AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet kanë pak gjasa të stabilizojnë Bullgarinë

Victor KotsevngaVictor Kotsev
12 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua kalon para posterave elektoralë të partisë nacionaliste dhe proruse “Ataka” në Sofie. Zgjedhjet mund të përcaktojnë mes të tjerash nëse Bullgaria do të vijojë ndërtimin e një projekti gazsjellësi të mbështetur nga Kremlini dhe të kundërshtar nga Bashkimi Europian. (AP Photo/Valentina Petrova)

Ndërsa partia e qendrës së djathtë GERB duket se do të fitojë zgjedhjet e 5 Tetorit, nuk është e qartë nëse ky zhvillim do u japë fund viteve të destabilitetit politik në vend.

Një grua kalon para posterave elektoralë të partisë nacionaliste dhe proruse “Ataka” në Sofie. Zgjedhjet mund të përcaktojnë mes të tjerash nëse Bullgaria do të vijojë ndërtimin e një projekti gazsjellësi të mbështetur nga Kremlini dhe të kundërshtar nga Bashkimi Europian. (AP Photo/Valentina Petrova)
Një grua kalon para posterave elektoralë të partisë nacionaliste dhe proruse “Ataka” në Sofie. Zgjedhjet mund të përcaktojnë mes të tjerash nëse Bullgaria do të vijojë ndërtimin e një projekti gazsjellësi të mbështetur nga Kremlini dhe të kundërshtar nga Bashkimi Europian. (AP Photo/Valentina Petrova)

Teksa bullgarët i drejtohen kutive të votimit këtë të djelë, me partinë e qendrës së djathtë Qytetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë pretendente për fitore, pak vetë besojnë se zgjedhjet do i japing fund destabilitetit politik që ka ngërthyer vendin për gati dy vjet.

“Pyetja e madhe është… nëse GERB do të grumbullojë votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme – dhe, nëse jo, a mund të formojë qeverinë në koalicion me një parti më të vogël,” thotë Dimitar Bechev, një ekspert i London School of Economics, LSE.

“Nuk jam i sigurtë nëse zgjedhjet do të sjellin stabilitet për vendin. E gjitha varet nga mënyra se si [lideri i GERB Boiko] Borisov do të luajë letrat e tij,” shton ai.

GERB-i ka dalë e para pothuaj në të gjitha zgjedhjet e viteve të fundit por u detyrua të dorëzojë pushtetin pas protestave popullore të vitit 2013.

Megjithëse shumë shpejt e rimori veten dhe doli sërish e para në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, një marrëveshje informale kundër saj mes partive të tjera nuk e lejoi GERB-in që të formonte qeverinë.

Si pasojë, koalicioni qeverisës ishte jo i fortë dhe u përballë për muaj të tërë demonstratash të përditshme, që i bënin thirrje për dorëheqje dhe kërkonin një rinovim të përgjithshëm të sistemit politik në vend.

Ministrave iu desh të përballen me turmat e zemëruara përpara parlamentit si dhe me studentët që ngritën barrikada brenda universitetit më të madh në Sofie.

Koalicioni më në fund u rrëzua në maj pasi GERB triumfoi sërish në zgjedhjet europiane, duke mbledhur rreth 30 për qind të votave – dy herë më shumë se kundërshtarja e saj, Partia Socialiste Bullgare, BSP.

Sondazhet më të fundit sugjerojnë se GERB do të ruajë ose dhe përforcojë kryesimin e saj këtë të djelë.

Një sondazh i datës 1 Tetor, i realizuar nga Alpha Research, një nga agjencitë më të besueshme të sondazheve në vend, parashikon se GERB do të marrë rreth 34.1 për qind të votave, e pasuar nga Socialistët me 19.1 për qind.

Partia e tretë kryesore në vend, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e dominuar nga minoriteti turk, duket se do të mbledhë 15.4 për qind të votave.

Një total prej tetë partish duket se kanë mundësinë që të kalojnë kufirin prej 4 për qind për t’u futur në parlament. Dy prej tyre janë formacione të ekstremit të djathtë.

Sipas një sondazhi të Gallup, i porositur nga televizioni kombëtar bTV, pesë parti do të hyjnë me siguri në parlament.

