënyrë që të sigurohet e drejta për të punuar, edukimi, mirëqenia dhe kujdesi shëndetësor.

Shteti ka një nga regjimet më strikte të nënshtetësisë në rajon dhe gjithashtu e ndalon nënshtetësinë e dyfishtë. Që nga vitet 1990, vetëm 1000 refugjatë e kanë marrë shtetësinë e Malit të Zi.

Problemi shqetëson veçanërisht romët që u larguan nga Kosova në 1999, sepse disa prej tyre nuk kanë dokumente për të aplikuar për statusin. Disa kanë dokumente por nuk janë përpjekur të aplikojnë.

Në 2011, qeveria e Malit të Zi lejoi që refugjatët të aplikonin pë statusin e të huajit me banim të përhershëm, por interesi ishte minimal.

SAMSUNGAutoritetet kanë pranuar se përpjekjet e tyre për të ndihmuar refugjatët të zgjidhin problemet e tyre ligjore për statusin deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Afati fillestar ishte në nëntor 2011, por kjo u shty në vitin 2012-2013 dhe më pas edhe njëherë më shumë deri në fund të këtij viti. Megjithatë ka pasur më pak se 400 aplikime për statusin e të ardhurve në vitin 2014.

Por në qoftë se ata nuk e rregullojnë statusin e tyre deri më 31 dhjetor, ata do të humbasin të gjitha përfitimet e arsimit shtetëror, përfitimet shëndetësore, sociale dhe ato të strehimit.

Në kampin Konik, 68-vjeçari rom Bejzak Nura, nga qyteti i Pejës së Kosovës tha, se refugjatët si ai nuk e kishin të legalizuar statusin e tyre të qëndrimit për shkak se autoritetet kishin vendosur pengesa në rrugën e tyre.

Nura tha se procedura ka zgjatur më shumë se tre vjet.

“Unë shkova në Kosovë për të marrë dokumentet e tyre të paktën shtatë herë. Më pas kam pritur më shumë se një vit në policinë e Malit të Zi për të fituar statusin e të huajve”,-tha ai.

“Kostoja është e madhe, shumë e madhe. Ne nuk kemi qindra euro për të paguar për udhëtimin dhe akomodimin në Kosovë”,- shtoi ai.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale i Malit të Zi, Predrag Bokovic tha se të mërkurën qeveria ka intensifikuar bashkëpunimin me vendet e origjinës së refugjatëve, sidomos me Kosovën, duke bërë kështu një përpjekje për të ndihmuar ata të marrin dokumentet.

Qëllimi është inkurajimi që ata të kthehen në vendet e tyre, duke lehtësuar barrën mbi Malin e Zi.

Në prezantimin e tij në Komitetin ekzekutiv të Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gjenevë, Boskovic tha se falë përpjekjeve të qeverisë 67 persona nga 13 familje u kthyen në Kosovë në gusht.

“Ne do të përmbushim kërkesat nga personat e zhvendosur që të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Aktualisht, 103 familje janë regjistruar për kthimin vullnetar”,- tha ai.

Përmirësimi i situatës së refugjatëve në Mal të Zi është një nga kushtet për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Zurela Meti, një nënë 54-vjeçare e gjashtë fëmijëve nga Gjakova, tha se shteti duhet të ndihmojë refugjatët romë të gjejnë rrugën e tyre për të bërë një jetë normale.

“Ne jemi në mërgim tashmë nga Kosova. Ne humbëm të gjitha gjërat tona në zjarrin që përfshiu kampin”,- tha ajo.

“Edhe pse ne jemi rom, jemi lodhur nga të qenët në lëvizje gjithë kohës”.

Etiketa: Bashkimin EvropianBosnjaEuroFamiljefotografiGjakovaKEKomisioni EuropianKosovaKosovëKroaciakujdes shëndetësorLufteMal të ZiMaliMali i ZioperacionpaktpasaportaPejëPodgoricëPunëQeveriarajonromromëSHZjarr
Tjetri
Kroacia shtyp energjinë e gjelbër me burrokraci

Kroacia shtyp energjinë e gjelbër me burrokraci

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.