AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Luftëtarët e Shtetit Islamik përdorin municione serbe

Marija RisticngaMarija Ristic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
 Luftëtarë peshmerga të kurdëve të Irakut luten në fushëbetejë në Mahmudija, Irak, pasi kurdët morën kontrollin e një fshati nga grupimi Shteti Islamik. Foto: BETA/AP

Një studim i ri tregon se municionet që përdoren nga luftëtarët e Shtetit Islamik në konfliktet e Sirisë dhe Irakut kanë prejardhjen kryesisht nga Kina, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Serbia.

 Luftëtarë peshmerga të kurdëve të Irakut luten në fushëbetejë në Mahmudija, Irak, pasi kurdët morën kontrollin e një fshati nga grupimi Shteti Islamik. Foto: BETA/AP
Luftëtarë peshmerga të kurdëve të Irakut luten në fushëbetejë në Mahmudija, Irak, pasi kurdët morën kontrollin e një fshati nga grupimi Shteti Islamik. Foto: BETA/AP

Sipas një raporti të publikuar nga grupi studimor i Kërkimi mbi Armatimet e Konflikteve (Conflict Armament Research), Serbia është vendi i pestë më i madh si burim origjine i municioneve të përdorura nga Shteti Islamik, pas Kinës, Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Kërkimi mbi Armatimet e Konflikteve thotë se ka dokumentuar të gjitha municionet e përdorura nga Shteti Islamik, viti i prodhimit të të cilave varion nga 1945 deri në 2014.

“Dy periudha prodhimi, ajo e viteve 1970-80 dhe ajo e viteve 2000, janë ato që regjistrohen më shpesh në kampionin e studiuar dhe kryesisht përbëhen nga municione të fabrikuara në Kinë, Serbi, Bashkimi Sovjetik/Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara,” thotë raporti.

Nga 1,730 lloje municionesh të analizuara, 142 ishin prodhuar në Serbi, krahasuar me 445 të prodhuar në Kinë, 338 në Bashkimin Sovjetik, 323 në Shtetet e Bashkuara dhe 154 në Federatën Ruse.

Për sa i përket municioneve të prodhuar pas vitit 2010, Serbia është klasifikuar e katërta ndër vendet e origjinës, pas Bullgarisë, Kinës dhe Turqisë.

Municionet e prodhuara së fundmi janë fabrikuar në fabrikën shtetërore Prvi Partizan në qytetin Uzice.

Prvi Partizan prodhon municione që nga viti 1986 dhe ka furnizuar Ushtrinë Serbe, policinë, si dhe ushtritë e shumë vendeve të tjera. Ajo gjithashtu prodhon municione për sport ose gjueti të cilat shiten në mbarë botën.

Gjetjet e raportit vijnë në rrjedhën e një serie investigimesh të Kërkimi mbi Armatimet e Konflikteve në rajonet kurde në veri të Sirisë dhe Irakut, gjatë muajve Korrik-Gusht.

Në Siri, grupi investigues punoi në krah të Njësive të Mbrojtjes së Popullatës Kurde për të dokumentuar municionet e mbledhura gjatë sulmeve kundër forcave të ISIS, kryesisht afër qyteteve Kobani dhe Serekani.

Në Irak, grupi punoi në bashkëpunim me forcat Peshmerga, besnike të qeverisë lokale të kurdëve, për të dokumentuar gëzhojat e gjetura në pikat e sulmit e ISIS.

Në gusht, Shqipëria dhe Kroacia deklaruan se do fillojnë transferimin e sasive të mëdha të armatimeve dhe municioneve te forcat kurde të Irakut për t’i ndihmuar në avancimin e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Etiketa: Bashkimi SovjetikFederata RusegjuetiIrakISISKinaKroaciaLokaleRaportiSerbiSerbiashqipShqipëriaShtetet e BashkuaraShteti IslamikSiri
Tjetri
Kosova do të hetojë dyshimet për një varr masiv me serbë

Kosova do të hetojë dyshimet për një varr masiv me serbë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.