Një tender me probleme dhe vonesa për dixhitalizimin e RTSH-së mund të lë shqiptarët vetëm me televizione me pagesë në 2015.
Si në të gjithë Europën, në vitin 2015 televizionet në Shqipëri duhet të kenë përfunduar transferimin e transmetimeve nga analoge në ato dixhitale.
Edhe pse ky afat po afrohet, transmetuesi televiziv publik shqiptar, RTSH, nuk e ka filluar akoma procesin e instalimit të antenave transmetuese dixhitale, për shkak se tenderi për blerjen e tyre është subjekt i një çështjeje gjyqësore midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë gjermane Rohde & Schwartz.
Në qershor të vitit 2012, qeveria shqiptare vendosi që asnjë operator televiziv, përfshirë dhe transmetuesit publikë, nuk duhet të lejohet të transmetojnë në analog pas qershorit 2015.
Për këtë arsye në Mars të vitit 2013, Ministria e Inovacionit, Komunikimit dhe Teknologjisë, shpalli një tender me një vlerë prej 23 milion euro në të cilin morën pjesë katër kompani ndërkombëtare,.
Përveç Rohde and Schwarz, tre kompanitë e tjera pjesëmarrëse qenë Ericsson, Huawei International dhe NEC Eastern Europe Ltd në bashkëpunim me Metalcom Inc.
Pas vlerësimit të ofertave, komisioni i tenderit shpalli fituese kompaninë gjermane Rohde & Schwartz, por ministri i inovacionit i asaj kohe, Genc Pollo, kërkoi një vlerësim të dytë nga kompania konsulente, Kordia Ltd.
Pas rivlerësimit, Pollo shpalli fituese dy kompani, Ericsson dhe Rohde&Schwartz, dhe i kërkoi atyre të ndanin kontratën. Kompania gjermane nuk e pranoi këtë vendim dhe e hodhi qeverinë shqiptare në gjyq.
Në shkallën e parë kompania e fitoj gjyqin, pasi gjykata arsyetoi se ish-ministri me veprimet e tij kishte shkelur barazinë në tender, një vendim që Pollo e kundërshton. Pas ardhjes në pushtet në shator 2013, ministrja e re e inovacionet, Mirela Harito, e ankimoi vendimin e gjykatës në apel, ku çështja është akoma në proces.
Nuk është e qartë se kur Gjykata e Apelit në Tiranë do japi një vendim mbi tenderin. Megjithatë, edhe sikur ky vendim të merret nesër, procesi i dixhitalizimit është vonuar me vite dhe është vështirë se afati i qershorit 2015 të arrihet.
Sipas ish-drejtorit të RTSH-së, Petrit Beci, ngërçi në këtë proces do të thotë që në qershor të vitit 2015, televizionet e mbetura do të jenë vetëm ato që transmetojnë nëpërmjet rrjeteve dixhitale me pagesë.
“Ti thuash jo Rohde&Schwartz dhe Deutche Bank, do të thotë që nuk do ta bësh,” tha Beci në një intervistë për BIRN. “Edhe ligji i prokurimeve është mbrapsht; është bërë i tillë që të fitojë pisllëku,” shtoi Beci.
Beci, gjatë një bisede të gjatë dhe retrospektive në një kafe të Tiranës, më tha që tenderi i dixhitalizimit duhej të ishte mbajtur nga RTSH, por që ai ishte i lumtur që ministria e kishte marrë përsipër përgjegjësinë.
“Nuk doja të behej tek unë, sepse e dija që do të kapitulloja nga presioni,” tha Beci. “Është një mëkat i jashtëzakonshëm ai që ka bërë Gen Pollo,” shtoi Beci.
Në muajin Mars pata publikuar një artikull mbi procesin e dixhitalizimit të RTSH-së dhe në një intervistë me Pollon e pata pyetur në qoftë se ndihej përgjegjës për shkeljet e konstatuara nga Gjykata e Tiranës në procesin e prokurimit për dixhitalizimin e RTSH-së.