Sipas këtyre të dhënave, GERB do mbledhë 33.9 për qind të votave, Partia Socialiste 18.9 për qind, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë 15.1 për qind, Bullgaria pa Censurë 5.9 për qind dhe partia e ekstremit të djathtë Blloku Reformator, 5.7 për qind.

Tre parti të tjera përllogaritet të mbledhin diku rreth 4 përqindëshit – partia nacionaliste e Frontit Patriotik me 4.4 për qind, partia nacionaliste Ataka me 4 për qind, dhe partia e ish presidentit Georgi Parvanov, ABV, me 3.8 për qind.

Në të njëjtën kohë, 55 për qind e të anketuarve në sondazh raportuan se ata nuk besojnë se zgjedhjet mund të ndryshojnë situatën.

Ka aq shumë pasiguri për numrin e njerëzve që do i drejtohen kutive të votimit, sa dhe rezultatet mund të jenë surpizuese.

“Partitë kryesore kanë votues besnikë të cilët mund t’i mobilizojnë gjithmonë, dhe këto numra janë pak a shumë të qartë,” thotë Dimitar Markov, nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Center for the Study of Democracy), me qendër në Sofie.

“Por shumë njerëz, më shumë se 50 për qind e votuesve, nuk i përkasin këtyre grupimeve fikse,” vëren ai.

Sipas qendrës Alpha Research, më pak se gjysma e të gjithë njerëzve me të drejtë vote do të dalin të votojnë – por ajo gjykon se surprizat janë të mundura.

Markov tha se ai shpresonte që sa më shumë njerëz të shkojnë në votime, duke qenë se kjo do të sillte praninë e më shumë partive në parlament.

Kjo gjithashtu do të tregonte se energjia e ish-protestuesve në rrugët e Sofies po kanalizohej në procese demokratike.

“Sa më shumë votues të ketë, aq më shumë do të ulet ndikimi i shit-blerjes së votave, një praktikë e parrënjosur kjo,” tha Markov.

“Ka kaq shumë vota që partitë mund të blejnë, sepse ka aq shumë njerëz që janë të gatshëm të shesin votën e tyre,” shtoi ai.

Por ai tha gjithashtu se nuk ishte i gatshëm të tregohej ende optimist për të ardhmen e vendit.

Lideri i GERB, Borisov, e bazoi fushatën e tij mbi një platformë stabiliteti – megjithëse është akuzuar shpesh si një populist autoritar – dhe ka deklaruar se nuk do të përpiqet të krijojë qeverinë nëse nuk fiton të paktën 100 nga 240 vendet në parlament.

Nëse ky objektiv nuk realizohet, atëherë destabiliteti politik mund të thellohet dhe do kishte një raund tjetër zgjedhjesh të parakohshme në të ardhmen e afërt.

Në një debat mediatik shumë të zjarrtë, disa zëra – duke përfshirë ata të partisë së ekstremit të djathtë që ka shance për të hyrë në parlament – hodhën idenë e ndryshimit radikal të mënyrës së qeverisjes.

Ata duan që Bullgaria të kthehet nga një republikë parlamentare në një sistem presidencial, në mënyrë që të kalojë këtë ngërç të vazhdueshëm politik.

Në secilën mënyrë, vendi nuk mund të ketë luksin të vazhdojë pafundësisht në një vakum politik.

Me fatin e pazgjidhur që nga qershori i këtij viti të kreditorit të katërt më të madh në vend, Bullgaria rrezikon një krizë të sistemit bankar.

Vendime urgjente nevojiten gjithashtu lidhur me buxhetin, marrëveshjen e anëtarësimit në BE për periudhën 2014-2020, dhe reformat në sektorin energjetik.

“Jam më shumë pesimist,” tha Markov. “Nuk shoh të kemi nga ata që mund t’i quajmë politikanë modernë që kanë programe dhe prioritete të qarta.”

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBullgariaEnergjiafitoreKremlinimarrëveshjepaktParaparlamentPartiaPartia SocialistepasiguripopulistsondazhstabilitetstudentVotaVotuesZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Në 2015 të gjithë televizionet me pagesë

Në 2015 të gjithë televizionet me pagesë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.