Pollo më tha në atë intervistë që përgjegjësitë e tij ishin ‘vetëm morale dhe politike’ dhe akuzoi kompaninë gjermane se e kishte kompromentuar tenderin nëpërmjet një konsulenti të huaj, që kishte qenë këshilltar për qeverinë shqiptare. Kur gjermanët dëgjuan akuzat e Pollos kërcënuan se do ta hedhin në gjyq për shpifje.
Ndërkohë ministrja e re e inovacionit ka ndërmarrë një proces të ri vlerësimi për ndarjen e frekuencave dixhitale, që kërkon t’i heqë transmetuesit publik një frekuencë për t’ia kaluar privatëve.
Në 2012 qeveria vlerësonte se tranzicioni nga sistemi i transmetimeve analoge tek ai dixhital “është me rëndësi kombëtare dhe më i rëndësishmi në fushën e transmetimeve radio-televizive.”
Ky tranzicion i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra-mijëra euro në konsulentë të huaj, që edhe pse të ‘kompromentuar’ paratë i kanë marrë. Tashmë procesi i tenderimit të këtij tranzicioni mund të quhet më shumë një dështim kombëtar, për shak të interesave aspak kombëtare që e shoqëruan atë.
Se kush është përgjegjës për këtë dështim do ishte mirë që ta zbardhte një hetim nga prokuroria, edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Ndërkohë, i vetmi zyrtar që pranoi disa përgjegjësi ‘politike dhe morale ’ vazhdon të mbajë postin e kreut të komisionit të medias në parlament pa shumë kokëçarje.
Z. Likmeta,
Deshiroj t’u them se nuk e dini sakte ceshtjen e tenderit te RTSH.
Ai qe po u shkruan keto fjale, ka shkruajtur dy artikuj per kete ceshtje, nje ne gazeten “Panorama” (29 korrik 2013) dhe nje tjeter ne gazeten “Sot” (9, 10 shtator 2013). Lexojini dhe do te shihni se ato qe thote z. Pollo jane te paverteta te medha.
Tenderi u futua me te drejte nga kompania gjermane “Rohde&Schwarz”. Per kete votuan unanimisht 6 anetaret e Komisioniot te Vleresimit te Ofertave. Si specialist u them se kjo kompani ishte e vetmja qe plotesoi te gjithe kushtet e paraqitura nga dokumentet e tenderit.
Kompania “Ericsson” nuk plotesonte shume nga ato kerkesa.
Dokumentet e tenderit u pergatiten nga kompania “Kordia” nga Zelanda e Re. Sipas nje investigimi te bere ca kohe me pare nga BIRN, rezultonte se kjo kompani ishte e lidhur me kompanine “Ericsson”. Megjithese kompania “Kordia” kishte hartuar dokumentet e tenderit, pra kishte percaktuar edhe parametrat teknike te pajisjeve te tenderuara, kjo kompani u thirr nga z. Pollo te beje edhe rivleresimin e vendimeve te mara nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave. Pra kompania “Kordia” rivleresonte dokumentet e hartuara nga ajo. Ligji mbi tenderimet i Republikes se Shqiperise e ndalon rreptesisht nje gje te tille.
Z. Pollo e dinte mire se kompania “Kordia” nuk mund te bente vleresimin e dyte, qofte se kishte pergatitur dokumentet e tenderit, qofte se nuk kishte asnje tager per te vleresuar vendimet e nje komisioni te ligjshem, i vetmi qe kishte te drejten te vleresonte ofertat me gjithe projektin bashkangjitur te tenderit.
Pse e beri? Kjo eshte ceshtje tjeter.
Tenderi i RTSH e ka fituesin e vet. Kete e shpalli gjykata e shkalles se pare. Kete e shpalli edhe gjykata e shkalles tjeter.
Ju keni te drejte vetem per nje gje: jo te gjithe shqip[taret do te shikojne programet e RTSH ne transmetimet e saj tokesore dixhitale. Kjo sepse afati i mbetur deri ne 17 qershor 2015 eshte i pamjaftueshem. Por pjesa me e madhe e tyre do e kene kete mundesi. Pjesa tjeter do te duhet te prese deri ne fund te vitit qe vjen.
Ka “forca” qe nuk duan ta lene RTSH-ne qe te ece perpara. Jam i bindur se ju e dini mire kete. Keto forca kane penguar RTSH-ne me te gjithe mundesite e tyre. Tani nuk kane me cfare te bejne. Shqiperia po ecen drejt Europes dhe kjo e fundit i jep shume perparesi sherbimeve publike. Kjo edhe ne transmetimet televizive.
Shume shpejt shqiptaret do shohin nje televizion publik krejt tjeter, me shume programe, te RTSH-se, te televizioneve private ne vend, por edhe te programeve te televizioneve europiane ne ze.
Per kete ende heshtet, por te jeni i bindur se do te ndodhe shpejt. Ato pjese te territorit shqiptar, qe do mbulohen deri ne qershorin tjeter, do e kene menjehere kete mundesi.Se fundmi deshiroj t’u them se i lexoj me vemendje artikujt tuaj. Godasin shfaqje negative edhe ne veprimtarine e RTSH-se, e cila nuk mund t’i shpetoje realitetit shqiptar. Ka te mirat e veta, per te cilen nuk para flitet, ka edhe te metat, te cilat vihen ne dukje, por jo gjithnje sakte.
Ju jeni gazetar dhe e dini mire se nje burim asnjehere nuk mund te merret si me i sakti, as si me i verteti.
Pra eshte mire te merrni me shume se nje burim per te thene ato qe duhen, te cilat ndihmojne edhe RTSH-ne.
Me respekt.
Agron ARANITASI
Per tenderin mund te lexosh artikulline Marsit. E ke linkun me siper ne artikull.
Z. Besar,
Une e kam lexuar edhe ate artikull.
Artikulli eshte i sakte, por nuk del qarte “lidhja” midis kompanise Kordia dhe kompanise Ericsson AB. Por lidhja eshte ashtu sic thone ju, pra nje lidhje ne konflikt interesi. Por jo vetem per dy kompanite, por edhe per marredheniet e Ministrit me te dyja ato.
Kompania Kordia erdhi ne Shqiperi ne shkurt te 2013, e ftuar per te dhene ndihmesen e saj ne ndertimin e dokumenteve te tenderit 20 milionesh (keshtu kane qejf ta quajne sivellezerit tuaj gazetare). Ajo nuk ndihmoi, por i beri te gjithe dokumentet vete. Njerezit e caktuar nga Ministri, shumica e stafit te tij dhe pa asnje te RTSH, ishin thjesht vezhgues.
Po te interesoheni se kush ka paguar per qendrimin e perfaqesuesit te saj ne Shqiperi, do te shihni se nuk eshte Qeveria shqiptare, e cila i kishte bere ftesen. Per ju nuk eshte e veshtire te gjeni se kush pagoi. Nuk besoj se mendoni qe pagoi vete kompania Kordia.
Megjithese ne dokumentet e tenderit kerkohej nje eksperience europiane per ndertimin e rrjeteve dixhitale te transmetimit tokesor, Ministri shkoi deri ne Zelanden e Re te larget. Edhe kjo nje cudi me vete!
Perfaqesuesi i kompanise Kordia rierdhi ne muajin qershor, sepse Komisioni i Vleresimit te Ofertave te tenderit (gjithnje 20 milionesh!!!), nuk iu bind presioneve te Ministrit per te ndryshuar fituesin, pra per te nxjerre te paren kompanine Ericsson AB. Diferenca midis fituesit dhe kompanise se lartpermendur ishte 8,5 pike.
Kjo e fundit duhet te ishte skualifikuar se propozimi i saj dhe dokumentet qe kishte paraqitur, ishin larg kerkesave te paraqitura ne dokumentet e tenderit.
Por, tani, Ministri bente shkeljen e radhes…ftonte per te rivleresuar dokumentet e tenderit, pra dhe fituesin, kompanine qe kishte hartuar ato dokumente. Pranoni, qe kjo eshte e papare!!! Shkelja e ligjeve shqiptare eshte flagrante, por…ka ndodhur pikerisht keshtu. Dhe ne dokumentet qe nenshkruan Ministri nuk thuhet asnje fjale qe kompania ka ardhur per here te pare ne muajin shkurt. Kuptohet pse…
Po te shihni proceduren qe ka perdorur kompania Kordia gjate vleresimit te tenderit, ajo eshte e rralle. Pajisjen qe ploteson pike per pike kerkesat e tenderit e vlereson sa 1/3 e pikeve qe i takojne, ndersa pajisjen qe nuk ploteson asnje nga parametrat e kerkuar, pra qe duhet vleresua me 0 pike, e vlereson vetem 0,1 pike me pak. Vetem me kete vleresim, kompania Ericsson shkiste ne vendin e dyte. Por puna e kompanise Kordia eshte kriminale, sepse, duke u hequr si nje kompani e fushes, qellimisht ben te kunderten e asaj qe duhet te bente. Kuptohet, per kete ishte paguar qe ne muajin shkurt.
Tani, ne qershor, kush e pagoi qendrimin e saj? Para se Ministri te paguaje per ca dite (perfaqesuesi qendroi mbi nje jave ne Shqiperi), pasi u detyrua “te beje” ftesen per te, dikush paguante per kete perfaqesues.
Kuptohet se kush…ai qe e solli.
Anetaret e KVO e dine mire se kush e solli, sepse, ne takimin e qershorit, i treguan njezeri deren perfaqesuesit te kesaj kompanie.
Ju duhet t’u bente pershtypje fakti qe te gjithe anetaret e KVO (ne perberje kishte te pakten 2 vete, qe ishin drejtore ne Ministrine e Inovacionit, kishin votuar njezeri ne shpalljen fitues te kompanise “Rohde&Schwarz. Besoj se eshte rasti i vetem ne vendin tone, kur KVO voton kunder deshires se nje anetari te qeverise.
Ju thoni se Ministri deklaron se kompania gjermane kishte bere presion mbi komisionin. E pse duhet ta bente kur eshte e vetmja qe ka plotesuar cdo kerkese te dokumenteve te tenderit, ndersa kompania Ericsson AB ka gafa te medha ne projektin e paraqitur, pa folur se nuk ka plotesuar as dokumentet e detyrueshme te tenderit, gje qe conte ne skualifikimin e saj te menjehershem? Kjo kompani nuk ka ngurtesuar shumen prej 5 milione euro, kerkese e dokumenteve te tenderit. Po pse u lejua te shkoje me tej? Kerkoni dokumentet qe tregojne punen e KVO dhe do gjeni se stafi i Ministrit, qe bente pjese ne Komisionin e Hartimit te Dokumenteve te tenderit, ka bere “interpretime” te rralla per t’ia “falur” kete gje. Futuni pastaj ne projektin e saj teknik dhe do kuptoni se ne rast te nje avarie elektrike (mungese energjie elektrike, qe ne vendin tone jane te zakonshme), skema e saj nuk funksionon, duke nxjerre jasht transmetimit nje pjese te mire te pajisjeve te te gjithe projektit.
Nuk ia vlen te thuash se pajisjet e propozuara nga kompania Ericsson AB, ne nje pjese te madhe, nuk plotesojne kerkesat elementare te kerkuara nga dokumentet e tenderit. Kompania ishte e qete, ajo ishte siguruar se do fitonte.
Nuk po zgjatem me tej, por ju mund te pyesni anetaret e tjere te KVO dhe sot, kur nuk ka asnje aresye te heshtin, do ju thone po keto gjera.
Ne fund deshiroj te vleresoj anetaret e KVO per profesionalizmin por edhe kurajen qe shfaqen, edhe pse Ministri nuk la presion pa bere.
Ju pershendes.
Flmnd Agron